Shqipëria e ka nisur me humbje vitin 2024. Kombëtarja jonë është mposhtur në miqësoren e parë të muajt mars, nga Kili. Sfida e zhvilluar në Parma të Italisë, përfundoi me fitoren 0-3 të amerikano-latinëve. Pas kësaj sfide ka folur edhe sulmuesi i rikthyer, Rey Manaj.
“Ndeshja nuk shkoi siç e kishim përgatitur. Tani duhet të stërvitemi që në ndeshjen e ardhshme të japim më shumë. Besoj se sot nuk ishte çështje emocionesh, por nuk na doli loja. Të stërvitemi dhe të fokusohemi te Suedia”, u shpreh fillimisht Manaj.
Kishit shumë pak topa në këmbë, ishit i veçuar?
“E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen dhe presingu lart i Kilit nap rishi punë. Trajneri na tregoi video… Duhet të përmirësohemi.”