Skuadra e Petrolul shënoi një fitore të madhe ndaj Otelul (2:1) në ndeshjen e raundit të tetë në fazën e mbijetesës në Ligën e Rumanisë.
Golin e fitores për ekipin vendas e shënoi sulmuesi kosovar, Albin Berisha, shkruan LIG Sport
Berisha shënoi një gol nga zona e 16-metërshit për t’ia dhënë tri pikë të vlefshme skuadrës së tij.
Ky ishte goli i tretë ish-sulmuesit të Ballkanit në Ligën e Rumanisë me fanellën e Petrolul në 13 ndeshje.
Kujtojmë që gjatë muajit shkurt të këtij viti, Berisha u transferua në ekipin rumun nga Ballkanit për 230 mijë euro.