Skuadra nga Liga e Parë e futbollit kosovar, FC Ferizaj shënoi një fitore të madhe në javën e 16-të ndaj Vushtrrisë me rezultatin 1:2.
Dy gola për “Ujqërit” i shënoi futbollisti, Albion Kurtaj, i cili po tregon potencial të jashtëzakonshëm me fanellën e kaltër, shkruan LIG Sport
Kurtaj shënoi dy gola tejet të bukur dhe bëri debutim fantastik me FC Ferizajin pas huazimit nga Prishtina gjatë mini-afatit të janarit.
Kujtojmë që Albion Kurtaj ka luajtur edhe më parë në Ferizaj, para se të transferohej në Llapin e Tahir Batatinës, ku luajtu edhe në garat e UEFA-s.
🎥 𝐆𝐨𝐥𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬: 𝐅𝐂 𝐕𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐫𝐢𝐚 𝟏:𝟐 𝐅𝐂 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣
Golat për skuadrën tonë i shënoi Albion Kurtaj ⚽️⚽️ pic.twitter.com/jvc7wz3YnH
— LIG Sport (@lig_sport) February 20, 2024