Author: Admin
Skuadra e Inter Miamit ka shënuar një fitore të madhe në MLS, java e tetë – pasi mposhti 2:3 Sporting Kansas Cityn. Në këtë ndeshje gol shënoi edhe ylli i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, shkruan LIG Sport Fituesi i Kupës së Botës realizoi një nga golat më të bukur në karrierë, nga distanca me një goditje tejet të fortë ai mposhti portierin kundërshtar. Messi në këtë ndeshje regjistroi edhe një asist të bukur te goli i shënuar nga bashkëlojtari i tij, Gomez. Kujtojmë që gjatë këtij sezoni, Lionel Messi ka zhvilluar pesë ndeshje në MLS, ka shënuar pesë gola…
Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore ndaj Cadizit në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në La Liga. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Portugalisë, Joao Felix, shkruan LIG Sport Barcelonën nga barazimi e shpëtoi portieri i Kombëtares së Gjermanisë, Ter Stegen. Ter Stegen priti në mënyrë përfekte një goditje nga distanca të futbollistit kundërshtar. Kjo pritje po diskutohet shumë në rrjetet sociale, një reagim fantastik nga portieri gjerman. https://twitter.com/TerStegenOut/status/1779250011680702844
Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e epërsisë ndaj Cadizit, në ndeshjen e javës së 31-të në La Liga. Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Portugalisë, Joao Felix, shkruan LIG Sport Felix shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 38’të. Portugezi realizoi me stilin “rovershatë”. https://twitter.com/JumanjiFCB/status/1779233349552283832
Skuadra e Real Madridit ka shënuar gol ndaj Mallorcas në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në La Liga. Golin për 1:0 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Francës, Tchouameni, shkruan LIG Sport Tchouameni shënoi një supergol nga distanca duke e mposhtur portierin serb të Mallorcas. https://twitter.com/totalcristiano/status/1779201382534222181 t
Fituesi i Big Brother Vip Kosova, Lumbardh Salihu është i pranishëm në stadiumin e Mallorcas për ta shikuar ndeshjen ndaj Real Madridit. Para se të fillonte ky takim, ish-lojtari i Llapit mori një dhuratë nga legjenda e futbollit spanjoll, shkruan LIG Sport Ishte Aritz Aduriz, ish-sulmuesi i Athletic Bilbaos që i dha një dhuratë Lumbardh Salihut. Kujtojmë që eksperienca e Lumbardhit është falë fitores në një lojë nga Vllau i Madh sa ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova. https://twitter.com/aestheticarch66/status/1779194468312232075
Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore të thellë 5:1 ndaj Lutonit në ndeshjen e javës së 33-të në Premier League. Gol në këtë ndeshje shënoi edhe mbrojtësi i Kombëtares së Kroacisë, Jasko Gvardiol, shkruan LIG Sport Gvardiol shënoi supergol me këmbën e tij të djathtë ndaj Lutonit, duke i treguar të gjithëve se edhe shënimi ndaj Real Madridit nuk ishte thjeshtë rastësti. Me këtë fitore, Manchester City merr kreun e tabelës në Premier League me 73 pikë, dy më shumë se Liverpooli dhe Arsenali (71), por që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluara. https://twitter.com/Priceless_MCI/status/1779176032785912242
Skuadra e Brightonit ka barazuar rezultatin ndaj Burnleyt në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Premier League. Golin e barazimit e shënoi Aro Muric, portieri i Kombëtares së Kosovës, i cili shënoi në portën e tij, shkruan LIG Sport Muric nuk arriti ta ndalte pasimin e bashkëlojtarit të tij dhe topi shkoi në rrjetë. Ky ishte gabimi i dytë skandaloz nga Muric në Premier League brenda pak ditëve. https://twitter.com/EPLIndex/status/1779174439000703106
Skuadra e Mainzit shënoi një fitore ndaj Hoffenheimit me rezultatin 4:1 në javën e 29-të në Bundesliga. Gol në këtë ndeshje shënoi edhe lojtari shqiptar, Brajan Gruda, shkruan LIG Sport Gruda shënoi me kokë në minutën e 63’të, pas një asisti nga Burkardt. Ky ishte goli i tretë i sulmuesit shqiptar në Bundesliga këtë sezon. Gruda poashtu ka bërë edhe dy asiste me fanellën e Mainzit. https://twitter.com/FootballReprt/status/1779161525506162914
Skuadra e Newcastle United është duke fituar 3:0 ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Premier League. Dy gola në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi i Kombëtares së Suedisë, Alexander Isak, shkruan LIG Sport Isak shënoi dy gola tejet të bukur me fanellën e Newcastle në stadiumin “St James Park”. Me këto dy gola, Isak shkon në kuotën e 17 shënimeve këtë sezon në Premier League, vetëm dy më pak se golashënuesi më i mirë momental Erling Haaland (19). Kujtojmë që gol në këtë ndeshje shënoi edhe lojtari anglez, Gordon. ALEXANDER ISAK AT THE DOUBLE…
Ibrahim Dresevic është duke shkëlqyer në elitën e futbollit japonez, pas transferimit te skuadra Machida. Qendërmbrojtësi dardan e ka realizuar edhe golin e dytë personal këtë edicion, teksa shëoi përballë Vissel Kobes në humbjen e skuadrës së tij 1-2. 27-vjeçari pranoi një top në zonë sikur të ishte një sulmues dhe me një veprim të bukur realizoi golin e nderit për Machidan që u mposht para adhuruesve të vet 1-2. Për qendërmbrojtësin e Kosovës ky ishte goli i dytë në elitën e futbollit japonez, pasi ai shënoi edhe në xhiron e katërt në fitoren 1-2 ndaj Hokkaido. 🇯🇵 Ibrahim Dresevic…