Author: Admin
Sulmuesi kosovar, Arbër Zeneli, i cili aktivizohet në radhët e Elfsborgut në Suedi ka gjetur golin e tij të parë që prej rikthimit në Skandinavi. Elfsborgu po luan ndaj Siriusit në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit suedez, ndërsa pas 45 minutave të para, Elfsborgu po udhëheq pikërisht falë golit të Zenelit. Po zhvillohej minuta e pestë shtesë e pjesës së parë kur Arbër Zeneli tregoi mjeshtërinë e tij duke ekzekutuar në mënyrë perfekte goditjen e dënimit. Gjuajtja e Zenelit ndonëse u lexua nga portieri kundërshtar ishte e pamundur që të ndalej, dhe kësisoji topi përfundoi në…
Skuadra e Prishtinës u mposht në javën e 31-të në Superligën e Kosovës, por për talentin Donart Llabjani ishte një ndeshje që e kishte ëndërruar që prej se filloi me sportin e futbollit. Pra debutimin me fanellën e klubit kryeqytetas. “Është kënaqësi, nder por dhe përgjegjësi të djersitësh fanellën e ekipit më të trofeshëm kosovar”, ka theksuar Llabjani për Indeksonline Djaloshi 19-vjeçar që luan si mesfushor e kishte nisur karrierën me ekipin e Dinamos së Ferizajt për të vazhduar me ekipet U17 dhe U19 të Prishtinës. Me ekipin U21 ka pasur më së shumti minutazh në fushën e blertë, duke…
Mirlind Daku ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit rus, teksa ka gjetur një tjetër gol. Sulmuesi gjilanas ka gjetur sërish golin, kësaj radhe në kuadër të xhiros së 26-të ku Rubin Kazan po përballet me Ural dhe Daku ka shënuar për 1-0. Daku ishte i papërmbajtshëm në minutën e 43-të, duke kaluar disa kundërshtare e me një goditje të bukur me të djathtën e dërgoi në rrjetë. Ky ishte goli i shtatë për futbollistin nga Gjilani, i cili ka asistuar edhe në katër raste të tjera për shokët e skuadrës. 1-0 Daku pic.twitter.com/HTy32D4kPN— RPL Sky (@RPLNews_eng) April 29, 2024
Futbollisti kosovar, Donis Avdijaj është duke zhvilluar një super sezon me fanellën e Hartberg në Bundesliga të Austrisë. Avdijaj shënoi tri gola gjatë vikendit që lam pas për vetëm 33 minuta, në fitoren e klubit të tij 3:2 ndaj Klagenfurtit, shkruan LIG Sport Ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës – me paraqitjet e tij fantastike synon që vërtetë të rikthehet në listën e “Dardanëve” dhe tashmë ai është në “llupen” e trajnerit Franco Foda. Gjatë këtij sezoni, Avdijaj me fanellën e Hartberg ka shënuar 10 gola dhe ka bërë katër asiste. Ai u fut në formacionin e javës në Bundesliga dhe…
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric kohëve të fundit është duke bërë paraqitje për mësysh në Premier League me fanellën e Burnleyt. Muric ishte një prej kryesorëve që nuk e la Manchester Unitedin t’i merrte tri pikë në stadiumin “Old Trafford”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të, shkruan LIG Sport Portieri kosovar bëri nëntë pritje në këtë takim dhe ndihmoi ekipin e tij ta merrte një pikë të artë. Ai është futur në formacionin e javës në Premier League – duke u vlerësuar me notën e lartë 8.6 nga faqja e njohur e statistikave, Sofa Score.
Elbasan Rashani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Clermon luajti në shtëpi përballë Reims. Sfida e vlefshme për javën e 31-të të Ligue 1 franceze, përfundoi me rezultatin 4-1. Sulmuesi kosovar ishte autor i dy golave për të tijët, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në ktë fitore. Rashani shënoi në minutëne e 79’ dhe 90’, duke realizuar kështi një dopietë. Performanca fantastike e tij është vlerësuar me notën 9.5 nga SofaScore që është më e larta e kësaj jave dhe rrjedhimisht shpallet ‘Lojtari i Javës’ duke zënë vend në formacionin më të mirë për raundin e…
Skuadra e Trabzonsporit është duke fituar 4:2 ndaj Gaziantep në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Superligën e Turqisë. Gol në këtë takim shënoi edhe mesfushori i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, shkruan LIG Sport Bardhi shënoi një gol tejet të bukur jashtë zonës së 16-metërshit kur rezultati i takimit ishte 1:2. Ky ishte goli i gjashtë i Bardhit në kampionat këtë sezon me fanellën e Trabzonit. Mesfushori shqiptar poashtu ka bërë edhe katër asiste. https://twitter.com/FootColic/status/1784636087207342506
Skuadra e Granadas ka shënuar golin e dytë ndaj Osasunas në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në La Liga. Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shkruan LIG Sport Uzuni shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 48’të pas një asisti nga Jozwiak. Ky ishte goli i 11-të i Myrto Uzunit këtë edicion në La Liga me fanellën e Granandas. https://twitter.com/FootColic/status/1784604457101152417
Skuadra e Interit ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj Torinos. Dy golat e parë për Interin në këtë sfidë i ka shënuar mesfushori, Hakan Calhanoglu, përcjell LIG Sport. Calhanoglu ka shënuar fillimisht me një volley, e më pas me penallti. Ja eurogoli i tij me volley: Super volley by Hakan Çalhanoğlu Inter gets lead 1-0pic.twitter.com/UvtEvzgsND — FootColic ⚽️ (@FootColic) April 28, 2024
Skuadra e Inter Miamit ka shënuar një tjetër fitore në MLS, në javën e 11-të ata mposhtën 4:1 New England Revolution. Lionel Messi shënoi dy gola në këtë ndeshje dhe bëri dy asiste, shkruan LIG Sport Në minutën e 68’të futbollisti i Kombëtares së Argjentinës mori një super asist nga Sergio Busquets – që ndoshta ishte më i miri në karrierën e tij. Lionel Messi në anën tjetër me këto dy gola shkon në kuotën e nëntë shënimeve dhe tetë asistimeve këtë edicion me fanellën e Inter Miamit. De Sergio Busquets a Lionel Messi.Doblete de la ‘Pulga’ pic.twitter.com/OohBmwJeeA— Luis Omar…