Author: Admin
Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Lazios në një intervistë për emisionin ‘’Sport Focus’’ nën moderimin e Vjosana Nozllakut foli per kombetaren shqipëtare. Igli Tare i ftuar në ‘’Sport Focus’’ theksoi se këto dy miqësore do të shërbejnë për trajnerin Silvinjo për të parë lojtarët si Rey Manaj, Broja, i riu i Dinamo Zagrebit Hoxha apo edhe të tjerë Ndeshje të rëndësishme sepse janë kundër dy skuadrave të nivelit të lartë dhe do të jenë më shumë domethënëse për të përgatitur sa më mirë Europianin. Tare: Listën e Silvinjos nuk mund ta gjykoj, janë gjëra që ai e di më mirë…
Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit (22 mars, stadiumi “Ennio Tardini”, ora 20:45) dhe Suedisë (25 mars, stadiumi “Friends Arena”, ora 19:00). Myrto Uzuni nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për dy miqësoret e marsit. Sulmuesi kuqezi ka një dëmtim në tendinën e Akilit dhe pas konsultave me stafin mjekësor është vendosur që Uzuni të kthehet te skuadra e Granada-s dhe të vijojë rikuperimin atje. Sakaq, edhe portieri Etrit Berisha nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për sfidën…
Kombëtarja e Kosovës grupmoshat U19 kanë fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Austrisë në ndeshjen e zhvilluar në Slloveni. Futbollisti austriak shënoi në portën e tij pas një aksioni mirë të ndërtuar dhe protagonisti kryesor ishte talenti i Llapit, Elvir Gashijani, shkruan LIG Sport Me këtë fitore, tashmë ekipi i Adil Maliqit kryeson tabelën me tri pikë, pasi nga një kanë Spanja dhe Slloveni të cilat barazuan 1-1 mes vete. Kujtojmë që këto ndeshje janë në kuadër të “Elite Round” dhe vendi i parë shkon në Kampionatin Europian 2024. Ndeshja e ardhshme e Kosovës është kundër Spanjës dhe një rezultat…
Albion Rrahmani, sulmuesi më në formë momental i Kombëtares së Kosovës vazhdon stërvitjet me “Dardanët” para dy ndeshjeve miqësore. Rrahmani po kalon formë të jashtëzakonshme me Rapidin e Bucurestit, dhe për këtë arsye mori ftesë nga trajneri Franco Foda, shkruan LIG Sport “Jam shumë i lumtur që përsëri jam pjesë e Kombëtares së Kosovës pas lëndimit që kam pasur. Tani jam i gatshëm të jap 100% tim”, u shpreh Rrahmani në një video të publikuar nga FFK-ja. Kombëtarja e Kosovës nis aventurën me trajnerin e ri në dy miqësore tejet të vështira, ndaj Armenisë dhe Hungarisë.
Kombëtarja e Shqipërisë është duke bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes së parë miqësore të këtij muaji, ndaj Kilit më 22 mars. Sulmuesi i Fulhamit, që është në pronësi të Chelseat, Armando Broja përmes një video ka ftuar gjithë tifozët shqiptarë në Parma të Italisë, shkruan LIG Sport “Përshëndetje të gjithë tifozëve shqiptarë, ju pres të premten në Parma për ndeshjen Shqipëri – Kili. Forca Shqipëria”, thotë Broja në një video të publikuar nga FSHF-ja. Kujtojmë që ndeshja e parë miqësore e Shqipërisë luhet në Parma të Italisë më 22 mars nga ora 20 e 45. Kurse ndeshja e dytë…
Edon Zhegrova ka pasur një sezon fantastik me fanellën e Lille, duke shënuar gola dhe duke bërë asiste. Sipas Transfermarkt, futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka pasur rritje të madhe të vlerës së tij, shkruan LIG Sport Sot, Zhegrova kushton plotë 15 milionë euro, pesë më shumë se para disa dite, duke barazuar kështu Vedat Muriqin si dy nga tre lojtarët më të shtrenjtë të Kombëtares “Dardane”, të dy nga 15 milionë. Listës i prinë Amir Rrahmani, që kap vlerën e 20 milionë euro. Kujtojmë që Zhegrova është në listën e Franco Fodas për dy miqësoret e këtij muaji.
Atmosferë e mirë në Kombëtaren e Shqipërisë para dy ndeshjeve miqësore të këtij muaji. Ylber Ramadani, Tulant Seferi dhe Nedim Bajrami kërcejnë më këngën e fundit që është bërë trend në TikTok, shkruan LIG Sport Kombëtarja shqiptare ka filluar që dy ditë përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit(22 mars, stadiumi ‘Ennio Tardini’, ora 20:45) dhe Suedisë (25 mars, stadiumi ‘Friends Arena’, ora 19:00). Atmosferë e mirë në Kombëtaren e Shqipërisë para dy ndeshjeve miqësore të këtij muaji. 🇦🇱🙌🏼 pic.twitter.com/FvizkDdNNr — LIG Sport (@lig_sport) March 19, 2024
Francesco Acerbi ka qenë pjesë e listës së Italisë për dy ndeshjet miqësore që kjo Kombëtare do t’i zhvilloj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Azzurët do të përallen me Venezuelën më 21 mars dhe me Ecuadorin tre ditë më vonë. Megjithatë nga lista është larguar qendërmbrojtësi veteran shkaku i një ofendimi racist që ka bërë ndaj mbrojtësit të Napolit, Juan Jesus. Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti ka folur për këtë duke thënë se nga biseda që ka pasur me Acerbin nuk kishte të bënte me racizëm, por ata e larguan për t’i sqaruar gjërat: “Nga ajo që më tha…
Kombëtarja e Kosovës ka filluar grumbullimin e parë për këtë vit nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Franco Foda dhe stafit të tij. Pas përfundimit të stërvitjes, Vedat Muriqi dhe Drilon Hazrollaj, kanë shprehur optimizmin e tyre për një fazë të re dhe të suksesshme të Dardanëve. Për Hazrollajn ky është grumbullimi i parë me Kombëtaren. E këtë moment ai po e shijon në maksimum. “Ftesa e Kombëtares së Kosovës është privilegj dhe përgjegjësi. Shpresoj ta ndihmoj Kosovën pasi po kaloj në formë shumë të mirë me klubin tim. Grupi me ka pritur shumë mirë dhe më është dukur sikur…
Ish-futbollisti i njohur Valon Behrami ka hedhur vështrimin e tij mbi shanset e Përfaqësueses së Zvicrës në Kampionatin Evropian që do të mbahet këtë verë në Gjermani. Pavarësisht optimizmit për një performancë të fortë, Behrami kërkon ndryshime në qëndrimin e lojtarëve për të garantuar suksese të mëtejshme në turne. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Blick“, legjenda e futbollit zviceran ka bërë thirrje për më shumë përgjegjësi nga ana e lojtarëve kyç të përfaqësueses. Sipas tij, Zvicra vuan nga mungesa e një figure autoritative që mund të sfidojë kapitenin në fuqi, Granit Xhaka. “Lojtarët e tjerë duhet të marrin…