Author: Admin
Kapiteni i Empolit, Ardian Ismajli bëri një super paraqitje mbrëmë në barazimin 1:1 ndaj Lecce-s në raundin e 12-të në Serie A. Ismajli u vlerësua lartë nga faqja e njohur “Flashscore”. Ai mori notën më të mirë në ndeshje, 7.8, shkruan LIG Sport Kjo nuk ishte hera e parë që Ismajli zhvilloi paraqitje të mirë me fanellën e klubit italian. Kujtojmë që mbrojtësi “kuqezi” është ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë për dy ndeshjet e muajit nëntor ndaj Çekisë dhe Ukrainës.
Keidi Bare nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për ndeshjet e nëntorit. Edhe pse mesfushori kuqezi ishte në listën e grumbullimit që kishte vendosur Sylvinho, mesfushori nuk e mposht dot dëmtimin. Është trajneri i Real Zaragoza, Victor Fernandez që ka treguar për gjendjen e Bares. Ai thotë se mesfushori shqiptar nuk po kryen as stërvitje, teksa grumbullimi me Shqipërinë nuk mund të mendohet. “Mendonim se ndoshta do të kthehej Keidi Bare, por nuk ka bërë asnjë stërvitje me grupin. Situata me gjurin e tij po përmirësohet, por nuk është në gjendje as për të qenë i grumbulluar”, është shprehur…
Kombëtarja e Shqipërisë ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor. Trajneri Sylvinho ka zbuluar futbollistët e ftuar për takimet ndaj Çekisë dhe Ukrainës, shkruan LIG Sport Nuk ka ndonjë risi të madhe në listën e “kuqezinjëve”, përveç rikthimit të Keidi Bare-s. Dy ndeshjet, Shqipëria i zhvillon në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Më 16 nëntor fillimisht luan ndaj çekëve dhe më 19 nëntor ndaj Ukrainës.
Europa League mbrëmjen e djeshme mbylli ndeshjet e raundit të 4. Fitore të rëndësishme u morën nga skuadrat pjesëmarrëse, ndërsa shkëlqyen edhe futbollistët shqiptarë. Kështu Ernest Muçi shënoi një gol fantastik për Besiktas në sfidën ndaj Molmes, me turqit që triumfuan 2-1. Sulmuesi i Kombëtares shënoi në minutën e 76-të duke i dhënë avantazhin të tijve. Falë paraqitjes së tij ndaj Malmos, Muçi është zgjedhur në formacionin e javës në Europa League. Madje nga “Sofascore” është vlerësuar me notën 8.4, ndërsa rreshtohet krah emrave mjaft të njohur. Team of the Week provided by Sofascore
Skuadra e Galatasarayt ka shënuar golin e parë ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt në UEFA Europa League. Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi i krahut, Yunus Akgun në minutën e 6’të, shkruan LIG Sport Yunus shënoi një eurogol me vollej duke mposhtur portierin e klubit anglez. Yunus Akgün’ün gole bak oha oha naptın sen pic.twitter.com/QIjPj8c0vK— 59.748 futbol tayfa anı (@sonsuzfutbtayfa) November 7, 2024
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti është futur në formacionin e javës në UEFA Champions League. Në faqen e njohur të statistikave “Sofascore”, mbrojtësi i Atalanta-s është futur në 11-shen më të mirë, shkruan LIG Sport Ai u vlerësua me notën 8.0 pas paraqitjes fantastike ndaj Stuttgartit mbrëmë, ku skuadra e tij fitoi 0:2 midis Gjermanisë. Në këtë formacion janë edhe lojtarët tjerë, si: Raphinha, Gyokeres, Luis Diaz, Kim, Maignan, Tillman, Sudakov, Kuhn, Kulenovic dhe Flamingo. Formacioni i javës në UEFA Champions League: Team of the Week provided by Sofascore
Rubin Kazan ka barazuar përballë CSKA Moskë në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Rusisë. Sfida e parë mes tyre ka përfunduar në barazim pa gola, pra me rezultatin 0-0. Protagonsit në këtë ndeshje ishte Mirlind Daku. Por protagonizmi i tij nuk ishte pozitiv. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare humbi një penallti në minutën e 89-të, duke i hequr skuadrës së tij mundësinë e fitores. Kujtojmë që Daku nuk ishte titullar në këtë sfidë, por u aktivizua në minutën e 80-të. Ndërsa sulmuesi tjetër i Kombëtares, Marvin Çuni ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 80-të. Torop saves…
Skuadra e Young Boys është duke luajtur ndaj Shakhtarit në javën e katërt në UEFA Champions League. Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi futbollisti shqiptar, Kastriot Imeri, shkruan LIG Sport Imeri shënoi një gol të bukur nga distanca për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij zvicran. Por skuadra vendase është duke fituar momentalisht me rezultatin 2:1. 1-0 Young Boys.KASTRIOT IMERI GIVES YOUNG BOYS THE LEAD !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/odDGpJlpSU— Football Report (@FootballReprt) November 6, 2024
Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Besiktas po luan në shtëpi përballë Malmo. Sfida e vlefshme për raundin e katërt të Europa League është momentalisht 1-0. Ishte pikërisht Muçi ai që shënoi golin për të tijët, pas një aksioni perfekt të ekipit të Besiktas. Nga një kënd jo dhe aq i lehtë, shqiptari lëshoi një goditje potente duke kaluar në avantazh gjigantin turk. Forma e Muçit nuk është një lajm i mirë vetëm për Besiktas. Sulmuesi shqiptar pritet që të japë kontributin e tij edhe me Kombëtaren në ndeshjen e nëntorit përballë Çekisë dhe Ukrainës.…
Sokol Cikalleshi është shfaqur protagonist në Iran me ekipin e tij Traktor, në sfidën që këta të fundit po luajnë në shtëpi përballë Ravshan. Momentalisht ndeshja është 4-0 në favor të Traktor. pic.twitter.com/gyFhhYsP37 — videos PGPL_News (@followPGPL_News) November 6, 2024 Ishte pikërisht Cikalleshi që shënoi 3 gola për të tijët. Në fillim shënoi në të 14-tën, më pas në të 25-tën me penallti, ndërsa për golin e katërt mendoi në minutën e 27-të. Kujtojmë që kjo sfidë është e vlefshme për raundin e katërt të Champions League së Azisë. Ndërkohë që sulmuesi kavajas është kthyer në një pikë kyçe për…