Author: Admin
Stadiumi i vjetër i Arsenalit ishte në Highbury, Londër, e cila ishte shtëpia e “Topçinjëve” midis 6 shtatorit 1913 dhe 7 majit 2006. Ai njihej gjerësisht si “Highbury” për shkak të vendndodhjes së tij dhe iu dha pseudonimi si “Shtëpia e futbollit”. Kapaciteti i stadiumit ishte rreth 38 mijë ulëse. Kishte shumë kërkesa që ky stadium të zgjerohej, por ishte anuluar vendimi dhe prandaj klubi vendosi të ndërtonte një stadium të ri, tashmë të quajtur “Emirates”, shkruan LIG Sport Në vendin ku ishte stadiumi i famshëm, tashmë janë ndërtuar disa apartmente, por arkitektët e kanë dizajnuar aq mirë sa që…
Manchester City dhe Arsenali zhvilluan derbin por duke e mbyllur pa gola në kuadër të javës së 30-të në Premier League. Një moment interesant është kapur nga tifozët, ku futbollisti i Kombëtares së Portugalisë, Bernardo Silva afrohet te Mikel Arteta dhe ia dëgjon udhëzimet që po ia jepte lojtarëve të tij, shkruan LIG Sport Ndeshja mbrëmë ishte shumë e mërzitur she pagola, ndoshta dy trajnerët kanë përdorur taktikën e njëjtë. Këtij rezultati ishte vetëm skuadra e Liverpoolit që iu gëzua, pasi tani është lider i ri i Premier League. Bernardo listening to Arteta’s tactics😂. pic.twitter.com/NtF6l4uWkg — foland (fan) (@propsMCFC) March…
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është futur në formacionin e javës në Ligue 1 të Francës. Ylli kosovar zhvilloi një super ndeshje me fanellën e Lille në derbin ndaj Lensit, ku e fituan me rezultatin 2:1, shkruan LIG Sport Zhegrova në këtë ndeshje realizoi dy gola të bukur dhe luajti deri në minutën e 77’të. Preku 42 herë topin, bëri 15 pasime të sakte dhe u vlerësua me notën 8.2. Lojtari “Dardan” gjatë këtij sezoni në Ligue 1 në Francë ka shënuar pesë gola dhe ka bërë pesë asiste.
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric ka zënë vend në formacionin e javës në Premier League. Muric ishte fantastik në barazimin e Burnleyt ndaj Chelseat në “Stamford Bridge” (2:2) duke bërë pritje fantastike, shkruan LIG Sport Portieri kosovar bëri 11 pritje në këtë takim të javës së 30-të në Premier dhe kështu zë vend në formacionin nga Sofa Score. Kjo është hera e parë që Muric e sheh vetën te 11-shja më e mirë në top ligën europiane. Muric nuk ishte i vetëm që kishte notën 10-të në këtë javë, bashkë me të u notua edhe lojtari i Bluve…
Manchester City dhe Arsenali zhvilluan derbin por duke e mbyllur pa gola në kuadër të javës së 30-të. Momenti interesant ishte pas ndeshjes, mes Pep Guardiola dhe Jack Grealish, i cili ishte futur në fushë në minutën e 61-të. Guardiola duket se nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si i kryente detyrat e caktuara dhe pas fishkëllimës së fundit, ai i shpjegoi me ashpërsi anglezit se çfarë kishte bërë gabim. Skuadra e Jurgen Klopp tani është dy pikë përpara Arsenalit dhe tre pikë përpara Manchester Cityt. Maç sonu Pep Guardiola ve Jack Grealish 👀pic.twitter.com/FYUJU3cN9F — TRT Spor (@trtspor) April…
Skuadra e Paris Saint-Germain arriti fitore 2:0 në derbin e javës së 27-të në Ligue 1 ndaj Marseille. Edhe pse me një lojtar më pak në fushë qysh nga minuta e 40’të, kampionët aktual arritën fitore në “Velodrome”, shkruan LIG Sport Në minutën e 64’të, Luis Enrique largoi nga loja sulmuesin më të mirë të PSG-së, Kylian Mbappe. Kur lojtari francez e pa numrin e tij, s’mund t’i besonte syve dhe tunde kokën. Kjo nuk është hera e parë që trajneri spanjoll e largon nga loja Mbappen dhe arsyeja e tij është që klubi duhet të mësohet pa sulmuesin francez.…
Chris Kongo mposhti Florian Markun në stadiumin “O2 Arena” në Londër, duke ia shkaktuar humbjen e parë boksierit shqiptar. Me vendim të gjyqtarëve pas 10 raundeve, Kongo u shpall fitues në këtë mbrëmjë, shkruan LIG Sport Pas meçit, Kongo foli për “Sky Sport Boxing” dhe tregoi se sa e vështirë ishte përballja ndaj boksierit shqiptar. “Unë besova, i besova punës, gjithçka që duhet të bësh është të besosh. Vitin e kaluar mora një humbje, por kjo nuk do të më pengonte të qëndroja në palestër dhe të punoja e të punoja. E dija se një ditë do të shpërblehej. Ia…
Boksieri shqiptar, Florian Marku është mposhtur ndaj Chris Kongos në O2 Arena në Londër. Një numër i madh tifozësh ishin të pranishëm në stadium për ta përkrahur boksierin nga Lushnja e Shqipërisë, shkruan LIG Sport Florian Marku ishte shumë më i mirë se kundërshtari i tij, sidomos në katër raundet e para. Por, në raundet e fundit, boksierit shqiptar iu larguan disa pikë nga gjyqtarët për shkak të goditjeve mbrapa kokës, dhe kështu e humbi meçin. Tre gjyqtarët kryesor dhanë pikë maksimale për Chris Kongon: 96-94, 96-93 dhe 98-92 Kujtojmë që kjo ishte humbja e parë e Markut në boksin…
Skuadra e Real Betis nuk ka arritur të marr ndonjë rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Gironas e vlefshme për javën e 30-të në La Liga. Mysafirët u mposhtën me rezultatin 3:2, në një ndeshje tejet interesante, shkruan LIG Sport Isco ishte lojtari i ndeshjes edhe pse skuadra e tij u mposht në fund me golin e veteranit, Stuani. Një video e publikuar në rrjetet sociale po bën xhiro, ku shihet ish-lojtari i Real Madridit duke i bërë “rrotë” lojtarët kundërshtarë. https://twitter.com/Football__Tweet/status/1774457047632826857
Skuadra e Hartberg u mposht 0:3 ndaj Rapid Vienna-s në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Bundesligan e Austrisë. Ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj bëri një gjest të turpshëm pasi u ndëshkua me karton të kuq, shkruan LIG Sport #HTBSCR Na da bin ich mal gespannt wieviele Spiele sperre er für die Geste bekommt @OEFBL pic.twitter.com/XdDKRlbG5H — Scr1991 (@patrickscr91) March 31, 2024 Avdijaj duke u larguar nga fusha u drejtua te lojtarët dhe tifzoët kundërshtarë duke prekur organin gjenital. Ky gjest nuk i ka pëlqyer askujt dhe tashmë lojtari kosovar është në qendër të vëmendjes nga…