Author: Admin
Skuadra e Rubin Kazan është duke luajtur ndaj Orenburg, ndeshje e vlefshme për javën e 13-të në Premier Leaguen e Rusisë. Gol në këtë ndeshje ka shënuar edhe mesfushori shqiptar, Veldin Hoxha, shkruan LIG Sport Hoxha shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 47’të. Ky ishte goli i parë i futbollistit shqiptar në kampionatin rus. 1-1 Hodza pic.twitter.com/rNF0E0SgO9— RPL Sky (@RPLNews_eng) October 27, 2024
Skuadra e Real Madridit pësoi humbje të thellë 0:4 ndaj Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në La Liga. Sulmuesi polak, Robert Lewandowski shënoi dy gola në këtë mbrëmje, shkruan LIG Sport Por Lewa kishte një mundësi të artë të shënonte hat-trik, megjithatë goditja e tij shkoi në shtyllë. Kamerat kanë kapur momentin kur Hansi Flick reagon në mënyrë interesante pasi lojtari i tij humbi rastin. 🎥 | Hansi Flick's reaction to Lewandowski's miss. #fcblive 😭 pic.twitter.com/k4JNyxtxG2— BarçaTimes (@BarcaTimes) October 26, 2024
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e javës së 11-të në La Liga, mes Real Madridit dhe Barcelonës. Dy skuadrat paten raste të mira shënimi në 45 minutëshin e parë, por kjo pjesë u mbyll pa gola 0:0, shkruan LIG Sport Skuadra e Real Madridit pati një rast të mirë shënimi, por portieri Inaki Pena bëri një pritje të çmendur. That was one of the best saves i have ever seen #ElClasico — Mats Hummels (@matshummels) October 26, 2024 Për këtë ka reaguar edhe mbrotjësi gjerman, Mats Hummels: Kjo ishte pritja më e mirë që unë kam parë. Kylian…
Skuadra e Brentfordit ka barazuar rezultatin në 2:2 ndaj Ipswich Town në javën e nëntë në Premier League. Golin për 2:2 e shënoi sulmuesi Wissa në minutat e fundit të pjesës së parë, shkruan LIG Sport Në fakt sulmuesi, Wissa shënoi dy herë për një minutë kundër portierit kosovar, Aro Muric. Kujtojmë që golat për skuadrën mysafire i shënuan: Szmodics dhe Hirst. Brentford level it in 2 minutes 🍿⚽️⚽️pic.twitter.com/e0li5E7UOh — Johnson M official🌍 (@Johnsonmugoya1) October 26, 2024
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Cristian Shpendi ka shënuar dy gola në ndeshjen mes Cesenca dhe Brescia e vlefshme për javën e 10-të në Serie B. Shpendi shënoi dy gola nga pika e bardhë e penalltisë, në minutat 15’të dhe 53’të, shkruan LIG Sport Me këto dy gola, sulmuesi shqiptar shkon në kuotën e gjashtë shënimeve gjatë këtij sezoni me fanellën e Cesenas. Kujtojmë që 21-vjeçari është pjesë e grupmoshave të reja te Shqipëria, por shpreson që të ftohet te Kombëtarja A nga trajneri Sylvinho. 53’st ⚽️ GOOOOOOLLLL!!! Il 9 bianconero raddoppia sempre dal dischetto 👏🏼#DAIBURDEL Offerto da Jingold#CesBre 2-0…
Skuadra e Sivassporit ka rikthyer rezultatin në 2:3 ndaj Adana Demirspor, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Superligë. Golin për 2:3 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, shkruan LIG Sport Manaj shënoi nga afërsia në minutën e 66’të pas një super asisti nga Paluli. ⚽️GOAL🇹🇷 | Adana Demirspor 2-3 Sivasspor | Rey ManajSivasspor comeback from 2-0!pic.twitter.com/BQdQdo8lh7— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 25, 2024
Ish-portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, pritet që shumë shpejt të bëhet me klub të ri. Një video e publikuar në rrjetet sociale, Berisha shihet duke u përgatitur intesivisht dhe është gati për të nënshkruar me klubin e ri, shkruan LIG Sport Momentalisht, 35-vjeçari gjendet në Itali, kurse skuadra e tij e re ende nuk dihet saktësisht, mund të jetë edhe Arabia Saudite si destinacion. Berisha pas Euros 2024, u pensionua nga Kombëtarja e Shqipërisë, kurse pikërisht gjatë këtij viti u largua nga Empoli dhe tani ka kohë që është pa skuadër. Është pa klub, por Etrit Berisha nuk…
Mbrëmë u mbyll java e dytë në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm nga UEFA, Conference League. Faqja e njohur e statistikave, Sofascore ka publikuar formacionin e javës, shkruan LIG Sport Në këtë 11-she më të mirë është edhe portieri i Kosovës, Amir Saipi – i cili është vlerësuar me notën 8.7. Some incredible saves from yesterday Uefa europa conference League matches.🧤😳 🚫Jorgensen 🚫Fabiano Freitas 🚫Thijmen Nijhuis 🚫 Nathan Trott 🚫Amir Saipi@Betano_PT || #UECLsaves || #UECLpic.twitter.com/ByNFDne3nV — 𝐖𝐢𝐝𝐞𝐒𝐜𝐨𝐫𝐞𝐬 (@widescores_com) October 25, 2024 Saipi pati një paraqitje pozitive, madje priti edhe një penallti që ishte vendimtare në këtë duel. Portieri kosovar…
Skuadra e Boca Juniors-it shënoi fitore gjatë penalltive në çerekfinale të Kupës së Argjentinës ndaj Gimnasias, pasi rezultati i takimit u mbyll me shifrat e barabarta, 1:1. Në fundin e ndeshjes, tifozët vendës ishin gati të fillonin një përleshje masive me kundërshtarët, shkruan LIG Sport Por, një akt heroik bëri legjenda e futbollit dhe tani president i klubit historik në Argjentinë, Riquelme. Riquelme u fut në mesin e turmës dhe ndaloi një përleshje masive. Kjo po cilësohet si një veprim fantastik nga Riquelme, i cili rrezikoi edhe vetën e tij për ta parandaluar më të keqen. ¡RIQUELME SE METIÓ EN…
Kosova dhe Shqipëria ngjiten në ranglistën e FIFA-s, paten rezultate pozitive në UEFA Nations League
Kombëtarja shqiptare është ngjitur dy pozicione më lart në renditjen e FIFA-s. Nga vendi 67 tani Shqipëria renditet në vendin e 65, pas suksesit në ndeshjen e fundit në transfertë ndaj Gjeorgjisë, e vlefshme për UEFA Nations League. Shqipëria triumfoi 1-0 në “Mikheil Meskhi” dhe pikërisht kuqezinjtë kanë kaluar në renditjen e FIFA-s Gjeorgjinë, por edhe Finlandën. Shqipëria do të rikthehet në fushë në muajin nëntor për dy ndeshjet e fundit në grupin B1 të UEFA Nations League, ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45). Të dy ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania” dhe Kombëtarja…