Author: Admin
Kampionati Evropian Euro2024 do të zhvillohet këtë vit në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik. Gjyqtari shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër, Bekim Zogaj është përzgjedhur si gjyqtar për t’u deleguar në ndeshjet e Kampionatit Evropian. Zogaj është përzgjedhur si asistent për EURO2024. Ja postimi i tij në Facebook: “Nder dhe privilegjë perzgjedhja si asistent ne kampionatin Evropian 2024 ne Gjermani”, shkruan Zogaj.
Skuadra e Besiktasit shënoi fitore 2:0 ndaj Ankaragucu në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Superligën e Turqisë. Gol në këtë takim shënoi futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, shkruan LIG Sport Muçi shënoi një gol tejet të bukur nga distanca. Në anën tjetër asist bëri edhe lojtari kosovar, Milot Rashica. Kujtojmë që ky ishte goli i tretë i Muçit në Superligën e Turqisë. Futbollisti shqiptar, Muçi në Sofa Score u vlerësua me notën 8.4.
Skuadra e AIK-ut shënoi fitore gjatë vikendit të kaluar në javën e katërt të futbollit suedez, pasi mposhti 2:0 Djurgarden. Në këtë ndeshje paraqitje fantastike bëri futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, shkruan LIG Sport Madje lojtari “Dardan” në këtë ndeshje shënoi një gol dhe bëri një asist. Förarbete signerat Faraj och Celina när Ioannis Pittas chippar in AIK:s 2-0-mål i derbyt på Friends! ⚫ 📲 Se matchen på https://t.co/ocJJkbIhfX pic.twitter.com/Hf1FmCqNUu — discovery+ sport 🇸🇪 (@dplus_sportSE) April 21, 2024 Në Sofa Score Celina është futur në formacionin e javës, duke u vlerësuar me notën 8.3, pothuajse më i miri…
Futbollisti i Interit, Kristjan Asllani u shpreh tejet i lumtur me triumfin në derbi ndaj Milanit dhe poashtu titullin kampion me “Nerrazzurët”. Interi mposhti Milanin me rezultatin 2-1 për të shtuar yllin e dytë në fanellën e tyre, përcjell LIG Sport. Pas ndeshjes, Asllani tha se si tifoz i Interit nuk kishte si të bëhej më mirë për të, sesa ta fitonte titullin në derbin e madh të qytetit. “Jemi të lumtur, e kemi pritur këtë! Emocione të pabesueshme, si tifoz i Inter, nuk mund të kërkoja më shumë. Jemi shumë të lumtur sepse po luanim jashtë shtëpisë, por dëgjuam…
Skuadra e Sivassporit dhe Fenerbahces kanë barazuar 2:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Superligën e Turqisë. Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, shkruan LIG Sport Manaj shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutat e fundit të ndeshjes. Ky ishte goli i 17-të i lojtarit shqiptar në Superligë këtë sezon. Kurse me barazimin e Fenerbahçes, feston Galatasaray sepse tani shkon në katër pikë larg vendit të dytë. Rey Manaj PENALTY GOAL vs Fenerbahce#Sivasspor #SuperLig #Fenerbahçe pic.twitter.com/KUfK2yZdmY— ETIHAD SPORTS (@EtihadSportsHD) April 22, 2024
Legjenda e futbollit anglez, John Terry është futur në Premier League Hall Of Fame dhe krejt kjo falë super karrierës së tij. Ish-mbrojtësi i Chelseat dhe Aston Villas mori një mesazh nga trajneri portugez, Jose Mourinho, shkruan LIG Sport Terry filloi të qante kur dëgjoi mesazhin e ish-trajnerit të tij te Blutë e Londrës, duke thënë se ishte pikërisht Mourinho ai që i ndihmoi gjatë karrierës së tij. ”Kjo është emocionuese. Ai më ndihmoi shumë…”, ishin disa nga fjalët e Terryt me lotët në sy “That’s quite emotional.” 🥹A message from John Terry’s former @ChelseaFC manager Jose Mourinho almost reduced…
Skuadra e Paderbornit shënoi një fitore të madhe në javën e 30-të të Bundesliga 2. pasi mposhti 2:0 Nurnbergun. Në këtë ndeshje gol shënoi mbrojtësi shqiptar i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Visar Musliju, shkruan LIG Sport Musliju shënoi golin e dytë për t’ia siguruar tri pikë skuadrës së tij. Për shkak të golit dhe paraqitjes fantastike ish-lojtari i Prishtinës është futur në formacionin e javës në Bundesliga. Sipas Sofa Score, Musliju është vlerësuar me notën 8.2.
Rey Manaj padyshim se është një nga sulmuesit më të mirë të këtij sezoni në Turqi. Manaj është lojtari kyç i Sivassporit këtë sezon, pasi ka shënuar 16 gola dhe aktualisht është i treti në listën e golashënuesve, përcjell LIG Sport. Falë paraqitjeve fantastike, Manaj ka fituar zemrat e tifozëve në Turqi dhe kjo vërehet në seancën stërvitore, ku dhjetëra tifozë prisnin në rend për të bërë fotografi me të. Manaj duket shumë i lumtur nga kjo dashuri e tifozëve. Ja pamjet: https://twitter.com/Sivasspor/status/1781756570839253447
Dortmundi vazhdon pritjen për titullin e Bundesligës prej vitit 2012.Para 12 vjetësh, Dortmundi e fitoi titullin e tetë dhe të fundit në Bundesligë. “Verdhezinjtë” i janë afruar në disa raste titullit, por ka qenë Bayern Munichu që ka dominuar në 11 vjetët e fundit. Në edicionin aktual, kampion është shpallur Leverkuseni dhe Dortmundi sërish e ka luajtur rolin e shikuesit. Leverkuseni i drejtuar nga trajneri Xabi Alonso nuk ka pësuar humbje. Kjo edhe falë rolit që ka pasur Granit Xhaka në mesfushë. Leverkuseni ka 44 ndeshje pa humbje në të gjitha garat, me 38 fitore e gjashtë barazime. 41-vjeçari Edin…
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, kritikoi La Ligën për mospërdorimin e teknologjisë së vijës së portës, pasi humbja 3-2 e ekipit të tij në El Clasico të dielën e la Real Madridin në prag të titullit. Trajneri u nervozua pasi Lamine Yamal pati një gjuajtje për të cilën Barcelona tha se topi kaloi vijën – por që gjyqtarët pas rishikimit me VAR nuk e konsideruan si gol. “Është një turp,” tha Xavi, duke u ankuar për teknologjinë e vijës së portës. “Nëse duam të jemi liga më e mirë në botë, duhet të përparojmë në këtë kuptim, duhet të vendosni…