Author: Admin

Skuadra e Real Madridit nesër ballafaqohet me Bayern Munich në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 2:2. Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti tha se skuadra e tij është shumë e motivuar për ndeshjen e nesërme. “Ne jemi shumë të emocionuar dhe të motivuar për të luajtur nesër dhe do të bëjmë më të mirën për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve”, tha Ancelotti në konferencë për shtyp. “Bayern Munich është një klub me shumë histori dhe traditë futbolli. Ne kemi shumë respekt për ta”. “Ne presim një…

Read More

Kristjan Asllani për një moment ka “hequr” vëmendjen nga futbollit, me mesfushorin e kombëtares shqiptare që është fokusuar te muzika. Nuk ka të bëjë me ndonjë projekt muzikor, por lojtari kuqezi ka vendosur të mbështesë Besa Kokëdhimën në Eurovizon 2024. Këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në evenimentin më të madh muzikor që do të mbahet në Malmo të Suedisë. Me këngën “Titan” shpreson të shkojë sa më larg dhe për këtë Asllani ka treguar gjithë mbështetjen e tij. Nëpërmjet një video në rrjetet sociale, mesfushori iu në thirrje të gjitha fansave kudo që ndodhet të mbështesin Besën. Ndër të tjera…

Read More

Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku po kalon formë fantastike në kampionatin rus me ekipin e tij, Rubin Kazan. Daku ka realizuar në tri ndeshje radhazi dhe po konfirmon tashmë formën optimale, para EURO2024, duke i dhënë mesazh të qartë trajnerit Sylvinho për një ftesë, përcjell LIG Sport. Mirlind Daku realizoi gol dje ndaj CSKA Moscow në minutat e fundit. Sulmuesi, Daku është përfshirë në 11’shen më të mirë të javës në Rusi. Më poshtë keni formacionin e javës:

Read More

Skuadra e Lille është duke fituar 2:0 ndaj Lyonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Ligue 1 të Francës. Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, shkruan LIG Sport Zhegrova shënoi një gol tejet të bukur nga distanca. Këtë gol ia kushtoi shokut të tij, këngëtarit të njohur Huncho Sinatra. Ky ishte goli i gjashtë i Zhegrovës këtë sezon në Ligue 1. 💫 What a wonderful goal from Edon Zhegrova!pic.twitter.com/BiaLRqJwdQ— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) May 6, 2024

Read More

Mirlind Daku ka gjetur golin e radhës në Rusi. Bomberi shqiptar ka shënuar pikërisht golin e barazimit për Rubin Kazan, që doli me rezultatin 2 me 2 nga transferta e CSKA-së së Moskës. Goli erdhi në minutën e 92’, atëherë kur më pak pritej. Daku tregoi aftësitë e tij, ndërsa dhe komentatorët u shprehën të mahnitur nga goli i sulmuesit të Kombëtares. 2-2 Daku pic.twitter.com/ww9zXYvB31 — RPL Sky (@RPLNews_eng) May 6, 2024

Read More

Zabaleta është i bindur se Shqipëria mund të lërë gjurmë në Europianin e Gjermanisë. Ndihmësi i Silvinjos beson se kuqezinjtë kanë shumë për thënë në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë sa i përket nivelit të Kombëtares. Në një intervistë për “ABC News”, Zabaleta nuk ishte aspak i frikësuar për mungesën e vazhdimësisë së disa prej lojtarëve të Shqipërisë në klubet e tyre. Sipas tij, në një stadium në Gjermani që do të luhet me 70% të tifozëve që përkrahin Shqipërinë dhe nuk ka motivim, atëherë është e kot që të flasësh për futbollin. “Të jem i sinqertë, është një…

Read More

Petrolul fitoi dje me rezultatin 2:1 ndaj Otelul, me golin e shënuar nga Albin Berisha. Sulmuesi kosovar, Albin Berisha realizoi gol në minutat e fundit për të siguruar fitoren e rëndësishme për ekipin e tij, shkruan LIG Sport. Berisha tha se ndihet shumë i lumtur me këtë gol, pasi po ndihmon ekipin drejt objektivit. Ja postimi i tij: “Tjetër gol për Petrolul. Shumë i lumtur që me golin e shënuar dje, arritëm fitoren e radhës të rëndësishme drejt objektivit tonë në Superligën e Rumanisë. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e vazhdueshme”, shkruan Berisha.

Read More

Shumë pikëpyetje janë ngritur për mungesën e mundshme të Mirlind Dakut në EURO24. Veçanërisht pas lënies jashtë të këtij sulmuesi në ndeshjet miqësore të marsit të Shqipërisë kundër Kilit dhe Suedisë. Megjithatë Daku e ka ngritur së tepërmi formën që prej asaj kohe dhe tanimë është nominuar për lojtarin më të mirë të vitit dhe sulmuesin më të mirë të vitit në Rusi. Në një deklaratë të fundit, trajneri i Rubin Kazan, Rashid Rakhimov, ka konfirmuar Dakun në listën e Europianit të Gjermanisë. “Daku do të shkojë në Europian. Nuk kam dëgjuar ende gjë që mund të largohet. Kemi bërë…

Read More

Skuadra e Dinamo Zagreb mbrëmë shënoi një fitore të madhe 1:2 në ndeshjen ndaj Rijeka-s, rivalit të drejtpërdrejt për titull kampioni – në javën e 33-të në HNL-n e Kroacisë. Golin e fitores për ekipin me histori të madhe në futbollin kroat e shënoi Arbër Hoxha në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan LIG Sport Hoxha për shkak të këtij goli me “aromë” titulli është futur në formacionin e javës nga Sofa Score. Ai u vlerësua me notën 7.5. Përveç Hoxhës në formacionin më të mirë të javës në futbollin kroat janë futur edhe dy futbollistë tjetër shqiptarë. Bëhet fjalë…

Read More

Skuadra e Dinamo Zagreb ka shënuar fitore të madhe 1:2 në ndeshjen ndaj Rijeka-s, rivalit të drejtpërdrejt për titull kampioni – në javën e 33-të në HNL-n e Kroacisë. Golin e fitores për Dinamon e shënoi futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, shkruan LIG Sport Hoxha u inkuadrua në lojë në minutën e 87’të kur rezultati i takimit ishte 1:1 – kurse golin e realizoi vetëm pas dy minutave. Futbollisti shqiptar shënoi golin e fitores, për ta çuar klubin e tij në pozitën e parë me 75 pikë, katër më shumë se vendi i dytë, Rijeka(71). https://twitter.com/Haibane_7/status/1787202264245158087

Read More