Author: Admin

Skuadra e Juventusit ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Frosinones. Golin e katërt në këtë duel e ka shënuar talenti turk, Kenan Yildiz, përcjell LIG Sport. Ai ka realizuar gol shumë të bukur me ‘volley’, për të vulosur se Zonja e Vjetër do jetë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Rezultati momental i takimit është 4-0. Ja goli i Yildiz: https://twitter.com/FootColic/status/1745556054224609624

Read More

Pak ditë më parë u raportua se një klub gjerman është vënë pas Edon Zhegrovës, ndërsa tani mësohet se bëhet fjalë për Borussia Dormtundin. Sipas Derwesten.de, Borussia Dortmund ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, që ka shkëlqyer këtë sezon. Madje sipas këtij mediumi, ëndrra e Zhegrovës është që të luajë në Bundesliga. Interesim për anësorin kanë shprehur edhe klube nga Gjermania, por edhe Franca, Anglia, Spanja dhe Italia. Zhegrova është i hapur të largohet nga Lille këtë edicion, ndonëse ekipi francez për kartonin e tij po kërkon të paktën 20 milionë euro. Ai është pjesë e Lillet prej janarit…

Read More

Zhvillimet emocionuese rrethojnë të ardhmen e talentit të Bayern Munichut, Arijon Ibrahimovic, me Milanin dhe Sporting Lisbonën që e konsiderojnë 18-vjeçarin si një objektiv të mundshëm të transferimit të verës. Lojtari shqiptar me pasaportë gjermane ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e Eintracht Frankfurt, duke e bërë atë një perspektivë të nxehtë në afatin e ardhshëm të transferimeve , sipas Florian Plettenberg. Frosinone , ku Ibrahimovic është aktualisht në huazim, thuhet se është i prirur të sigurojë shërbimet e tij përgjithmonë duke aktivizuaropsionin e tyre për ta blerë. Skuadra e Serisë A është e gatshme të bëjë një lëvizje në javët e…

Read More

Granit Xhaka vazhdon të bëjë kurse për trajner dhe shumë shpejt futbollistin shqiptar do ta shohim në stol. Mesfushori i Bayer Leverkusen është afër marrjes së licencës UEFA Pro dhe do të jetë gati për ta luajtur rolin e trajnerit, shkruan LIG Sport Së fundmi është publikuar një video, ku shihet Xhaka duke dhënë instruksione futbollistëve të rinj të klubit ku po e kryen këtë kurs. Kujtojmë që Granit Xhaka kohëve të fundit është futur në listën e top-5 mesfushorëve më të mirë në Europë. Ai po ashtu s’ka asnjë humbje me fanellën e Leverkusenit gjatë këtij sezonit. https://twitter.com/lig_sport/status/1745384601818722667

Read More

Skuadra e Real Madrid arriti fitore me spektakël të vërtetë në ndeshjen ndaj Atletico Madrid, për të triumfuar në Superkupen e  Spanjës. Një paraqitje fantastike zhvilloi mesfushori i Kombëtares së Uruguait, Fede Valverde, shkruan LIG Sport Valverde luajti 112 minuta në ndeshjen e mbrëmshme dhe nota e tij ishte 7.5. Ai tregoi klasin e tij në mesfushën e të përzgjedhurit e Carlo Ancelottit. Kujtojmë që Real Madrid mposhti 5:3 rivalin lokal, Atletico Madrid. https://twitter.com/Anshulsii08/status/1745315155385413904

Read More

Skuadra e Istanbulspor barazoi 2 me 2 në ndeshjen e javës së 16-të në Superligën e Turqisë ndaj Adana Demirspor. Një moment interesant ndodhi gjatë këtij takimi, ku protagonisti kryesor ishte futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florian Loshaj, shkruan LIG Sport Ishte momenti i minutës 75’të, ku mesfushori kosovar “shpëtoi” kundërshtarin e tij të mos bije në tokë. Loshaj bëri heroin duke kapur futbollistin e Adana Demirspor. Ky moment është duke u diskutuar shumë në rrjetet sociale dhe të gjithë po i thurin lavde lojtarit kosovar. https://twitter.com/beINSPORTS_TR/status/1745167122127597632

Read More

Atletico Madrid ka shënuar golin e avantazhit ndaj Real Madridit. Ekipi i Simeones ka rikthyer sërish epërsinë me autogolin e Rudiger. Rudiger ka shënuar autogol pas 79 minutave lojë. Rezultati momental i gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës është 2-3. Ja goli: https://twitter.com/centregoals/status/1745184558520156374

Read More