Author: Admin
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric për herë të parë është duke luajtur në Premier League me fanellën e Burnleyt. Në ndeshjen ndaj Brentfordit, e vlefshme për ajvën e 29-të, portieri kosovar bëri një intervenim fantastik, duke shpëtuar ekipin e tij nga goli, shkruan LIG Sport Bashkëlojtari i tij ktheu topin drejt golit, duke menduar se Aro Muric është në qendër të portës, megjithatë kosovari ishte larg portës së tij duke pritur një pasim më të mirë. Topi ishte duke shkuar në rrjetë, por Muric bëri një intervenim fantastik duke larguar topin nga vija e golit. Kujtojmë që Burnley…
Skuadra e Llapit dhe Ballkanit barazuan pa gola 0-0 në ndeshjen derbi të javës së 26-të në Superligën e Kosovës. Trajneri i klubit nga Podujeva, Tahir Batatina bëri një gjest interesante pas ndeshjes, shkruan LIG Sport Para se të shfaqet në intervistë për Sport 1, Batatina bëri pompa duke i treguar tifozëve se është i fortë. Me këtë barazim, Llapi shkon në kuotën e 51 pikëve, një më shumë ka lideri, Ballkani (49). https://twitter.com/FootballKosovo/status/1769009740833604028
Lojtarët shqiptar vazhdojnë të shkëlqejnë në kampionatet e huaja. Këtë herë është ish- qendërmbrojtësi i Partizanit. Eneo Bitri ka gjetur rrugën e rrjetës me Cracovias në kampionatin polak. 27-vjeçari i shënoi Widzew Lodz, duke kaluar të tijtë në avantazh. Ky është goli i parë i Bitrit me fanelën e skuadrës polake. Kujtojmë se gjatë merkatos së janarit u largua nga norvegjezët e Valerengës dhe kaloi te polakët e Cracovias. Në fund sfida përfundoi 2-2. GOLI I MBROJTËSIT SHQIPTAR: VIDEO
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy miqësore në këtë muaj. Më 22 mars do të sfidojnë Kilin dhe 2 ditë më vonë do të përballen me Suedinë. Takime këto që do t’i japin mundësinë Sylvinhos të shikojë gjendjen e lojtarëve dhe ti ‘testojë’ para Euro 2-24. Pikërisht timonieri i kombëtares shqiptare ka dalë ditën e sotme në konferencën për shtyp për të folur për lojtarët e grumbulkuar, risitë dhe mungesat në listën e kuqezinjve. Ndër të tjera ka theksuar se: Lënia jashtë e Dakut dhe Mujës? Arbër Hoxha? Është e vërtetë që ka shumë “dhimbje koke” për në trajner për…
Shqipëria U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Maltën U-19 në datat 20 dhe 22 mars. Të dyja takimet do të luhen në Maltë në stadiumin “Centenary Stadium” në orën 19:30 dhe ky do të jetë grumbullimi i parë zyrtar për trajnerin Bledi Shkëmbi me Kombëtaren U-19. Tekniku kuqezi ka publikuar edhe listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat miqësore me Maltën U-19. Trajneri Shkëmbi ka thirrur 20 lojtarë, teksa 7 prej tyre vijnë nga ekipet e kampionatit shqiptar. Pjesa tjetër e lojtarëve aktivizohen në kampionatet jashtë vendit, ndërsa Eltion Misini luan me skuadrën e Ferizajt në Kosovë.
Fernando Torres ka kohë që është pensionuar nga futbolli, por ai vazhdon të stërvitet në sporte të ndryshme për ta mbajtur formën e tij fizike. Ish-lojtari i Atletico Madrid, Chelseat dhe Liverpoolit shfaqet në një video duke u stërvitur me doreza të boksit, shkruan LIG Sport Me fanellën e lojtarit të “The Reds”, Trent-Arnold, legjenda spanjolle bën ushtrime sikur ta ketë ndonjë meç boksi në të ardhmen, por sigurisht që Torres dëshiron vetëm ta mbajë formën e tij të mirë fizike edhe pse në moshë 39-vjeçare. Kujtojmë që spanjolli gjatë karrierës së tij në futboll, fitoi shumë tituj, duke përfshi…
Trajneri dhe analisti i njohur Ismet Munishi nuk është ndarë i kënaqur me listën e parë të selektorit të Kosovës, Franco Foda. Sipas Munishit, Qëndrim Zyba e Muhamet Hyseni është dashur të ftohen, duke parë formë fantastike që po kalojnë te Legia e Warsawes dhe Llapi, shkruaj LIG Sport “Selektor i ri, fore të vjetra. Nuk ka hajr me juve pasha besën. Marre të mos ftohet Zyba. Arbër Hoxha iku. Muhamet Hyseni të mos ftohet po ashtu turp”, ka shkruar Munishi.
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, publikoi sot listën e lojtarëve që do të jenë prezent në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë, ku kishte dy mungesa. Mirlind Daku dhe Arbnor Muja nuk janë pjesë e listës së kuqezinjve për këto dy ndeshje. Sulmuesi nga Gjilani, i cili luan në Rusi te Rubin Kazan, ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka publikuar një video dhe ka shkruar: “Jeta vazhdon”. Më pas, 26-vjeçari dardan, autor i 5 ndeshjeve dhe 1 goli me kuqezinjtë, shkroi në koment se ky reagim nuk ka lidhje me mungesën e ftesës nga Shqipëria. “Video që lidhje nuk ka…
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti është futur në formacionin e javës në UEFA Europa League. Gjimshiti dhe skuadra e tij, Atalanta u kualifikiuan në çerekfinale, pasi mbrëmë mposhtën Sportingun e Lisbonës me rezultatin 2:1, shkruan LIG Sport Mbrojtësi “kuqezi” sipas SofaScore ishte një nga më të mirët në fushë dhe u vlerësua me notën 7.7 Kujtojmë që sot, Atalanta e Berat Gjimshitit mëson kundërshtarin e çerekfinales në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm nga UEFA, Europa League.
Skuadra e Olympiacosit është kualifikuar në cerekfinale të UEFA Conference League, pasi mposhti me një spektakël të vërtetë Maccabi Tel Aviv (6-1). Goli i katërt i shënuar nga skuadra greke ishte fantastik, realizator ishte futbollisti marokien, Ayoub El Kaabi, shkruan LIG Sport 30-vjeçari realizoi në stilin “rovershatë” një nga golat më të bukur të kësaj jave në garat e UEFA-s. El Kaabi shënoi edhe një gol tjetër në këtë takim, por atë e realizoi me kokë, kurse skaudra e tij siguroi kualifikimin tutje në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm të UEFA-s. https://twitter.com/europacnfleague/status/1768422413639778675