Author: Admin
Conor Callagher, Trevoh Chalobah, Ian Maatsen dhe Armando Broja janë 4 emrat që pritet të shiten nga Chelsea këtë verë në mënyrë që klubi të shmangë poblemet financiare. Gazetari Nizaar Kinsella ka shkruar një artikull për “The Standard”, ku thotë se sulmuesi shqiptar ia ka bërë të qartë bluve të Londrës se do të marrë kohën e tij për të vendosur të ardhmen. Sipas po të njëjtit burim, Broja synon një skuadër të nivelit të lartë për të kryer lëvizjen e tij të radhës në karrierë. “Broja do të synojë lart për lëvizjen e tij të radhës. Ai nuk do…
Granit Xhaka është “sfiduar” me pesë pytje jo të zakonshme nga faqja zyrtare e Bundesligës. Mes pyetjeve të tjera, ylli nga Kosova iu kërkua të tregonte tre vendet e tij të preferuara në të cilat ka kaluar pushimet. Xhaka përmendi të parën Prishtinës, kurse dy vendet tjera ishin Turqia dhe Meksika. Mesfushori i Bayer Leverkusenit u pyet edhe se kush janë dy ish-lojtarë me të cilët do të donte të kishte luajtur përkrah tyre. “Xabi Alonso dhe Zinedine Zidane”, ishtë përgjigja e reprezentuesit të Zvicrës. “Familja ime”, ishte përgjigja e tij kur iu kërkua të thoshte një këshillë që i…
Jetmir Topalli është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Manisa po luan në shtëpi përballë Eyupspor. Sfida e vlefshme për javën e 30-të të Ligës së Parë turke, është momentalisht 2-2. Topalli është ai që shënoi golin e parë për të tijët, duke çuar sfidën në 1-2. Sulmuesi shqiptar lëvizi mjaft mirë me topin dhe nga 1 kënd tepër i vështirë ia doli të shënonte një gol mjaft të bukur në minutën e 32’ të sfidës. Për 26-vjeçarin nga Kaçaniku, ky është goli i 5-të sezonal, me sulmuesin që numëron edhe 5 asistime. 🇹🇷 Goal: Jetmir Topalli |…
Komisioni Disiplinor dhe Etikës – Shkalla e Parë, ka përjashtuar nga garat klubin e Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit. Ky vendim ka ardhur pasi dy klubet e Ligës së Parë, janë vertetuar se kanë kurdisur ndeshjen e javës së kaluar, ku Vllaznia kishte fituar me rezultat 4-3. FFK-ja ka “treguar muskujt” me këtë vendim edhe pse sezonin e kaluar një gjë e tillë (kurdisje) kishte ndodhur në ndeshjen mes Ferizajit dhe Dukagjinit në Superligë.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat U21, Adrion Pajaziti është shpallur “lojtari i muajit” në Premier League 2. Pajaziti këtë çmim e fitoi falë paraqitjeve fantastike gjatë muajit të kaluar, shkruan LIG Sport 21-vjeçari gjatë muajit mars shënoi pesë gola dhe bëri katër asiste. Në total gjatë këtij sezoni në Premier League 2 me fanellën e Fulhamit, Pajaziti ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asiste. https://twitter.com/PLYouth/status/1778710521081938057
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka thënë se do të dëshironte ta mposhte Kroacinë. Duke folur për “Sport Elite” në RTK, futbollisti i Rubin Kazan ka thënë se mezi e pret takimin me kombëtaren tjetër ballkanase në Gjermani. “Këta kundërshtarë janë shumë të vështirë, por besoj që do të kemi edhe ne mundësitë e tona. Unë do të doja ta mposhtim Kroacinë. Ndërsa shpresoj për barazime me Italinë e Spanjën. Mezi pres të takohemi me Kroacinë, sepse kam disa shokë atje pasi kam luajtur atje”, ka thënë ai. “Shpresoj t’i kalojmë sa më mirë këto ndeshje që i kemi…
Fituesi i Big Brother Vip për sezonin 2023/24, Lumbardh Saliu është që disa ditë në Majorka të Spanjës. Salihu takoi sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin, ky I fundit ishte duke bërë stërvitje me klubin e tij, Mallorca, shkruan LIG Sport Faqja zyrtare e La Ligas, ka publikuar një video në rrjetet sociale të ish-lojtarit të Llapit dhe skuadrave tjera europiane, Lumbardh Salihut. Djaloshi nga Vitia tregon aftësitë e tij me topin, duke i lënë përshtypje të mirë adminit të faqes zyrtare të futbollit spanjoll. La Liga publikon video të ish-futbollistit të Llapit, magjepsen me aftësitë e ish-lojtarit kosovar…
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj të hënën e kaluar përjetoi tmerrin, pasi Ferrari i tij i ri mori flakë. Ai ishte së bashku me vjehrrin e tij, ku paprimtas makina mori flakë, shkruan LIG Sport Tre personat që ishin në Ferrari përfshi edhe mbrojtësin e Lazios arritën të dilnin me kohë, duke mos pësuar asnjë lëndim. “Makina u përfshi papritur në flakë, për fat të mirë askush nuk u lëndua. I shpëtuam rrezikut. Duhet të jetë ndonjë problem fabrike”, u shpreh mbrojtësi shqiptar për Messaggero. Kujtojmë që lojtari “kuqezi” është një koleksionues i madh i makinave të shtrenjta.…
Mbrëmë përfunduan katër ndeshjet e para çerekfinale në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të UEFA-s, Europa League. Sofa Score, faqja e njohur statistikore ka publikuar formacionin e javës nga këto katër ndeshje, shkruan LIG Sport Në këtë 11-she më të mirë janë dy lojtarë shqiptarë. Granit Xhaka ka zënë vendin në këtë formacionin më të mirë me notën 8.6, vetëm bashkëlojtari i tij te Leverkuseni, Hofmann e ka notën më të lartë në këtë 11-she më të mirë. Në këtë formacion është edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti. Gjimshiti dhe skuadra e tij mposhti Liverpoolin midis “Anfield”…
Skuadra e Bayer Leverkusenit nuk e ka ndërmend të ndalet së fituari, ana gjermane mbrëmë mposhtën 2:0 West Hamin në ndeshjen e parë çerekfinale në UEFA Europa League. Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka zhvilloi një ndeshje fantastike kundër ekipit nga Premier League, shkruan LIG Sport Dhe sipas faqes së njohur statistikore “Sofa Score”, lojtari shqiptar ishte më i miri në fushë, duke u vlerësuar me notën 8.6. Xhaka luajti gjithë ndeshjen, duke prekur 157 herë topin, duke bërë 136 pasime nga 144 tentime (94% saktësi). Bëri 2 pasime të rëndësishme dhe 3 topa të gjatë. Goditi dy herë…