Pas ndeshjeve të Kombëtares ndaj Kilit dhe Suedisë, Redi Jupi ka analizuar lojën dhe lëvizjet e Silvinjos në këto dy ndeshje. Jupi, në një intervistë për “Panorama Sport”, nuk ngurron të ndërtojë edhe formacionin ideal kuqezi, sipas tij.
Legjenda e futbollit shqiptar me qëllim apo pa, ka larguar gjithë kosovarët në formacioni, shkruan LIG Sport
Ai preferon që në Euro 2024, Shqipëria të luaj pa lojtarë nga Kosova.
Madje e ka larguar edhe lojtarin më të mirë që ka Shqipëria, Ylber Ramadanin dhe në vend të tij ka futur mbrojtësin Mario Mitaj.
Te Procesi Sportiv jeni shprehur se do të provonit Mitajn në qendër të mesfushës, përse e mendoni këtë lëvizje?
“Po, është e vërtetë. Ishte dekoratë personale që të bësh propozime të këtij lloji, sidomos të ndryshimit të pozicionit të lojtarëve. Ky mendim nuk më erdhi nga hiçi, si ata që rrinë nëpër kafe dhe bëjnë lojë kungulleshkash, jo 3 apo 4 apo 5, pse 5 dhe jo 6. E para kjo vjen pasi Mitaj ka luajtur në atë pozicion, para mbrojtjes, me një mesfushë trekëndëshi me kulmin poshtë.”