Author: Admin
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji. Fillimisht do të sfidojnë Kilin më 22 mars dhe më pas me Suedinë 3 ditë më vonë. Në konferencën për shtyp ishte i pranishëm Rey Manajn. Sulmuesi shprehet i gatshëm për Euro 2024, ndërsa thekson se këot miqësore janë një mundësi për të treguar veten. A jeni më i motivuar me rikthimin pasi jeni në Euro 2024? Ekipin e gjej shumë mirë dhe është emocion të rikthehesh pas 1 viti e gjysmë. Besoj se të gjithë lojtarët janë të motivuar, pasi Europiani është diçka e madh. Tifozët dhe familja,…
Dinamo Zagreb shënoi një tjetër fitore në ligën e Kroacisë në javën e 27-të duke mposhtur 3-1 Rudes-in. Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha u zgjedh në formacionin e javës, pasi ishte i pandalshëm me fanellën e Dinamos, shkruan LIG Sport Ai u vlerësua me notën 7.5, në “Sofa Score” duke prekur topin 53 herë në 90 minuta lojë. Goditi pesë herë portën kundërshtare, dribloi katër herë. Kujtojmë që Arbër Hoxha për herë të parë është ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë dhe trajneri Sylvinho për dy miqësoret e muajit mars, ndaj Kilit dhe Suedisë.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda është futur në formacionin e javës në Serie A, pas një paraqitje fantastike me Torinon. Skuadra e futbollistit kosovar fitoi 2-0 ndaj Udineses në javë e 29-të, kurse Vojvoda bëri një asist te goli i shënuar nga Duvan Zapata, shkruan LIG Sport Vojvoda u vlerësua me notën 7.8 sipas “Sofa Score”. Ai luajti 65 minuta, krijoi dy shanse, preku 79 herë topin dhe bëri 3 ndërhyrje të rëndësishme në vijën e fundit. Kujtojmë që Vojvoda është pjesë e listës së trajnerit, Franco Foda për dy ndeshjet miqësore të Kombëtares së Kosovës.
Milot Rashica zhvilloi një super paraqitje me fanellën e Besiktasit në ndeshjen e javës së 30-të në Superligën e Turqisë. Ylli i Kombëtares së Kosovës bëri një asist te goli i Ernest Muçit, dhe zhvilloi paraqitje fantastike, shkruan LIG Sport Për këtë arsye, ai sot është futur në formacionin e javës në Superligën e Turqisë me notën 8.6. 🇹🇷 Altin Zeqiri scored a last-minute goal for Çaykur Rizespor against Gaziantep! ⚡️🇽🇰#SuperLig pic.twitter.com/GWn5V1fNaJ— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) March 17, 2024 Në këtë 11-she më të mirë të javës është futur edhe Altin Zeqiri, i cili shënoi një gol dhe bëri një…
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku është duke punuar shumë dhe së fundmi ka treguar potencialin e tij në stërvitje me Rubin Kazan. Daku mrekullisht mori topin me gjoks dhe më pas realizoi një gol të bukur me thembërr, duke treguar se po i kthehet formës së dikurshme, shkruan LIG Sport Ish-lojtari i Ballkanit nuk u ftua nga Sylvinho për dy ndeshjet miqësore të Kombëtares së Shqipërisë dhe ky ishte mesazh i çartë për Dakun, i cili mund ta humbas edhe Euro 2024 nëse nuk bën paraqitje të mira në Rusi. Mirlind Daku ka shënuar vetëm katër gola dhe…
Skuadra e Paris Saint-Germain shënoi një fitore të madhe në javën e 26-të në Ligue 1, pasi mposhti 6-2 Montpellierin. Kylian Mbappe shënoi tri gola tejet të bukur në këtë ndeshje, shkruan LIG Sport Por, goli i dytë personal i shënuar nga sulmuesi francez ishte më i miri në këtë ndeshje dhe ndoshta më i miri i javës në futbollin francez. Mbappe shënoi hat-trick në këtë ndeshje dhe shkoi në numrin e 24 golave këtë sezon, plus pesë asiste. https://twitter.com/YashRMFC/status/1769468863727509886
Skuadra e Fenerbahces ka shënuar fitore të madhe si mysafir ndaj Trabzonsporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Turqisë. Pas përfundimit të ndeshjes ndodhi një skandal i madh, ku tifozët vendas u futën në fushë dhe sulmuan lojtarët mysafir, shkruan LIG Sport Në fushë ndodhi një rrahje e madhe mes tifozëve dhe futbollistëve të Fenerbahces, madje as policia nuk arriti t’i ndalonte. Situata është qetësuar dhe tashmë lojtarët janë futur në dhomat e zhveshjes. Kujtojmë që me këtë fitore, Fenerbahce shkon në kuotën e 79 pikëve në pozitën e dytë, dy më pak se lideri…
Skuadra e Trabzonsporit ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Fenerbahces, e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Turqisë. Golin e parë për ekipin e Trabzonsporit në këtë sfidë e ka shënuar Enis Bardhi, shkruan LIG Sport Bardhi realizoi një eurogol nga gjuajtja e lirë në stilin e legjendës braziliane, Juninho. Kurse golin e barazimit e shënoi Trezeguet nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 78’të. Ja goli: https://twitter.com/talhatrabzonlu/status/1769439119921283145
Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar golin e katërt në ndeshjen ndaj Liverpoolit në çerekfinale të Fa Cup. Golin për 4:3 eshënoi Diallo në sekondat e fundit të ndeshjes, shkruan LIG Sport Diallo shënoi një gol shumë të bukur pas një asisti nga Garnacho për t’ia siguruar kualifikimin “Djajve të Kuq” në gjysmëfinale të kompeticionit më të vjetër në planet, FA Cup. https://twitter.com/10Messi_GOAT/status/1769425129119899728
Disa lojtarë kanë filluar stërvitjet e para me Kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjet miqësore të muajit mars. Ylber Ramadani, Rey Manaj, Elseid Hysaj, Taulant Seferi dhe Etrit Berisha ishin futbollistët që dje përfunduan ndeshjet me klubet e tyre, kurse sot gjatë ditës iu bashkuan Kombëtares, shkruan LIG Sport Kombëtarja e Shqipërisë më 22 mars do të luaj miqësoren e parë në Parma të Italisë kundër Kilit. Kujtojmë që për këto miqësore, ardhja më e re te fanella “Kuqezi” është Arbër Hoxha, i cili nesër pritet t’i bashkohet grupit. https://twitter.com/FSHForg/status/1769420860828332493