Author: Admin

Skuadra e Lille ka shënuar golin e tretë ndaj Strum Graz, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Conference League. Golin e tretë në këtë duel e ka shënuar Edon Zhegrova, shkruan LIG Sport Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka shënuar golin e tretë pas 71 minutave lojë. Rezultati momental i takimit është 0-3. Ja goli https://twitter.com/FootColic/status/1765818458489418036

Read More

Talenti i Llapit, Albion Miftari ka shënuar njërin nga golat më të jashtëzakonshëm i parë në futbollin e Kosovës. Llapi njihet si një ekip që nxjerr shumë talentë dhe njëri nga ta padyshim se është 18-vjeçari Albion Miftari. Miftari luan për ekipin U-19 të Llapit dhe tashmë ka befasuar me nivelin e treguar në çdo ndeshje. Megjithatë, në një video të publikuar nga faqja zyrtar e Llapit, Miftari shihet duke shënuar njërin nga golat më mahnitës që është parë në futbollin e Kosovës. “Je normal apo jo”, ishte pyetja e Llapit për talentin e saj. 18-vjeçari ka shënuar në sekondat…

Read More

Skuadra e Manchester Cityt është duke fituar 3-1 ndaj Copenhagen në ndeshjen kthyese të UEFA Champions League. Një video interesante po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet trajneri Pep Guardiola duke i dhënë instruksione lojtarëve të tij, shkruan LIG Sport Edhe pse trajneri spanjoll e ka rezultatin në favor të ekipit të tij, ai nuk dëshiron që të ndodh ndonjë gabim në stadiumin “Etihad”. Kujtojmë që golat për Cityn gjatë 45 minutave të para i shënuan: Julian Alvarez (2) dhe Erling Haaland. 🇪🇸 Manchester City very comfortable on aggregate in the UCL but Pep Guardiola isn’t letting up on any…

Read More

Te Bashkimi ka ardhur me shumë bujë, por Terrance Ferguson po largohet pa të njëjtën atmosferë pozitive që kishte ardhur në Kosovë. Lojtari që ka të zhvilluara mbi 200 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA, është larguar nga portokallinjët pas vetëm një ndeshje të zhvilluar dhe lajmin për lirimin e tij e ka bërë vetë klubi prizrenas. Në debutimin e tij në vikend ndaj Yllit, Ferguson kishte shfaqur disa shqetësime shëndetësore dhe luajti shumë pak, derisa një arsyje tjetër që ka shtyer drejtuesit e klubit të Bashkimit për ndërprerjen e marrëveshjes me të, janë edhe…

Read More

Skuadra e Ipswich Town shënoi një fitore të madhe mbrëmë në javën e 36-të në Championship pasi mposhti 3:2 Bristol Cityn. Golin e parë në këtë takim e shënoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Anis Mehmeti, shkruan LIG Sport Mehmeti realizoi një gol tejet të bukur në minutën e 54’të duke kaluar mrekullisht mbrojtjen kundërshtare, por skuadra e tij u mposht në fund. 23-vjeçari gjatë këtij sezoni në Championship ka zhvilluar 28 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asist me fanellën e Bristol Cityt. https://twitter.com/FootballReprt/status/1765124608435331185

Read More

Fahredin Duraku ishte i ftuar në “Radio Dukagjini” për të folur mbi futbollin Kosovar. I pyetur se përse nuk afrohet nga klubet në Kosovë për të dhënë kontributin e tij, ish-futbollisti shqiptar është shprehur se paragjykohet nga e shkuara e tij. Duraku ka përfaqësuar Ish-Jugosllavinë dhe ka zhvilluar karrierën e tij në Beograd, çka sipas tij ka bërë që të shihet me paragjykim nga drejtuesit e klubeve të Kosovës. “E shoh që Fahredin Duraku nuk është i mirëseardhur në futbollin kosovar. Me sa kam dëgjuar dhe me sa po më flasin shokët nga anash, po më thonë: ‘Fahredin (nuk të…

Read More

Paris Saint Germain ka shënuar golin e avantazhit ndaj Real Sociedad. Sulmuesi, Kylian Mbappe realizoi golin e parë në këtë duel, për t’i dhuruar avantazhin parisienëve. Mbappe realizoi golin e avantazhit pas 16 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 0-1, teksa ai i përgjithshëm 0-3. Ja goli: https://twitter.com/centregoals/status/1765109695730344152

Read More

Kristjan Asllani ishte protagonisti kryesor në ndeshjen e mbrëmjës së sotme që Interi fitoi 2-1 përballë Genoas. Mesfushori shqiptar shënoi golin e parë për zikaltërit, duke u dhënë motiv për të shkuar drejt një fitore mjaft të rëndësishme. Pas kësaj ndeshje ka folur vetë 21-vjeçari nga Elbasani, i cili shpreh emocionet e golit të parë me fanellën e Interit madje tregon edhe se kujt ia dedikon atë. Ai gjithashtu tregohet profesionist duke u fokusuar menjëherë tek ndeshja e radhës, ku Interi do të luajë përballë Bolognas. “Mbi të gjitha kjo është një fitore e rëndësishme. Genoa bëri një futboll të…

Read More

Skuadra e Interit ka kaluar në avantazh ndaj Genoas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie A. Golin e parë në këtë duel e ka shënuar mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani pas një asisti të bukur nga Alexis Sanchez, shkruan LIG Sport Asllani ka shënuar golin e avantazhit pas gjysmë ore lojë dhe ky ishte goli i parë këtë sezon për lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë me fanellën e Interit. Rezultati aktual i takimit është 1-0. Ja goli: https://twitter.com/NimaTavRood/status/1764747696320004573

Read More