Skaudra e West Ham United është duke luajtur ndeshjen ndaj Newcastle United, e vlefshme për javën e 30-të në Premier League.
Golin për 1:2 e shënoi Mohammed Kudus në fundin e pjesës së parë, shkruan LIG Sport
Lojtari i “The Hammers” u afrua te mbledhësi o topave që zakonisht janë talentët e akademisë dhe ia kërkoi karrigen për të festuar.
Por, djaloshi i tha “jo” dhe kjo u duartrokit nga tifozët e pranishëm në stadiumin “St. James Park”.
Kujtojmë që festimin me karrige, futbollisti i Kombëtares së Ganës e bëri të njohur gjatë ndeshjes çerekfinale ndaj Freiburgut në UEFA Europa League.
Little bastard pic.twitter.com/GgQtWJF2ay
— Callum 🏆 (@Kudus_Szn) March 30, 2024