Author: Admin

Armando Broja e nisi sërish nga stoli ndeshjen këtë mbrëmje. Sulmuesi shqiptar u aktivizua për vetëm 13 minuta kundër Manchester United-it në humbjen 2-1 kundrejt tyre. Megjithëse qendroi në fushë për një kohë shumë të shkurtër, ai dha sinjalet e duhura për Pocchettino-n. Broja regjistroi numrin më të lartë të driblimeve të sakta (2/3) gjatë ndeshjes, më shumë se çdo lojtar tjetër në fushë, qoftë ai i Chelsea-t, apo i Manchester United-it. Një statistikë impresionuese, duke ditur faktin se u aktivizua vetëm 13 nga trajneri. Broja gjithashtu i shkoi pranë golit, por shtylla i erdhi në ndihmë “djajve të kuq”.

Read More

Skuadra e Marseille arriti fitore mbrëmë në ndeshjen ndaj Lyonit, e vlefshme për javën e mbetur, (xhiro e 10-të) me rezultatin 3-0. Një moment interesant u kap nga kamerat, ku ishte protagonist trajneri italian, Gennaro Gattuso, shkruan LIG Sport Ish-futbollisti i AC Milan ishte duke i përshëndetur lojtarët e tij në stol, derisa lojtari maroken, Azzedine Ounahi bëri shaka me teknikun italian duke mos ia dhënë dorën. Dhe sigurisht që talljet e tilla nuk i do fare Gattuso, i cili e kapi futbollistin në formë shakaje dhe donte t’i jepte një dajak të vogël. Marseille është këndellur me trajnerin italian.…

Read More

Luis Suarez shënoi dy herë në ndeshjen e tij të lamtumirës për Gremio, teksa skuadra braziliane mposhti Fluminense 3-2 në stadiumin Maracana në Rio de Janeiro të mërkurën. Ikona 36-vjeçare e futbollit uruguaian, i cili është lidhur me një lëvizje për t’u bashkuar me mikun e ngushtë Lionel Messi në Inter Miami, shënoi në minutën e 43-të dhe më realizoi një panenka nga pika e bardhë në minutën e 64-të, përcjell LIG Sport. Fitorja siguroi që Gremio të përfundonte i dyti në kampionatin brazilian, dy pikë prapa kampionëve Palmeiras ndërsa sezoni u mbyll të mërkurën. Duke udhëhequr Gremion si kapiten,…

Read More

Manchester United ka mposhtur Chlesean në “Old Trafford”. Ndeshja e vlefshme për javën e 15-të të Premier League, përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të “Djajve të Kuq”. Minuta në këtë sfidë kishte edhe për Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua nga Pochettino në minutën e 77’ të ndeshjes duke zënë vendin e Mudryk. Sulmuesi shqiptar ishte afër të barazonte rezultatin, por goditja e tij me kokë u ndal në shtyllën e portierit, Onana. VIDEO

Read More

Armando Sadiku vazhdon të jetë një nga më të rëndësishmit tek ekipi i tij Mohun Bagan në Indi. Sulmuesi kuqezi ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës në ndeshjen që ekipi i tij barazoi 2-2 përballë Odisha FC. Mohun Bagan ishte në disavantazhin e dy golave, kur Sadiku shënoi golin e parë në minutën e 58’ të sfidës. Kur u mendua se gjithçka u mbyll, ishte përsëri bomberi elbasanas që gjeti rrugën e rrjetës. I vetëm përballë portierit, Sadiku e kaloi topin poshtë këmbëve të këtij të fundit për ta dërguar në rrjetë. Pas ndeshjes, 32-vjeçari u vlerësua me notën…

Read More

Shtatë muaj më parë Marash Kumbulla pësoi një lëndim të rëndë dhe që nga ajo kohë ai ka qenë jashtë fushave të blerta. Qendërmbrojtësi shqiptar po e kalon gradualisht lëndimin dhe ka përparime. Ditën e sotme ai i është bashkuar grupit të futbollistëve të Romës në stërvitje për herë të parë që prej lëndimit të pësuar. Kumbulla ka stërvitur si pjesa tjetër e skuadrës, megjithatë ai vështirë se do të grumbullohet nga Jose Mourinho për ndeshjen ndaj Fiorentinës që Roma e zhvillon në fundjavë. Mediat italiane megjithatë kanë raportuar se qendërmbrojtësi shqiptar do të kthehet të luaj në fushë brenda…

Read More

Ekipi shqiptar i CS:GO, Guild Eagles sot do të ballafaqohet me atë serb, G2. Guild Eagles dhe G2 do të përballen sot me fillim nga ora 14:30 në turneun ‘CCT2 Online Finals’. Kjo përballje zhvillohet në kuadër të çerekfinales së kompeticionit në ‘Lower Bracket’. Si këtë duel mjaft interesant, ashtu edhe gjithë tjerat mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të komentatorit, Ernest Xhoci në Twitch. Ja linku: SHIKO KËTU

Read More

Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur kampin bazë ku do të stacionohet Kombëtarja shqiptare gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani për finalet e Euro 2024! Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se qendra ku do të qëndrojë skuadra kuqezi përgjatë finaleve të turneut quhet SportCentrum Kaiserau, një kompleks nga më të mirët në Gjermani për ekipe sportive në afërsi të Dortmundit. Qendra stërvitore është e specializuar për grumbullime dhe faza përgatitore të skuadrave dhe ka eksperiencë të pasur, pasi aty janë grumbulluar për faza përgatitore apo për turne në të kaluarën ekipet kombëtare të Gjermanisë, Brazilit, Spanjës, Bregut…

Read More

Lionel Messi ka pranuar se i vjen keq që ka vënë duart në vesh gjatë festimit të golit të dytë kundër Holandës në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar. Duke vepruar kështu, ai tregoi sfidë ndaj trajnerit rival Louis van Gaal, i cili kishte kritikuar më parë lojën e tij pa top. Kujtojmë se Argjentina eliminoi Australinë (2:1) në fazën e eliminimit, dhe më pas vazhdoi të luajë me holandezët. Nahuel Molina kaloi në avantazh argjentinasit në minutën e 35-të dhe Messi shtoi epërsinë në të 73-ën nga një goditje dënimi. Festa e lartpërmendur pasoi. “Festova golin me Topo…

Read More

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja ka gëzuar një tifoze të vogël në ndeshjen e fundit me ekipin e Antwerp. Një tifoze kishte një pankartë me mbishkrimin “Gëzuar ditëlindjen”, shkruan LIG Sport Kur futbollisti shqiptar pa këtë, pas ndeshjes u afrua te tifozja dhe ia dhuroi fanellën e tij. Pamjet në video tregojnë se vogëlushja filloi të qante nga gëzimi që mori fanellën e futbollistit shqiptar. Tifozja ia uron ditëlindjen me një pankartë, Arbnor Muja shkon dhe ia dhuron fanellën. 🇦🇱🙏🏼❤️ pic.twitter.com/pZkx9LvD7e — LIG Sport (@lig_sport) December 5, 2023

Read More