Author: Admin

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti po kalon një nga seonet më të mira të tij me fanellën e Atalantas. Skuadra e Atalantas mbrëmë mposhti 4:1 Fiorentinan në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë dhe siguroi finalen e madhe, shkruan LIG Sport Në formacionin e javës të publikuar nga Sofa Score, është edhe mbrojtësi “kuqezi”, Berat Gjimshiti. Gjimshiti u vlerësua me notën 7.2 dhe ishte një nga më të mirët në fushë mbrëmë. Kujtojmë që Atalanta në finalen e Coppa Italia do të luaj ndaj Juventusit, e cila eliminoi Lazion.

Read More

Skuadra e Rubin Kazanit shënoi një fitore të madhe në javën e 21-të në Premier Leaguen e Rusisë, pasi mposhti 2:0 Zenitin. Gol në këtë ndeshje shënoi sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku, shkruan LIG Sport Madje, Daku bëri edhe një asist për golin e shënuar nga bashkëlojtari i tij, Martynovich. Pas ndeshjes, lojtari i Kombëtares së Shqipërisë dha një intervistë për faqen zyrtare të klubit dhe u shpreh tejet i lumtur me fitoren ndaj një klubi të madh siç është Zeniti. “Gjithçka është nga kualiteti. Por, më e rëndësishmja është fitorja ndaj një klubi të madh siç është Zeniti. Kujtojmë që…

Read More

Skuadra e Atalantas ka shënuar fitore të madhe në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë, pasi mposhti 4:1 Fiorentinan. Për golin e dytë të ekipit vendas janë duke diskutuar shumë në rrjetet sociale, shkruan LIG Sport Gianluca Scamacca shënoi një supergol në minutën e 75’të me stilin gjysmë-rovershat, një nga më të mirat e këtij sezoni në Kupën e Italisë, padyshim. Kujtojmë që me këtë fitore, ekipi i Berat Gjimshitit është kualifikuar në finalen e madhe të Coppa Italia, ku do të luaj ndaj Juventusit. Stop that Scamacca. pic.twitter.com/XXUKijdFk5— Stop That Football (@stopthatfooty) April 24, 2024

Read More

Skuasra e Rubin Kazanit është duke fituar 2:0 ndaj Zenit në ndeshjen e javës së 22-të në Premier Leaguen e Rusisë. Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, shkruan LIG Sport Daku shënoi një gol tejet të bukur duke e mposhtur portierin kundërshtar nga zona e 16-metërshit. Ky ishte goli i gjashtë i ish-sulmuesit të Ballkanit në Premier Leaguen e Rusisë. https://www.tiktok.com/@ligsportnet/video/7361508532082068741?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7294663859410224645

Read More

Telegrafi ka mësuar se Zymer Bytyqi nuk është paguar për tre muaj nga Antalyaspori dhe e ka shkëputur kontratën, pas vështirësive në negociata për t’u realizuar një proces i tillë. Fillimisht, reprezentuesi i Kosovës i kishte dhënë kohë klubit turk që t’ia kryente të gjitha obligimet, por këta të fundit nuk kanë reaguar në lidhje me situatën. Bytyqi është detyruar që të gjithë situatën ta kalojë në instancat më të larta, siç është FIFA, për t’i dhënë një epilog rrëmujës së shkaktuar nga Antalyaspori. Shtëpia e futbollit botëror ka reaguar menjëherë, duke i dhënë të drejtë lojtari në të gjithë…

Read More

Xabi Alonso me Bayer Leverkusenin është duke pasur sukses të jashtëzakonshëm dhe një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon më së miri arsyen. Trajneri spanjoll shihet duke ndalur seancën stërvitore për shkak se lojtarët e tij gjuajnë topa të gjatë gjatë aksionit, shkruan LIG Sport “Jo, jo, jo… Jo me topa të gjatë”, reagon Xabi në këtë video të postuar në rrjetet sociale. Kujtojmë që klubi gjerman tashmë ka siguruar titullin e Bundesligas dhe është pa humbje në të gjitha kompeticionet. Ata janë në garë edhe për dy tituj tjerë, si UEFA Europa League dhe DFB Pokal. https://twitter.com/eurofootcom/status/1782817411692933272?s=46&t=3li4TpaoQesjaonG0ydJIA

Read More

Skuadra e Interit ende po e feston titullin kampion të Serie A, që e zyrtarizoi me fitoren ndaj Milanit në derbi me rezultatin 2-1. Futbollistët e Interit e kanë vazhduar festën që nga mbrëmja e së dielës, teksa kanë bërë spektakël në rrjetet sociale, përcjell LIG Sport. Futbollisti shqiptar, Kristjan Asllani ka hyrë “live” në Instagram dje bashkë me lojtarin turk, Hakan Calhanoglu. Gjatë bisedës, futbollisti turk, Calhanoglu flet edhe disa fjalë shqip, ku iu drejtohet Asllanit me: Ça bone zemër. Reagimi ishte i bukur edhe nga futbollisti kuqezi, i cili duket si ia ka mësuar disa fjalë shqip bashkëlojtarit…

Read More

Ylber Ramadani ishte mungesa e madhe e Lecces në sfidën me Sassuolon. Mesfushori i kombëtares do të mungojë edhe në duelin me Monzan në Serie A. Kjo për shkak të një problemi shëndetësor që Ramadani ka në pjesën e qafës, më saktësisht për shkak të një infeksioni që i ka krijuar edhe probleme me frymëmarrjen. Diçka të tillë e ka bërë të ditur klubi italian nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ish-futbollisti i Partizani iu është nënshtruar vizitave mjekësorë dhe për fatin e mirë ia ka dalë të shmangë operacionin. Lecce bën me dije se mesfushori ka nisur fazën e…

Read More

Gjilani dhe Feronikeli ’74 janë në luftë për të ikur nga zona e kuqe, derisa përballja ndërmjet tyre në vikend përfundoi me shifra të barabarta (1-1). Megjithatë, jo gjithçka shkoi drejt sikurse edhe rezultati i barabartë i ndeshjes, pasi që kishte ankesa nga ana e vendasve në ndarjen e drejtësisë. Siç mëson Gazeta “Enigma”, gjilanasit janë të indinjuar thellësisht me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari Genc Nuza, i cili nuk akordoi një penalti në pjesën e parë të lojës. Tashmë janë publikuar edhe pamjet, të cilat e dëshmojnë qartë se futbollisti Granit Musa i Feronikelit ka shkelur futbollistin e Oltion…

Read More

Një grup i futbollistëve shqiptarë janë mbledhur për ta formuar një ekip që merr pjesë në turnirin më të madh në botë, në Cary të Karolinas së Veriut. FC Roha Eagles është emri i skuadrës që është regjistruar në turneun e madh botëror. Granit Neziri dhe Andrea Hoxha, janë dy kapitenët që kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë për ta siguruar këtë pjesëmarrje historike. Fituesi i këtij turneu merr 1 milion dollar, ku si pjesëmarrës janë 48 ekipe me yje të futbollit. Pjesëmarrjen e ekipit shqiptar e mundëson, Leo Krasniqi – i cili është pronar i firmës Roha Keramik në St.Gallen, Zvicër.…

Read More