Author: Admin

Presidenti i klubit Ankaragucu, Faruk Koca, ka goditur me grusht arbitrin Halil Umut Meler në fushë pas ndeshjes ndaj Çaykur Rizespor. Pas përfundimit të takimit, Ankaragucu-Rizespor, gjyqtari Halil Umut Meler u sulmua nga presidenti i klubit vendas, shkruan LIG Sport Presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca, i cili ka hyrë në fushë pas ndeshje, ka goditur me grusht arbitrin Halil Umut Meler. Arbitri Halil Umut Meler mbeti në tokë pas këtij sulmi. Meler, i cili u rrëzua në tokë pas grushtit, u godit vazhdimisht me shkelma në fytyrë dhe në trup. Arbitri i katërt dhe forcat e sigurisë kanë ndërhyrë dhe…

Read More

Cristiano Ronaldo ka shënuar gol në ndeshjen ndaj Al Shabab. Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo ka shënuar golin e katërt në këtë duel të Kupës, për të thelluar avantazhin e ekipit të tij. Ronaldo realizoi pas 74 minutave lojë në këtë sfidë. Ky është goli i 50’të i Ronaldos në vitin 2023. Ja goli: https://twitter.com/TimelineCR7/status/1734296341214568582

Read More

Skuadra e Al Nassr po luan aktualisht ndaj Al Shabbab në King Cup të Arabisë Saudite. Momentalisht, Al Nassr po fiton në udhëtim me rezultatin 1:3, shkruan LIG Sport. Në një moment, tifozët e Al Shabab filluan të këndonin emrin e ‘Messit’ dhe erdhi reagimi nga portugezi. Ronaldo filloi të qeshte dhe i kërkoi atyre të këndonin më shumë, natyrisht në mënyrë ironike. Ja pamjet: https://twitter.com/xx76668329/status/1734281014132797487

Read More

Në një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera”, ish-lojtari i kombëtares shqiptare, Igli Tare, është pyetur ndër të tjera edhe për sfidën që e pret Shqipërinë ndaj Italisë, sfidë e vlefshme për grupet e Euro 2024 që do të zhvillohen në Gjermani, në verën e ardhshme. “Tare për këtë do të bëjë tifo? I dyzuar, por jo sa për të mbështetur Italinë. Tre të katërtat e mia do të mbështesin Shqipërinë, çereku Italinë. Kjo, sepse lidhja mes nesh, shqiptarëve dhe vendit tuaj është shumë e fortë. Do të shihni, atë ditë do të jenë 80 mijë tifozë që do…

Read More

Elmedin Rama është një prej futbollistëve më të talentuar që ka Kosova dhe vet fakti që u transferua në Slavia Prague tregon shumë. Në një intervistë për LIG Sport, Rama tregon për objektivat e tij me ekipin nga Çekia dhe për Kombëtaren e Kosovës U19. Gjatë vikendit të kaluar, 18-vjeçari realizoi pesë gola në një ndeshje me ekipin e Slavia Prague B. Të ardhmen ai shpreson që të luaj te Kombëtarja A e Kosovës dhe në ekipin e parë të Slavias. Intervista e plotë:

Read More

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë mbetur pak minuta para minutës së 90-të dhe po lufton për të mbrojtur barazimin? Zgjidhja për Mourinhon është një nga djemtë që kapin topat jashtë fushës. Portugezi duhej të merrte masa, për të shmangur një rezultat më të keq, pas largimit me karton të kuq të Lukakut, teksa më herët ishte ndëshkuar edhe Zalewski me dënimi maksimal, kështu që shpiku një urë komunikimi me portierin nëpërmjet djalit të topave, të cilit i dha një letër me…

Read More

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Francës, Karim Benzema ka bërë një përzgjedhje interesante të formacionit të ëndrrave. Benzema në 11-shen e tij nuk e ka futur dyshen, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messin, duke befasuar të gjithë, shkruan LIG Sport Në vendet që duhej të ishin Messi dhe Ronaldo, ai ka futur dyshen braziliane: Ronaldinho dhe Ronaldon e “vjetër”. Poashtu në këtë formacion, Benzema ka përzgjedhur mesfushën e përbërë nga Paul Pogba, Zinedine Zidane dhe Makelele. Kurse në mbrojtje, futbollisti i Al-Ittihad ka futur katërshën: Marcelo, Ramos, Pepe dhe Dani Alves. Benzema escolheu a sua equipa de sonho… sem Cristiano Ronaldo ou…

Read More

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti ka pranuar se kuqezinjtë do jenë në një grup shumë të vështirë në Euro2024, por sipas tij gjithçka është e mundur. Shqipëria do garojë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën në grupin B, grup ky tepër i vështirë për djemtë e Sylvihnos. Ajeti thotë se tek kombëtarja e Shqipërisë ka atmosferë fantastike, kualitet e gjithçka që duhet, andaj mund të ndodhë e papritura. “Shorti ishte me ekipet më të mëdha të botës, me cilësi shumë të lartë – ne kemi kualitet, grup, besim e atmosferë dhe gjithçka është e mundur”, tha fillimisht Ajeti në emisionin SportON. “Në…

Read More

Arbër Hoxha po vazhdon me paraqitje fantastike në Kroaci. Futbollisti kosovar realizoi golin e fundit në ballafaqimin ndaj Rijekas, duke vulosur fitoren e ekipit të tij me rezultatin 2-4. Hoxha realizoi gol perfekt me parabol, duke shkuar në kuotën e 5 golave sivjet. Më poshtë keni eurogolin e tij të shënuar sot: https://twitter.com/kosovanfooty_EN/status/1733917962766012786

Read More

Mirlind Daku është protagonist absolut te skuadra e Rubin azan. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka lënë gjurmë menjëherë në ndeshjen kundër Baltika. Dakut i kanë mjaftuar vetëm 6 minuta lojë për të tundur rrjetën e kundërshtarëve, duke shënuar kështu një gol spektakolar. 25-vjeçari kalon kështu ekipin e tij në avantazh. Kujtojmë se ky është goli i 4-të për sulmuesin kuqezi në 15 ndeshje të zhvilluara këtë sezon me fanelën e Rubin Kazan. Gjithashtu ka dhuruar edhe një asist. VIDEO

Read More