Lumardh Dellova, Drilon Hazrollaj e Muhamed Hyseni janë tre futbollistët më të vlefshëm në Superligën e Kosovës.
Kjo pasi webfaqja e njohur, transfermarkt ka publikuar listën e re të futbollistëve më të vlefshëm, shkruan LIG Sport
Vlera e Dellova, Hazrollaj dhe Hysenit është nga 600 mijë euro secili.
Futbollisti i Ballkanit kishte vlerën e njëjtë edhe më herët, derisa dyshja tjetër të cilët po shkëlqejnë këtë sezon kanë pasur rritje të madhe të vlerës në tregun e transferimeve.
Vlera e Hysenit është rritur për 250 mijë euro, ndërsa e Hazrollajt për 200 mijë euro.
Në top 5, renditet edhe Egzon Bejtullai i Dritës dhe Lindon Emërllahu i Ballkanit, të dy me vlerë prej nga 550 mijë euro.