Trajneri i Armenisë, Aleksandër Petrakov, ka thënë se pret ndeshje të vështirë ndaj Kosovës.
Megjithëse Petrakov, mes tjerash në konferencë për shtyp para lojës, ka deklaruar se do të donte që të merrte një rezultat pozitiv nga ky takim, transmeton Klankosova.tv.
“Kosova është një kombëtare shumë e mirë, një skuadër e fortë, nesër na pret një ndeshje e vështirë”.
“Nesër do të shohim se çfarë loje do të tregojë Kosova me trajnerin e ri. Unë nuk jam një trajner i ri dhe është e pamundur të më befasosh në këtë moshë”.
“Do të doja shumë që nesër të marr një rezultat pozitiv. Futbolli është një problem dhe duhet ta zgjidhim dhe të arrijmë rezultat”, tha Petrakov.
Ndeshja do të zhvillohet nesër duke filluar nga ora 17:00.