Author: Admin

Skuadra e Rapid Bucurestit ka shënuar golin e tretë ndaj Steauas së Bucurestit në ndeshjen e javës së 30-të në Ligën e Rumanisë. Golin për 3:0 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, shkruan LIG Sport Krasniqi shënoi pas një asisti nga bashkëlojtari kosovar, Albion Rrahmani. Kujtojmë që golin e dytë në këtë takim e shënoi pikërisht Albion Rrahmani pas një asisti nga Ermal Krasniqi. https://www.youtube.com/watch?v=GxeSozupPqU

Read More

Skuadra e Rapid Bucurestit ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Steauas së Bucurestit, në ndeshjen e javës së 30-të në Ligën e Rumanisë. Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, shkruan LIG Sport Rrahamani shënoi në minutën e 53’të për t’ia dhënë epërsinë skuadrës së tij prej dy golave. Lojtari kosovar shënoi pas një asisti nga Ermal Krasniqi. Kujtojmë që ky ishte goli i 12-të i Albion Rrahmanit këtë sezon në ligë me fanellën e Rapidit. https://www.youtube.com/watch?v=h1LzgrZDLrw

Read More

Skuadra e Granadas ka shënuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Real Sociedad, e vlefshme për javën e 28-të në La Liga. Golin për 2:1 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shkruan LIG Sport Uzuni shënoi një gol të bukur në fundin e pjesës së parë për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij. Kujtojmë që edhe golin e parë e shënoi Uzuni nga pika e bardhë e penalltisë dhe sulmuesi shqiptar tani shkon në kuotën e nëntë golave në La Liga. https://twitter.com/LaLigaExtra/status/1766531000576671800

Read More

Skuadra e Granandas ka kaluar në epërsi ndaj Real Sociedad në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në La Liga. Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shkruan LIG Sport Uzuni shënoi një gol të bukur nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 21’të. Kujtojmë që ky ishte goli i tetë i Uzunit në La Liga këtë sezon. https://twitter.com/FootColic/status/1766522666121396442

Read More

Skuadra e Fulhamit ka pësuar humbje si mysafire e Wolves në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Premier League me rezultatin 2:1. Në këtë ndeshje u paraqit edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, shkruan LIG Sport Broja luajti më shumë se 10 minuta dhe dhuroi një asist te goli i shënuar nga bashkëlojtari i tij, Alex Iwobi. Ky ishte asisti i parë nga lojtari shqiptar me fanellën e klubit të ri, Fulham. https://twitter.com/FootballReprt/status/1766510199655805082

Read More

Skuadra e Trabzonsporit është duke luajtur ndaj Karagumrukut në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Superligën Turqisë. Rezultati pas 45 minutave të para është 1 me 1, shkruan LIG Sport Golin e barazimit për ekipin vendas e shënoi mesfushori i Kombëtares së Maqedonisë Veriore, Enis Bardhi. Bardhi shënoi një gol të bukur nga distanca për ta barazuar rezultatin në 1:1. Kujtojmë që ky ishte goli i katërt në kampionat për lojtarin shqiptar. Ai gjithashtu ka bërë katër asiste. https://twitter.com/FootColic/status/1766503005954695559

Read More

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi ka shënuar dy gola në Superligën Turqisë me fanellën e Konyasporit. Cikalleshi shënoi dy gola në barazimin 2:2 ndaj Adana Demirspor, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të, shkruan LIG Sport Dy golat lojtari shqiptar i shënoi në pjesën e parë nga pika e bardhë e penalltisë. Madje një prej tyre e realizoi me stilin “panenka”. Me këto dy gola, Cikalleshi shkon në kuotën e 11 shënimeve këtë edicion, katër më shumë ka Rey Manaj (15), kurse listës i prinë sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko me 18 gola. https://twitter.com/FootColic/status/1766460602812084347

Read More

Donjeta Sadiku i ka sjell normën e parë olimpike në histori të boksi të Kosovës. Boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024. Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për LO PARIS 2024. Urime Donjetës për mundin dhe sakrificën e deritashme për ta ndjekur ëndrrën për medalje olimpike. Urime edhe trajneres Marjolla Sallauka, gjithë atyre që punuan me Donjetën dhe Federatës së Boksit të Kosovës. “JAM KRENARE QË JAM SHQIPTARE” 🇦🇱💪🏼 Donjeta Sadiku pasi siguroi Lojërat Olimpike Paris…

Read More

Rey Manaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Sivasspor, po luan në shtëpi përballë Alanyaspor. Sfida e vlefshme për javën e 29-të të Superligës turke është në barazim 1-1 momentalisht. Manaj është pikërisht autori i golit për të tijët. Kur ndeshja ishte 0-1, ishte sulmuesi shqiptar që shënoi për Sivasspor në minutën e 64’ të sfidës nga goditja e dënimit, duke rikthyer baraspeshën. Kujtojmë që për lushnjarin ky është goli i 15-të në kampionat dhe i 19-ti sezonal. It can’t be stopped. Another great goal from Rey Manaj! Sivasspor 1-1 Alanyasporpic.twitter.com/kv5j8eHQxx — FootColic ⚽️ (@FootColic) March 9,…

Read More

Anthony Joshua fitoi me një nokaut brutal në raundin e dytë ndaj Francis Ngannou, duke e mbyllur meçin më herët se sa ishte pritur. Dy herë ish-kampioni i unifikuar i peshave të rënda boksoi me superyllin e MMA në një meç të mbajtur në Arabinë Saudite, shkruan LIG Sport Pas meçit Anthony Joshua përshëndeti me dorë legjendat e futbollit, Jose Mourinho dhe Ronaldo “i vjetër”. Dy legjendat e futbollit u befasuan nga nokauti i shpejtë që Joshua ia dha Ngannous. Kujtojmë që në këtë mbrëmje ishte i pranishëm edhe ish-futbollisti i Romës, Francesco Totti. Video: Anthony Joshua being congratulated by…

Read More