Author: Admin
Skuadra e Llapit dhe Ballkanit barazuan pa gola 0-0 në ndeshjen derbi të javës së 26-të në Superligën e Kosovës. Trajneri i klubit nga Podujeva, Tahir Batatina bëri një gjest interesante pas ndeshjes, shkruan LIG Sport Para se të shfaqet në intervistë për Sport 1, Batatina bëri pompa duke i treguar tifozëve se është i fortë. Me këtë barazim, Llapi shkon në kuotën e 51 pikëve, një më shumë ka lideri, Ballkani (49). https://twitter.com/FootballKosovo/status/1769009740833604028
Lojtarët shqiptar vazhdojnë të shkëlqejnë në kampionatet e huaja. Këtë herë është ish- qendërmbrojtësi i Partizanit. Eneo Bitri ka gjetur rrugën e rrjetës me Cracovias në kampionatin polak. 27-vjeçari i shënoi Widzew Lodz, duke kaluar të tijtë në avantazh. Ky është goli i parë i Bitrit me fanelën e skuadrës polake. Kujtojmë se gjatë merkatos së janarit u largua nga norvegjezët e Valerengës dhe kaloi te polakët e Cracovias. Në fund sfida përfundoi 2-2. GOLI I MBROJTËSIT SHQIPTAR: VIDEO
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy miqësore në këtë muaj. Më 22 mars do të sfidojnë Kilin dhe 2 ditë më vonë do të përballen me Suedinë. Takime këto që do t’i japin mundësinë Sylvinhos të shikojë gjendjen e lojtarëve dhe ti ‘testojë’ para Euro 2-24. Pikërisht timonieri i kombëtares shqiptare ka dalë ditën e sotme në konferencën për shtyp për të folur për lojtarët e grumbulkuar, risitë dhe mungesat në listën e kuqezinjve. Ndër të tjera ka theksuar se: Lënia jashtë e Dakut dhe Mujës? Arbër Hoxha? Është e vërtetë që ka shumë “dhimbje koke” për në trajner për…
Shqipëria U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Maltën U-19 në datat 20 dhe 22 mars. Të dyja takimet do të luhen në Maltë në stadiumin “Centenary Stadium” në orën 19:30 dhe ky do të jetë grumbullimi i parë zyrtar për trajnerin Bledi Shkëmbi me Kombëtaren U-19. Tekniku kuqezi ka publikuar edhe listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat miqësore me Maltën U-19. Trajneri Shkëmbi ka thirrur 20 lojtarë, teksa 7 prej tyre vijnë nga ekipet e kampionatit shqiptar. Pjesa tjetër e lojtarëve aktivizohen në kampionatet jashtë vendit, ndërsa Eltion Misini luan me skuadrën e Ferizajt në Kosovë.
Fernando Torres ka kohë që është pensionuar nga futbolli, por ai vazhdon të stërvitet në sporte të ndryshme për ta mbajtur formën e tij fizike. Ish-lojtari i Atletico Madrid, Chelseat dhe Liverpoolit shfaqet në një video duke u stërvitur me doreza të boksit, shkruan LIG Sport Me fanellën e lojtarit të “The Reds”, Trent-Arnold, legjenda spanjolle bën ushtrime sikur ta ketë ndonjë meç boksi në të ardhmen, por sigurisht që Torres dëshiron vetëm ta mbajë formën e tij të mirë fizike edhe pse në moshë 39-vjeçare. Kujtojmë që spanjolli gjatë karrierës së tij në futboll, fitoi shumë tituj, duke përfshi…
Trajneri dhe analisti i njohur Ismet Munishi nuk është ndarë i kënaqur me listën e parë të selektorit të Kosovës, Franco Foda. Sipas Munishit, Qëndrim Zyba e Muhamet Hyseni është dashur të ftohen, duke parë formë fantastike që po kalojnë te Legia e Warsawes dhe Llapi, shkruaj LIG Sport “Selektor i ri, fore të vjetra. Nuk ka hajr me juve pasha besën. Marre të mos ftohet Zyba. Arbër Hoxha iku. Muhamet Hyseni të mos ftohet po ashtu turp”, ka shkruar Munishi.
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, publikoi sot listën e lojtarëve që do të jenë prezent në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë, ku kishte dy mungesa. Mirlind Daku dhe Arbnor Muja nuk janë pjesë e listës së kuqezinjve për këto dy ndeshje. Sulmuesi nga Gjilani, i cili luan në Rusi te Rubin Kazan, ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka publikuar një video dhe ka shkruar: “Jeta vazhdon”. Më pas, 26-vjeçari dardan, autor i 5 ndeshjeve dhe 1 goli me kuqezinjtë, shkroi në koment se ky reagim nuk ka lidhje me mungesën e ftesës nga Shqipëria. “Video që lidhje nuk ka…
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti është futur në formacionin e javës në UEFA Europa League. Gjimshiti dhe skuadra e tij, Atalanta u kualifikiuan në çerekfinale, pasi mbrëmë mposhtën Sportingun e Lisbonës me rezultatin 2:1, shkruan LIG Sport Mbrojtësi “kuqezi” sipas SofaScore ishte një nga më të mirët në fushë dhe u vlerësua me notën 7.7 Kujtojmë që sot, Atalanta e Berat Gjimshitit mëson kundërshtarin e çerekfinales në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm nga UEFA, Europa League.
Skuadra e Olympiacosit është kualifikuar në cerekfinale të UEFA Conference League, pasi mposhti me një spektakël të vërtetë Maccabi Tel Aviv (6-1). Goli i katërt i shënuar nga skuadra greke ishte fantastik, realizator ishte futbollisti marokien, Ayoub El Kaabi, shkruan LIG Sport 30-vjeçari realizoi në stilin “rovershatë” një nga golat më të bukur të kësaj jave në garat e UEFA-s. El Kaabi shënoi edhe një gol tjetër në këtë takim, por atë e realizoi me kokë, kurse skaudra e tij siguroi kualifikimin tutje në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm të UEFA-s. https://twitter.com/europacnfleague/status/1768422413639778675
Skuadra e West Ham është kualifikuar në raundin tjetër të UEFA Europa League pasi mposhti 5:0 Freiburgun në stadiumin e Londrës. Një paraqitje fantastike zhvilloi lojtari Mohammed Kudus, shkruan LIG Sport Kudus shënoi dy gola në këtë ndeshje, madje i pari ishte i jashtëzakonshëm. Ai mori topin nga zona e skuadrës së tij dhe kaloi pothuajse gjithë mbrojtjen kundërshtare dhe realizoi një gol tejet të bukur. Kurse mënyra e festës ishte diçka speciale, të cilën s’e kemi parë duke e bërë ndonjë lojtar tjetër. https://twitter.com/FootballReprt/status/1768357388384350596