Author: Admin
Skaudra e West Ham United është duke luajtur ndeshjen ndaj Newcastle United, e vlefshme për javën e 30-të në Premier League. Golin për 1:2 e shënoi Mohammed Kudus në fundin e pjesës së parë, shkruan LIG Sport Lojtari i “The Hammers” u afrua te mbledhësi o topave që zakonisht janë talentët e akademisë dhe ia kërkoi karrigen për të festuar. Por, djaloshi i tha “jo” dhe kjo u duartrokit nga tifozët e pranishëm në stadiumin “St. James Park”. Kujtojmë që festimin me karrige, futbollisti i Kombëtares së Ganës e bëri të njohur gjatë ndeshjes çerekfinale ndaj Freiburgut në UEFA Europa…
Merkatoja e verës për Mario Mitaj do të jetë mjaft e zhurmshme dhe e “nxehtë”. Talenti i kombëtares falë paraqitjeve me kuqezinjtë dhe me Lokomotivën e Moskës ka përfunduar në radarin e shumë ekipeve të tjera. Juventusi është skuadra e cila ka nisur të bëjë hapa konkret drejt mbrojtësit të kombëtares. Në dy miqësoret e zhvilluara jatë këtij muaji, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” e vëzhguan nga afër Mitajn dhe sipas mediave italiane kanë mbetur të kënaqur nga 20-vjeçari. Sipas ‘Tuttosport’ bëhet me dije se italianët kanë nisur edhe kontaktet e para me skuadrën ruse. Kjo e fundit kërkon të…
Federata Italiane e Futbollit ka mbajtur më datë 28 mars 2024 mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, i cili ka marrë disa vendime të rëndësishme. Një nga pikat e diskutuara në rendin e ditës ishte edhe ndryshimi i rregullave që lidhen me regjistrimin e futbollistëve ekstra komunitar për sezonin 2024-2025 në vendin fqinj. Në lidhje me këtë çështje Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që duke filluar nga sezoni i ardhshem t’i konsiderojë lojtarët shqiptarë si vendas dhe jo të huaj. Në lidhje me këtë ndryshim shumë të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Itali dhe jo vetëm, FSHF dhe në veçanti Presidenti…
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova mbrëmë shënoi dy gola në fitoren e Lille 2-1 ndaj Lensit në ndeshjen e javës së 27-të në Ligue 1. Lojtari kosovar realizoi dy gola tejet të bukur duke treguar formën e tii fantastike gjatë këtij sezoni, shkruan LIG Sport Ai festonte golat në mënyrë interesante, duke cakërruar gotat dhe duke u bërë kinse po pi diçka me bashkëlojtarët e tij. Të gjithë menduan se ndoshta është ndonjë got alkooli, por lojtari kosovar pas ndeshjes tregoi se kjo bëhet fjalë për makiato ose espresso, pra për kafe. 😂 Les explications d’Edon Zhegrova sur…
E diela në “O2 Arena” të Londrës do rikthejë në ring Florian Markun. Boksieri shqiptar do përballet me Chris Kongo më 31 mars në peshën deri në 66.7 kilogramë, teksa në ring dueli do jetë me 12 raunde. Përpara ndeshjes Marku foli për “Sky Sport” ku tha se kundërshtari duhet ta hedhë “Knock Out” në tapet pasi nuk ka ndërmend të dorëzohet. “Ai tregoi mungesë respekti ndaj meje. Ai erdhi sikur të isha askushi, më ndërpreu intervistën dhe e shtyva”, ka thënë Marku. “Ai pëlqen të ngacmojë njerëzit. Por nëse e ngacmojmë atë, ai do të ndalet. Tani ai ka…
Edon Zhegrova ka shkëlqyer në fitoren me rezultat 2-1 të Lille në derbi ndaj Lens, ku ka shënuar dy gola. Sulmuesi ynë e nisi nga minuta e për në derbi ndaj Lens, ku që në start zhbllokoi ndeshjen. Zhegrova c’est trop mon football. pic.twitter.com/3ldAOVy5nM — NassB (@NassB451) March 29, 2024 Një paraqitje shumë e mirë e yllit të Kosovës për Lille, ku me notën 8.2 nga SofaScore u vlerësua si lojtar i ndeshjes. Ai kishte katër gjuajtje në total, ndërsa nga 17 pasime, 15 prej tyre i kishte të sakta. Po ashtu ai kishte një harkim të saktë në zonë,…
Skuadra e Lille ka shënuar golin e dytë në ndeshjen derbi ndaj Lensit, e vlefshme për javën e 27-të në Ligue 1 të Francës. Golin për 2:0 e shënoi anësori i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, shkruan LIG Sport Zhegrova shënoi një gol të bukur me këmbën e tij të djathtë. Kujtojmë që futbollisti “Dardan” shënoi edhe golin e parë në këtë ndeshje. Edon Zhegrova #LOSCRCL pic.twitter.com/xpPeCxmz6c— 94 (@ilColonel) March 29, 2024
Edon Zhegrova ka shënuar një gol tejet të bukur në ndeshjen mes Lille dhe Lens e vlefshme për javën e 27-të në Ligue 1. Futbollisti i Kombëtares së Kosovës shënoi një gol tejet të bukur për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij në minutën e 10’të, shkruan LIG Sport Zhegrova pranoi një top fantastik nga bashkëlojtari i tij, Nabil Bentaleb dhe realizoi një gol të bukur për rezultatin 1:0. Në 39 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, Zhegrova ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 9 asiste. Edon Zhegrova 🇽🇰 pic.twitter.com/CfbR4dr5A3— Embou (@Embou13) March 29, 2024
Ish-sulmuesi i Kombëtares së Francës, Karim Benzema ka humbur një penallti në Ligën Profesionale të Arabisë Sadite. Benzema kishte mundësi ta kalonte klubin e tij, Al Ittihad në epërsi në minutën e 20’të ndaj Al Feiha, shkruan LIG Sport Por, ish-lojtari i Real Madridit gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke mbetur kështu me zero gola gjatë vitit 2024. Kujtojmë që jemi në muajin e Ramazanit dhe ne jemi mësuar ta shohim Benzeman duke shënuar gola në ndeshjet e UEFA Champions League e jo të gaboj në 11-metërsha. Gjatë këtij sezoni me klubin arab, Benzema ka shënuar 9 gola…
Pas ndeshjeve të Kombëtares ndaj Kilit dhe Suedisë, Redi Jupi ka analizuar lojën dhe lëvizjet e Silvinjos në këto dy ndeshje. Jupi, në një intervistë për “Panorama Sport”, nuk ngurron të ndërtojë edhe formacionin ideal kuqezi, sipas tij. Legjenda e futbollit shqiptar me qëllim apo pa, ka larguar gjithë kosovarët në formacioni, shkruan LIG Sport Ai preferon që në Euro 2024, Shqipëria të luaj pa lojtarë nga Kosova. Madje e ka larguar edhe lojtarin më të mirë që ka Shqipëria, Ylber Ramadanin dhe në vend të tij ka futur mbrojtësin Mario Mitaj. Te Procesi Sportiv jeni shprehur se do të…