Author: Admin
Granit Xhaka është përplot gëzim dhe ndjenja falënderimi pasi u shpall kampion i Bundesligës së Gjermanisë me skuadrën e tij, Bayer Leverkusen. Mesfushori e ndau këtë emocion në një intervistë pas festimeve të mëdha me klubin, për një titull që shënon një arritje historike për Leverkusenin. “Që nga hera e parë që prek një top futbolli, ju ëndërroni për momente si ky. Edhe gjatë viteve të adoleshencës sime, ishin të shpeshta festimet e titujve në Gjermani dhe kanë pasur gjithmonë një shkëlqim të veçantë. Rezultati i sotëm është një ëndërr që u bë realitet”, ka thënë fillimisht Xhaka. “Kam qenë…
Bayer Leverkuseni ka arritur sot një sukses historik. Klubi gjerman ka fituar për të parën herë titullin kampion në Bundesligë. Lojtarët kanë festuar në dhomën e zhveshjes dhe momentet e tyre të lumtura i kanë ndarë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale. Frimpongu ka hapur një video të drejtpërdrejtë në llogarinë e tij në “Instagram” për t’i treguar ndjekësve të tij atmosferën brenda ambienteve të stadiumit. Sulmuesi i Lverekusenit thërriti për një çast edhe Granit Xhakën, duke thënë: “Granit, eja në ‘live’-in tim. Thuaji që fitove kampionatin. E fituam. Erdhe nga Arsenali dhe e fitove këtu”. Ndërkohë, batuta e Frimpongut…
Skuadra e Bayer Leverkusenit ka fituar titullin kampion në Bundesliga për sezonin 2023/24. Granit Xhaka ishte një nga realizatorët e pesë golave në fitoren e Leverkusenit në “BayArena” ndaj Werder Bremenit me rezultatin 5:0, shkruan LIG Sport Pasi skuadra bëri një festë të “çmendur” në dhomat e zhveshjes, momenti ishte që lojtarët t’i takojnë familjarët e tyre. Blick Sport ka publikuar një video ku shihet mesfushori shqiptar duke u përqafuar me nënën e tij, gruan dhe dy çikat e tij. Kujtojmë që Leverkuseni nuk ka humbur asnjëherë gjatë këtij sezoni në të gjitha garat.
Skuadra e Bayer Leverkusenit është shpallur kampion për sezonin 2023/24 në Bundesliga. Klubi i Xabi Alonsos ka shënuar fitore të thellë ndaj Werder Bremenit me rezultatin 5-0 në ndeshjen e javës së 29-të në Bundesliga, shkruan LIG Sport Në këtë ndeshje gol shënoi edhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka. Xhaka shënoi një eurogol nga distanca. Me këtë fitore, Leverkuseni shkon në kuotën e 79 pikëve në pozitën e parë, që mjaftojnë për ta festuar titullin kampion. Kujtojmë që në pesë ndeshjet e ardhshme, synimi i Leverkusenit është që ta mbyllin sezonin pa asnjë humbje. https://twitter.com/bayer04_en/status/1779561422382412115
Skuadra e Bayer Leverkusenit ka shënuar golin e dytë ndaj Werder Bremenit e vlefshme për jvan e 29-të në Bundesliga. Golin për 2:0 e ka shënuar mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, shkruan LIG Sport Xhaka shënoi një eurogol në minutën e 60’të për t’ia dhënë epërsinë prej dy golave Leverkusenit. Kujtojmë që me fitore, Bayer Leverkuseni shpallet kampion i Bundesligas për sezonin 2023/24. https://twitter.com/totalcristiano/status/1779552891793006714
Skuadra e Granadas ka shënuar golin e epërsisë ndaj Deportivo Alaves, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në La Liga. Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shkruan LIG Sport Uzuni shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 9’të. Ky ishte goli i 10-të i lojtarit shqiptar në La Liga këtë edicion. https://twitter.com/FootColic/status/1779517046495011221
I preferuari i Sylvinhos shënon golin e parë ne kampionat, Muçolli siguron tri pikë për ekipin e tij
Skuadra e Goteborg ka shënuar fitoren e parë në sezonin e ri të Allsvenskan në Suedi. Goteborg e mposhti minimalisht 1:0 Kalmarin, në ndeshjen e javës së tretë, shkruan LIG Sport Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muçolli. 24-vjeçari shënoi një gol të bukur pas një gabimi në mbrojtjen e ekipit kundërshtar. Ky ishte goli i parë i lojtari “kuqezi” këtë edicion në tri paraqitje me fanellën e Goteborg. https://twitter.com/dplus_sportSE/status/1779496004888449110
Skuadra e Rizesporit është duke fituar minimalisht 1:0 ndaj Antalyasporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Turqisë. Golin për 1:0 e ka shënuar futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Altin Zeqiri, shkruan LIG Sport Zeqiri shënoi një gol nga afërsia për t’ia dhënë epërsinë skuadrës së tij pas një asisti të bukur nga bashkëlojtari i tij, Olaëoyin. Ky ishte goli i katërt i lojtarit “dardan” në Superligë. Ai poashtu ka bërë edhe pesë asiste këtë edicion. https://twitter.com/kosovarfootball/status/1779504823429132289
Ilkay Gundogan ishte pjesë e Manchester Cityt sezonin e kaluar, kur kjo e fundit fitoi tripletën. Një postim në rrjetet sociale ka bërë që futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë të bëjë një reagim duke treguar se ende simpatizon Manchester Cityn edhe pse vesh fanellën e Barcelonës, shkruan LIG Sport Një faqe ka bërë dallimin mes paradës së tripletës të Cityt dhe të Athletic Bilbaos – që fitoi Copa del Rey javën e kaluar. Reagimi i Gundoganit është epik. Ai publikoi disa foto që tregon se edhe në paradën e Cityt morën pjesë një numër i madh tifozësh dhe jo si…
Skuadra e Inter Miamit ka shënuar një fitore të madhe në MLS, java e tetë – pasi mposhti 2:3 Sporting Kansas Cityn. Në këtë ndeshje gol shënoi edhe ylli i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, shkruan LIG Sport Pikërisht Messi dhe sigurimi i tij ishin protagonist të një momenti ku gjyqtari i ndeshjes u dashtë ta ndërpriste takimin për pak sekonda. Një tifoz u fut në fushë për ta takuar Lionel Messin, sigurimi i tij tashmë i njohur e pa nga larg futjen e tifozit dhe filloi të vraponte në fushë. Ndoshta një reagim i tepruar nga sigurimi, por kështu…