Author: Admin
Mirlind Daku shkëlqeu në ndeshjen e fundjavës, ku ekipi i tij Rubin Kazan luajti përballë Akhmat Grozny në kampionatin rus. Bomberi i Kombëtares shqiptare asistoi 1 gol dhe shënoi 1 tjetër, në ndeshjen që përfundoi 2-1. Kështu Daku tregon që është kthyer në një nga pikat kycce për ekipin rus. Gjithashtu, kjo paraqitje e shqiptarit është shpërblyer. Sulmuesi me origjinë nga Gjilani është bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës, në rreshtimin 4-3-3. Kujtojmë që 26-vjeccari deri më tani ka shënuar 5 gola, teksa edhe ka asistuar në 2 të tjerë.
Florian Marku mbrëmë në stadiumin O2 Arena në Londër pësoi humbjen e parë në karrierë ndaj Chris Kongos. Për këtë meç dhe për boksierin shqiptar për herë të parë ka reaguar Haxhi (Robin) Krasniqi, shkruan LIG Sport Krasniqi ndjen keqardhje për humbjen e parë në boksin profesionist të Florian Markut. Ai thotë se boksierin shqiptar e penalizuan goditjet mbrapa kokës dhe heqjet e pikëve që mori nga gjyqtari kryesor. “Goditjet mbrapa kokës janë shumë të patolerueshme dhe ndëshkuese. Edhe pse në raundet e para boksoi fortë, por u ndëshkua nga goditjet mbrapa kokës”, ka shkruar Haxhi Krasniqi
Lindon Selahi u shfaq protagonist këtë fundjavë në Kroaci, në ndeshjen që ekipi i tij Rijeka fitoi në transfertë 3-0 përballë Rudes. Selahi ishte autori i golit të 3-të për të tijët. Pas një topi të kthyer nga një goditje këndi, Selahi gjuajti nga hyrja e zonës, duke realizuar një gol mjaft të bukur në minutën e 63’ të sfidës. Me këtë gol, mesfushori i Kombëtares shqiptare vulosi fitoren e ekipit të tij. Gjithashtu, kjo rrjetë e tundur nga 25-vjeçari është shpërblyer. Mesfushori kuqezi është bërë pjesë e formacionit të javës në elitën e futbollit kroat, ku me notën 7.5…
Florian Marku ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale në lidhje me humbjen ndaj Chris Kongos mbrëmë në O2 Arena në Londër. Boksieri shqiptar pësoi humbjen e parë në karrierë në boksin profesionist, dhe këtë meç ai e humbi me vendim të gjyqtarëve, shkruan LIG Sport Përmes rrjeteve sociale, Marku ka bërë një reagim – ku fillimisht thotë se nuk ka qenë në një pozitë të tillë që një kohë të gjatë dhe falënderon gjithë tifozët e pranishëm në stadiumin O2 Arena. ”Faleminderit Zotit për gjithçka si në fitore ashtu edhe në humbje. Kam shumë vite pa përjetuar…
Futbollisti i Barcelonës, Inigo Martinez ka bërë një gjest që nuk do t’i pëlqej asnjë tifozi të futbollit. Ai mori disa ofendime nga një tifoz me të dalë nga seanca stërvitore, shkruan LIG Sport Martinez ndali veturën dhe doli për ta goditur tifozin, por më pas pa kamerat që janë duke xhiruar dhe vetëm ia tha disa fjalë të ashpëra atij. 32-vjeçari te Barcelona erdhi me parametra zero nga Athletic Bilbao. Gjatë këtij sezoni në La Liga ai ka zhvilluar 15 ndeshje. 🇪🇸😡 Barcelona defender Íñigo Martínez was very upset after an individual insulted him when he left the training…
Stadiumi i vjetër i Arsenalit ishte në Highbury, Londër, e cila ishte shtëpia e “Topçinjëve” midis 6 shtatorit 1913 dhe 7 majit 2006. Ai njihej gjerësisht si “Highbury” për shkak të vendndodhjes së tij dhe iu dha pseudonimi si “Shtëpia e futbollit”. Kapaciteti i stadiumit ishte rreth 38 mijë ulëse. Kishte shumë kërkesa që ky stadium të zgjerohej, por ishte anuluar vendimi dhe prandaj klubi vendosi të ndërtonte një stadium të ri, tashmë të quajtur “Emirates”, shkruan LIG Sport Në vendin ku ishte stadiumi i famshëm, tashmë janë ndërtuar disa apartmente, por arkitektët e kanë dizajnuar aq mirë sa që…
Manchester City dhe Arsenali zhvilluan derbin por duke e mbyllur pa gola në kuadër të javës së 30-të në Premier League. Një moment interesant është kapur nga tifozët, ku futbollisti i Kombëtares së Portugalisë, Bernardo Silva afrohet te Mikel Arteta dhe ia dëgjon udhëzimet që po ia jepte lojtarëve të tij, shkruan LIG Sport Ndeshja mbrëmë ishte shumë e mërzitur she pagola, ndoshta dy trajnerët kanë përdorur taktikën e njëjtë. Këtij rezultati ishte vetëm skuadra e Liverpoolit që iu gëzua, pasi tani është lider i ri i Premier League. Bernardo listening to Arteta’s tactics😂. pic.twitter.com/NtF6l4uWkg — foland (fan) (@propsMCFC) March…
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është futur në formacionin e javës në Ligue 1 të Francës. Ylli kosovar zhvilloi një super ndeshje me fanellën e Lille në derbin ndaj Lensit, ku e fituan me rezultatin 2:1, shkruan LIG Sport Zhegrova në këtë ndeshje realizoi dy gola të bukur dhe luajti deri në minutën e 77’të. Preku 42 herë topin, bëri 15 pasime të sakte dhe u vlerësua me notën 8.2. Lojtari “Dardan” gjatë këtij sezoni në Ligue 1 në Francë ka shënuar pesë gola dhe ka bërë pesë asiste.
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric ka zënë vend në formacionin e javës në Premier League. Muric ishte fantastik në barazimin e Burnleyt ndaj Chelseat në “Stamford Bridge” (2:2) duke bërë pritje fantastike, shkruan LIG Sport Portieri kosovar bëri 11 pritje në këtë takim të javës së 30-të në Premier dhe kështu zë vend në formacionin nga Sofa Score. Kjo është hera e parë që Muric e sheh vetën te 11-shja më e mirë në top ligën europiane. Muric nuk ishte i vetëm që kishte notën 10-të në këtë javë, bashkë me të u notua edhe lojtari i Bluve…
Manchester City dhe Arsenali zhvilluan derbin por duke e mbyllur pa gola në kuadër të javës së 30-të. Momenti interesant ishte pas ndeshjes, mes Pep Guardiola dhe Jack Grealish, i cili ishte futur në fushë në minutën e 61-të. Guardiola duket se nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si i kryente detyrat e caktuara dhe pas fishkëllimës së fundit, ai i shpjegoi me ashpërsi anglezit se çfarë kishte bërë gabim. Skuadra e Jurgen Klopp tani është dy pikë përpara Arsenalit dhe tre pikë përpara Manchester Cityt. Maç sonu Pep Guardiola ve Jack Grealish 👀pic.twitter.com/FYUJU3cN9F — TRT Spor (@trtspor) April…