Author: Admin

Robin Krasniqi ka konfirmuar planin e tij për të rikthyer në ring në një ndeshje të ardhshme që pritet të mbahet më 4 maj të këtij viti. Pritja për të zbuluar kundërshtarin e Krasniqit ka nisur, pasi ai paralajmëroi fansat dhe ndjekësit e tij se do ti japë njoftimin përballë kujt do të luftojë në një datë të mëvonshme. Detajet rreth ndeshjes pritet të shpallen nga vetë Krasniqi, i cili i informoi ndjekësit e tij për datën përmes një deklarate të shkurtër dhe të drejtpërdrejtë. “Te dashur miq dhe shokë, ndeshja ime e radhës do të jetë më 4 maj…

Read More

Amir Rrahmani vlerësoi paraqitjen e Kosovës në miqësoren me Hungarinë. Kapiteni dardan foli për emisionin “Dardanët” në SuperSport 3, duke zbuluar edhe kërkesat e teknikut të ri Franco Foda. “Lojë interesante, shumë e mirë, sidomos në pjesën e parë. I ndalëm hungarezët dhe krijuam disa aksione të rrezikshme. Goli na prishi planet në të dytën, por nuk duhet ta humbnim toruan dhe të merrnim aq kundërsulme. Në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë. Trajneri? Po provojmë të bëjmë lojën që kërkon trajneri i ri. Është vetëm ndeshja e dytë. Dhe patëm përballë një kundërshtar shumë të fortë. Po mundohemi të bëjmë…

Read More

Zvicra ka kaluar në epërsi ndaj Irlandës në miqësoren që po zhvillohet në stadiumin “Aviva Stadium”. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që Helvetikët ishin më këmbëngulës me kalimin e minutave. Ishte minuta e 24-të e takimit, kur Xherdan Shaiqiri realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, duke çuar topin në shtyllën e majtë të portierit kundërshtar. Me gjasë kjo ndeshje do të ketë më shumë gola, me lojtarë që synojnë të tregojnë formë të mirë. https://twitter.com/LeroyPrince77/status/1772725250108620964

Read More

Kombëtarja e Kosovës u mposht 2-0 ndaj Hungarisë në ndeshjen e zhvilluar në “Puskas Arena”. Në këtë stadium të pranishëm kishte edhe skautë nga shumë klube europiane, shkruan LIG Sport Madje kishte edhe nga skuadra e madhe angleze, Manchester City – të cilët janë interesuar për t’i përcjellur disa lojtarë. Nuk dihet saktë se për kë ishin të pranishëm skautët e Manchester Cityt, por dikush nga Kosova mund t’i ketë lënë aspekt pozitiv. Kujtojmë që kjo ishte humbja e parë e Kosovës nën menaxhimin e trajnerit gjerman, Franco Foda.

Read More

Lënia jashtë e Mirlind Dakut nga trajneri Sylvinho për dy miqësoret me Kilin dhe Suedinë është kthyer në një temë të ‘nxehtë’ nëpëer studio televizive. Gjithashti flitet shumë nëse do të jetë në listën e Sylvinhon për Euro 2024 apo jo. Në lidhje me këtë ka folur fituesi i Big Brother Vip Kosova, Lumbardh Salihi. Ky i fundit ka theksuar se Daku ka një mentalitet shumë të fortë dhe lojtarë si ai janë të pazëvendësueshëm dhe që i duhen kombëtares shqiptare në Euro 2024. Ndër të tjera ka theksuar se sulmuesi jep zemrën në fushë dhe kjo motivon akoma më…

Read More

Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Manchester Cityt, Samir Nasri ka bërë një koment në lidhje me muajin e shenjtë të Ramazanit. Ai thotë se trajnerët e skuadrave nuk kanë nevojë t’i pyesin lojtarët nëse kanë Ramazan apo jo, shkruan LIG Sport Reagimi i plotë i ish-futbollistit francez: “Pse duhet ta dinë trajnerët nëse lojtarët po festojnë Ramazanin? Në kohën time nuk më pyetën ‘a po bën Ramazan apo jo? “Ne jemi në një vend laik, normalisht feja duhet të mbetet në sferën private. A do të shkojë trajneri te katolikët dhe t’i pyesë nëse po bëjnë Kreshmë? Pse nuk u bë…

Read More

Më 11 mars, Antonio Rüdiger postoi një foto të tij duke treguar gishtin tregues të dorës së tij të djathtë drejt qiellit me një urim për muajin e shenjtë të Ramazanit. Të dielën, gazetari Julian Reichelt shkroi në “X” se gjesti i Rüdiger ishte ‘një përshëndetje islamike’ dhe se Mbrojtja e Kushtetutës e quan këtë gjest “gishti IS” dhe e konsideron gishtin tregues si një shenjë të qartë të islamizmit, shkruan LIG Sport Të hënën reaguan si Rüdiger ashtu edhe DFB. Lojtari paraqiti një kallëzim penal kundër Reichelt në zyrën e prokurorit publik të Berlinit për ‘fyerje, shpifje dhe rebelim’…

Read More

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani foli për Supersport pas humbjes minimale me Suedinë. Asllani u shpreh i kënaqur nga loja e zhvilluar, por jo nga rezultati. “Humbëm ndeshjen, por luajtëm mirë. Nga Kili këtu, ishte humor pak i ulët. Sot bëmë një superndeshje. Objektivi është Europiani, po punojmë dhe duhet të luajmë sa më mirë. Gjithmonë duhet të bëj më tepër. Sot bëra një ndeshje të mirë, këto gjera ua lë ju gazetarëve. Mua më intereson si ndihet ekipi. Për mua nuk ka problem moduli. Luaj kudo, sot luajtëm me 3 mesfushor. Unë luaj para mbrojtjes kurse sot luajta ndryshe.…

Read More

Lajm i bujshëm vjen nga Italia, Napoli dëshiron shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismajli. Drejtori sportiv i të kaltërve, Meluso, e njeh mjaft mirë Ismajlin, pasi ka punuar më herët te Empoli dhe ka nisur negociatat me menaxherin e tij. Mbrojtësi 27-vjeçar po mbyll sezonin e tij të tretë te Empoli, ku ka qenë një nga pikat më të forta të prapavijës. Media italiane bëjnë me dije se agjenti i Ismajlit, Serxho Mezi ka qenë disa ditë më parë në ambientet e klubit të Napolit, ku edhe kanë diskutuar mbi mundësitë dhe kushtet e transferimit të mbrojtësit. Pritet…

Read More

Skuadra e Boca Juniors ka shënuar fitore ndaj Central Norte me rezultatin 3:0 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Argjentinës, raundi 1/32. Dy gola në këtë ndeshje i shënoi ish-sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe Napolit, Edinson Cavani, shkruan LIG Sport Golin për 2:0 sulmuesi Cavani realizoi një eurogol në stilin “rovershatë” duke treguar klasin e tij. 37-vjeçari së fundmi në Europë luajti në Valencia, kurse te Boca u transferua si “lojtari i lirë” gjatë vitit 2023. Edinson Cavani scored 2 goals for Boca Juniors in Copa Argentina action last night. El Matador's second goal was marvellous.Miguel Merentiel also scored…

Read More