Author: Admin
Sulmuesi shqiptar, Indrit Tuci ishte një nga pikat kyçe në fitoren që Sparta e Pragës arriti përballë Galatasaray me rezultatin 4-1. Tuci ishte autor i një goli dhe gjithashtu asistoi në një tjetër. Trajneri i çekëve, Brian Priske nuk i kursen aspak elozhet për 23-vjeçarin, duke e quajtur atë si çelësin e rezultatit pozitiv të arritur në ndeshjen e Europa League. “Tuci më bën shumë të lumtur. Ai meriton të lavdërohet. Ka një mentalitet të shkëlqyer. Më tha se do të pranonte çdo rol, që ai do ta niste ashtu siç dua unë. I duhen vetëm 5 ose 10 minuta…
Tek Dinamo Zagrebi prej muajsh kanë ‘ëndërruar’ për një rikthim të Luka Modric, diçka që mund të ndodhë këtë verë. Gjatë ditëve të fundit ishte raportuar nga mediat kroate se kontaktet e para mes Dinamos dhe Luka Modric tashmë kanë nisur, teksa presidenti i Dinamos, Mirko Barisic, duke thënë se dera e Dinamos është e hapur për të. Modric ishte anëtar i Dinamos nga viti 2000 deri në 2008 para se të transferohej tek Tottenhami. Më vonë, ai u bë futbollisti më i suksesshëm në historinë e futbollit kroat teksa në 2018 fitoi Topin e Artë falë performancave të tij…
Katari organizoi një spektakël futbolli të quajtur Hope For Charity, në të cilin shumë yje nga bota e futbollit, si dhe nga industria e argëtimit, luajtën për ekipet e quajtura Team AboFlah dhe Team Chunkz. Emri më i madh në fushë ishte ish-fituesi i Topit të Artë, Ricardo Kaka, që ka bërë karrierë te Milani dhe Real Madridi. Kjo nuk i bëri përshtypje YouTuberit dhe influencues iShowSpeed, i cili gjithashtu pati mundësinë të luante në këtë ndeshje. Amerikani që u bë i famshëm duke bërë intervista me lojtarë të njohur, ishte gati ta lëndonte rëndë legjendarin Kaka. Braziliani e mori…
Bayer Leverkusen arriti fitore 2 me 1 ndaj Mainz. Granit Xhaka padyshim ka marrë vëmendjen këtë mbrëmje, duke qenë dhe protagonist kryesor. Fillimisht ai shënoi golin e parë në minutën e 3’ të takimit. Rrjeta u gjet në mënyrë mjeshtërore nga futbollisti shqiptar që mbron ngjyrat e Leverkusen, shkruan LIG Sport Më pas në minutën e 79’, Ngankam u ndëshkua me karton të kuq nga Mainz. Shkak u bë pikërisht një ndërhyrje e rrezikshme ndaj Xhakës. Ngankam zuri vendin e Brajan Grudës, që e nisi titullar me Mainz. Zëvendësim ky që nuk rezultoi me fat. Faulli i shkaktuar ndaj Xhakës:…
Didier Drogba ka shkëlqyer në një ndeshje miqësore/bamirëse që u zhvillua në stadiumin “Ahmad Bin Ali”. Ish-sulmuesi i Chelseat tregoi se ende është në formë të mirë përkundër moshës, shkruan LIG Sport Didier Drogba’s still got it. Get him in for Sunday 💙 pic.twitter.com/9vWQrJWQdT — CFC-Blues (@CFCBlues_com) February 23, 2024 Drogba shënoi dy gola të bukur në këtë ndeshje, duke treguar klas të vërtetë. Në këtë ndeshje luajtën shumë yje futbolli, duke përfshi këtu: Leite Kakan, Makelelen, Eden Hazardin, Roberto Carlosin, David Villan e shumë të tjerë. Didier Drogba’s celebration never gets old 🥺 (via @beINSPORTSUSA) pic.twitter.com/iqxKsIyqBJ — B/R Football…
Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka e ka shënuar golin e parë e fanellën e Bayer Leverkusenit. Mesfushori shqiptar shënoi një supergol në ndeshjen ndaj Mainzit, e vlefshme për javën e 23-të në Bundesliga, shkruan LIG Sport Ky ishte goli i parë i Xhakës me fanellën e Bayer Leverkusenit në Bundesliga që prej transferimit nga Arsenalit gjatë afatit të verës. https://twitter.com/demarkesports/status/1761113368213979218
Viti 2023 ishte i fundit për Eden Hazard në futbollin profesionist. Ai u pensionua nga loja më e bukur në planet te ekipi i Real Madridit. Megjithatë, 33-vjeçari vazhdon të luaj futboll, por tani të vogël dhe në disa vende të botës, shkruan LIG Sport Një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku shihet ish-lojtari i Chelseat dhe Real Madridit duke luajtur në Doha të Katarit. Hazard shihet se ende i ka lëvizjet fantastike duke i bërë “llom” disa lojtarë amator. https://twitter.com/StokeyyG2/status/1760800235725434932
Në Gjermani e konsiderojnë si një prej talenteve të së ardhmes së futbollit. Bëhet fjalë për Fisnik Asllanin, i cili tashmë është i huazuar te skuadra e Bundesligës së Austrisë, Austria Wien. Këto ditë, futbollisti Asllani i është bashkuar Kombëtares së Kosovës. Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është 800 mijë euro, por kjo shifër nuk i mat saktë vlerat reale që ka në këmbë ky futbollist. Ai po kalon momente fantastike me ekipin austriak. Në një bisedë ekskluzive për Albinfo.at, Asllani na tregon se si po shkon aventura e tij e re dhe çfarë synon të arrijë gjatë sezoneve…
Mbrëmja e djeshme ishte fantastike për Indrit Tuçin. Lojtari shqiptarë hyri si zëvendësues në sfidën që Sparta Prague fitoi ndaj Galatasarayt me shifrat 4-1. Sulmuesi shënoi një nga golat vendimtar për ekipin e tij, ndërsa asistoi në një tjetër rast, duke u dhuruar të tijve edhe biletën e kualifikimit në Europa League. Në minutën e 66-të Tuci hyri në fushën e lojës kur rezultati ishte 1-1 dhe mori përsipër edhe rolin e “heroit”, tesa në të 74-të gjeti rrugën e rrjetës. Sërish në minutën e 80-të do të ishte protagonist, teksa asistoi në golin që shënoi Harsalin. Paraqitja e tij…
Skuadra e Romës ka barazuar rezultatin ndaj Feyenoordit. Golin e barazimit në këtë duel e ka shënuar kapiteni, Lorenzo Pellegrin. Pellegrini ka realizuar eurogol pas 14 minutave lojë për të barazuar takimin. Rezultati aktual i takimit është 1-1. Ja goli https://twitter.com/FootColic/status/1760760808990966091