Author: Admin
Skuadra e Boca Juniors ka shënuar fitore ndaj Central Norte me rezultatin 3:0 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Argjentinës, raundi 1/32. Dy gola në këtë ndeshje i shënoi ish-sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe Napolit, Edinson Cavani, shkruan LIG Sport Golin për 2:0 sulmuesi Cavani realizoi një eurogol në stilin “rovershatë” duke treguar klasin e tij. 37-vjeçari së fundmi në Europë luajti në Valencia, kurse te Boca u transferua si “lojtari i lirë” gjatë vitit 2023. Edinson Cavani scored 2 goals for Boca Juniors in Copa Argentina action last night. El Matador's second goal was marvellous.Miguel Merentiel also scored…
Armando Dobra është treguar edhe njëherë tjetër protagonist te Chesterfield. Lojtari shqiptar ka dhënë dy asist në fitoren e Chesterfield në shifrat 3-0 kundër Boreham. Për shkak të diferencës së madhe së pikëve nga vendi i dytë, 5 javë nga fundi i kampionatit, Chesterfield është shpallur zyrtarisht kampion. Lojtarët kanë festuar së bashku me tifozët, që lanë shkallët e stadiumit dhe u futën në fushën e blertë. Ndërkohë Armando Dobra zgjodhi që të merrte me vete flamurin e Shqipërisë për ta valëvitur mes krenarisë. Dobra ia doli që të shpallej kampion në National League dhe nga sezoni tjetër do të…
Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar fitore ndaj Francës në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin e Lyonit me rezultatin 2:0. Goli i parë në këtë ndeshje u shënua në sekondat e para. Florian Wirtz, futbollisti i Leverkusenit shënoi një supergol në sekondën e shtatë. Golin e dytë për ekipin e Julian Nagelsmannit e realizoi sulmuesi i Arsenalit, Kai Havertz. Lojtari më i mirë në këtë ndeshje padyshim ishte Toni Kroos, i cili u rikthye nga pensionimi për të luajtur me fanellën e Gjermanisë. Ai luajti 89 minuta, bëri një asist dhe preku 143 herë topin. Bëri 121 pasime të sakta…
Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar gol ndaj Francës në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në “Parc Olympique Lyonnais”. Golin për 1:0 e ka shënuar lojtari i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz, shkruan LIG Sport Wirtz shënoi një gol tejet të bukur vetëm pas shtatë sekondave lojë. Futbollisti mori një pasim të bukur nga Toni Kroos dhe realizoi nga largësia për ta befasuar portierin kundërshtar. https://twitter.com/ballonrondfc/status/1771629099699593643
Kombëtarja e Austrisë shënoi fitore në miqësoren e parë të këtij muaji ndaj Sllovakisë me rezultatin 2:0. Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi lojtari i RB Leipzigut, Christoph Baumgartner, shkruan LIG Sport 24-vjeçari shënoi një gol tejet të bukur vetëm pas gjashtë sekondave lojë. Ai mori topin në mesin e fushës, kaloi disa lojtarë kundërshtarë dhe realizoi një gol tejet të bukur nga distanca për t’ia dhënë epërsinë Austrisë. Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi, Wiemann në minutën e 83’të. Kombëtarja e Austrisë ndeshjen e ardhshme miqësore e zhvillon më 26 mars ndaj Kombëtares së Turqisë.…
Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Spanjës e vlefshme për “Elite Round”. Golin për 2:1 e shënoi sulmuesi i Stuttgartit, Eliot Bujupi n ëminutën e 77’të, shkruan LIG Sport 17-vjeçari shënoi një eurogol të vërtetë nga gjuajtja e lirë duke mposhtur portierin kundërshtar. Kujtojmë që golat për spanjollët i shënuan: Dani Munoz dhe Fortuny. https://twitter.com/kosovarfootball/status/1771577937591996561
Zinedine Zidane ka treguar se klasi i tij nuk ka humbur në një ndeshje mes legjendave të Real Madridit dhe atyre të Portos që u zhvillua sot (e shtunë) në “Santiago Bernabeu”. Të ardhurat e kësaj ndeshje bamirësie u dhuruan në luftën kundër ALS, një sëmundje e neuroneve motorike si dhe Fondacionit të Real Madridit. Formacioni startues i Real Madridit kishte në përbërje shumë yje, duke përfshirë Raul Gonzalez, Roberto Carlos, Luis Figo, Steve McManaman dhe Zidane. https://twitter.com/YashRMFC/status/1771508642614821240 Përkundër fitores së Portos, nga një gol i ish-yllit sllovak Marek Cech, Zidane i rikujtoi të gjithëve aftësitë e tij të dikurshme…
Sigurimi anglez befasohet! Tifozët u futën në fushë dhe luanin me top pas ndeshjes Kolumbia – Spanja
Kombëtarja e Kolumbisë shënoi fitore mbrëmë në miqësore ndaj Spanjës me rezultatin minimal 1-0. Kjo ndeshje u zhvillua në Angli në stadiumin e West Ham Unitedit “London Stadium”, shkruan LIG Sport Pas ndeshjes disa tifozë kolumbian u futën në fushë dhe luanin me top, duke befasuar kështu edhe sigurimin e stadiumit londinez. Kujtojmë që golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Daniel Munoz, pas një asisti fantastik nga lojtari i Liverpoolit, Luis Diaz. 🚨🇨🇴 Several Colombia fans invaded the pitch against Spain and are kicking the ball around the stewards! 🏟️ pic.twitter.com/j5eNHJ02ft— EuroFoot (@eurofootcom) March 22, 2024
Kili mposhti kombëtaren shqiptare 3-0. Një triumf i rëndësishëm për trajnerin e kilianëve, Ricardo Gareca. Ky i fundit debutoi me fitore në stolin e Kilit dhe këtë e bëri duke triumfuar ndaj kuqezinjve tanë. Pas ndeshjesh mjaft i lumtur do të shfaqej 66-vjeçari, i cili theksoi se mposhti në skuadër që kishte disa ndeshje që nuk humbiste. Ndër të tjera nënvizoi se skuadra e tij ka ende shumë për të përmirësuar. “Të lumtur, fitorja është gjithmonë ajo për të cilën ne synojmë dhe çfarë duan të gjithë. Më pas ka një performancë që duhet përmirësuar, pamë gjëra të rëndësishme nga…
Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar një fitore në miqësore ndaj El Salvador me rezultatin 3:0. Lionel Scaloni e përgatiti mirë këtë ndeshje edhe pse nuk e kishte yllin, Lionel Messi, shkruan LIG Sport Golat në këtë fitore të kampionit botëror i shënuan: Enzo Fernandez, Romero dhe Lo Celso. Argjentina më 27 mars, do të luaj miqësoren e fundit për këtë muaj ndaj Kosta Rikës. ENZO GOAL FOR ARGENTINA pic.twitter.com/bB0OB3BZu9— Conn (@ConnCFC) March 23, 2024