Author: Admin
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami ka shënuar një gol tejet të bukur në javën e 10-të në elitën e futbollit skocez. Bajrami shënoi një gol të bukur me Rangersin në ndeshjen ndaj Aberdeenit, shkruan LIG Sport Mesfushori shqiptar realizoi gol pasi dribloi dy lojtarë kundërshtarë. Ky ishte goli i parë i lojtarit shqiptar në ligë me fanellën e klubit nga Skocia, Rangersi. ⚽️GOAL🏴 | Aberdeen 1-1 Rangers | Nedim Bajramipic.twitter.com/o1T3DTpSd6— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 30, 2024
Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar gol ndaj Leicester Cityt në ndeshjen e vlefshme për Carabao Cup. Golin në minutën e 16’të e shënoi mesfushori brazilian, Casemiro, shkruan LIG Sport Casemiro shënoi një eurogol të vërtetë nga largësia, ku me një goditje të fortë mposhti portierin kundërshtar. Casemiro, Leicester City ağlarına muhteşem bir gol atıyor. 🚀 pic.twitter.com/FjnzvBeF2F— EPL Günlükleri (@EPL_Gunlukleri) October 30, 2024
Kanë humbur jetën në një aksident prindërit e trajnerit të Kombëtares Shpresa, Alban Bushi. Sipas burimeve të Top Channel, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik, pranë Kouloura Imathias. Fugoni me targa PMX-8942 i drejtuar nga 47-vjeçari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare AB 454 GF që drejtohej nga 75-vjeçari shqiptar Ali Bushi. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 75-vjeçari Ali Bushi dhe pasagjerja 71-vjeçare Bukurije Bushi. I plagosur lehtë ka mbetur edhe shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia. Mësohet se dy viktimat janë prindërit e Alban Bushit, ish…
Një trunir i madh për adhuruesit e lojërave kompjuterike po organizohet në qytetin e Ferizaj. “Sopa Gaming Zone” ka vendosur të bëjë një “show” në lokalin e tij duke organizuar këtë turne që fillon nga data 22 dhjetor të këtij viti, shkruan LIG Sport Formati i lojës është 2 vs 2 dhe për të marrë pjesë duhet paguar vetëm 30 euro. Kurse fituesi i këtij turneu merr 800 euro, vendi i dytë 200 euro. Numri i limituar për këtë pjesëmarrje është 64 ekipe. Detajet tjera mund t’i shihni në foto:
Al Nassr mbrëmë u eliminua nga Kupa e Arabisë Saudite “King Cup” pasi u mposht minimalisht 1:0 ndaj Al Taawon. Cristiano Ronaldo ishte fajtori kryesor që skuadra e tij u eliminua nga kjo garë, shkruan LIG Sport Ylli portugez në minutat e fundit të ndeshjes pati mundësinë për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, por humbi një penallti. Ronaldo goditi penalltinë dhe dërgoi topin mbi portë. Pas ndeshjes, ylli i Al Nassr tha se nga këto ndeshje mëson shumë edhe pse është në fundin e karrierës së tij. “Çdo sfidë është një mundësi për t’u rritur”, u shpreh Cristiano Ronaldo pas…
Ernest Muçi ka arritur të shënojë një gol shumë të bukur në përballjen mes Galatasaray dhe Besiktas. Muçi u fut në lojë në minutën e 68-të, duke arritur të lërë shenjë. Ai gjeti rrjetën me një goditje të bukur nga distanca, teksa befasoi Muslerën. Goli i tij për 2-1 vulosi edhe fatin e kësaj sfide, ndërsa ky ishte goli i dytë i Muçit në kampionat. 🇦🇱🇹🇷 Ernest Muci's fantastic Goal with his weak Foot ⚽ pic.twitter.com/vopT8OhTIp— Albanian Football Scout 🇦🇱 (@FootballAlbXI) October 28, 2024
Futbollisti i grupmoshave të reja te Kombëtarja e Shqipërisë, Cristian Shpendi është futur në formacionin e javës në Serie B. Shpendi shënoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij, Cesena ndaj Brescia me rezultatin 2:0, shkruan LIG Sport Sulmuesi shqiptar u vlerësua me notën 8.7 nga faqja e njohir, Sofascore. Në këtë 11-she më të mirë figuron edhe emri i Pajtim Kasamit, i cili shënoi gol për Sampdorian.
Tre futbollistë shqiptarë janë futur në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës. Bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin, Donat Rrudhanin dhe Albian Hajdari, shkruan LIG Sport Futbollisti më i vlerësuar gjatë kësaj jave ishte padyshim, Xherdan Shaqiri i cili me fanellën e Baselit shënoi një gol dhe bëri tri asiste, nota 10.0. Mbrojtësi i Kosovës, Donat Rrudhani u vlerësua me notën 8.0 pasi bëri paraqitje fantastike me Luzernin.
Skuadra e Manchester Unitedit është duke luajtur ndaj West Hamit në ndeshjen e javës së nëntë në Premier League. Klubi mysafir shumë lehtë ka mundur që të jetë në epërsi në minutën e 32’të, shkruan LIG Sport Megjithatë, mbrojtësi i Kombëtares së Portugalisë, Dalot humbi një shans të artë. Dalot kaloi edhe portierin dhe në fund nuk arriti të shënonte gol. Godtja e tij shkoi mbi portë dhe askush nuk e besoi rastin që humbi portugezi. pic.twitter.com/wXitIX5uYR — Out Of Context Football (@nocontextfooty) October 27, 2024
Skuadra e Rubin Kazanit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Orenburgit në javen e 13-të në Premier Leaguen e Rusisë. Golin e fitores e shënoi mesfushori shqiptar, Veldin Hoxha, shkruan LIG Sport Hoxha shënoi në minutën e 87’të pas një gabimi amator nga portieri kundërshtar. Mesfushori shqiptar shënoi edhe golin e parë në këtë ndeshje, kurse tani shkon në kuotën e dy shënimeve në Rusi me Rubin Kazanin. 1-2 Hodza pic.twitter.com/Ateim3Mda1— RPL Sky (@RPLNews_eng) October 27, 2024