Author: Admin
Albin Berisha ka arritur të përshtatet shumë shpejt në kampionatin rumun, duke shënuar golin e fitores për Petrolulin ndaj Poli Iasit, në minutën e 94’. Berisha në lidhje me formën dhe si ka shkuar transferimi ka dhënë një intervistë për mediumin rumun “Prosport”. “Nuk dija asgjë për Petrolulin, por kur u shfaq oferta, hyra në internet dhe fillova të kërkoja. E pashë që është një ekip me traditë, një ekip me pretendime, me tifozë të zjarrtë. Ka pasur diskutime edhe me skuadra të tjera, por kam qenë i kënaqur me atë që më është ofruar këtu, ndaj kam pranuar që…
Skuadra nga Liga e Parë e futbollit kosovar, FC Ferizaj shënoi një fitore të madhe në javën e 16-të ndaj Vushtrrisë me rezultatin 1:2. Dy gola për “Ujqërit” i shënoi futbollisti, Albion Kurtaj, i cili po tregon potencial të jashtëzakonshëm me fanellën e kaltër, shkruan LIG Sport Kurtaj shënoi dy gola tejet të bukur dhe bëri debutim fantastik me FC Ferizajin pas huazimit nga Prishtina gjatë mini-afatit të janarit. Kujtojmë që Albion Kurtaj ka luajtur edhe më parë në Ferizaj, para se të transferohej në Llapin e Tahir Batatinës, ku luajtu edhe në garat e UEFA-s. 🎥 𝐆𝐨𝐥𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬:…
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi është futur në formacionin e javës në Rumani në sajtin e njohur SofaScore. Krasniqi bëri një super paraqitje gjatë vikendit të kaluar, duke shënuar një gol dhe duke bërë një asist me fanellën e Rapid Bucurestit, shkruan LIG Sport https://youtu.be/b-ygJuMNZYM?si=3k0fX637kKUkgZ5b Ish-lojtari i Ballkanit është futur në formacionin e javës dhe është vlerësuar me notën më të madhe në 11-shen më të mirë, me 9.3, vetëm Alexandru Mitrita e ka njëjtë si lojtari kosovar. Kujtojmë që Ermal Krasniqi gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 16 ndeshje në ligë, ka shënuar 2 gola dhe ka bërë…
Skuadra e Besiktasit ka kaluar në avantazh ndaj Konyaspor. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar, Semih Kilicsoy. Kilicsoy realizoi gol pas asistimit të futbollistit kosovar, Milot Rashica në minutën e 50’të të sfidës. Rezultati momental i duelit është 1-0. Ja goli: https://twitter.com/FootColic/status/1759640967856996618
Ish-futbollisti i Superligës së Kosovës, tani trajner, Liridon Leci në një emision televiziv foli rreth situatës së Edon Zhegrova dhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Sipas Lecit, Zhegrova nuk është paraqitur në një takim të fundit mes drejtuesve të FFK-së, shkruan LIG Sport “Qofsha i gabuar, unë e di që kur delegacioni i Kosovës ka qenë në Francë e ka ftuar Zhegrovën në takim, nuk iu ka dalë. Kam informacione që ka mundësi Zhegrova mos të vijë fare në Kombëtare”, u shpreh Liridon Leci Kujtojmë që këtë sezon Zhegrova është duke zhvilluar super paraqitje me fanellën e Lille në Ligue…
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku është duke u përgatitur për pjesën tjetër të sezonit në Rusi me Rubin Kazanin. Skuadra ruse ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet sulmuesi shqiptar duke bërë “show” në stërvitje. Daku shënon dy gola të bukur gjatë stërvitjeve dhe kjo tregon se ish-lojtari i Ballkanit është në formë të jashtëzakonshme. Kujtojmë që 26-vjeçari gjatë këtij sezoni me Rubin Kazanin ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asist. Daku on fire 🔥Мирлинд исполняет на вечерней тренировке 🔝 pic.twitter.com/jsulM4AhqY— «Рубин» Казань (@fcrk) February 18, 2024
Gjatë vikendit që lam pas në futbollin zviceran u zhvillua java e 24-të dhe shumë lojtarë shqiptarë bën paraqitje fantastike. Donat Rrudhani shënoi një tjetër gol me fanellën e klubit Lausanne në fitoren 3-1 ndaj Yverdon, shkruan LIG Sport Për këtë paraqitje mesfushori i Kombëtares së Kosovës është futur në formacionin më të mirë të javës së 24-të në Superligën e Zvicrës. Ai u vlerësua me notën 8.2. Donat Rrudhani scored this banger yesterday against Yverdon-Sport@lausanne_sport 🌟 pic.twitter.com/WpGYn9ejX5 — Dardanianfan (@Dardanianfan1) February 18, 2024 Në këtë formacion është edhe mbrojtësi “Dardan”, Mirlind Kryeziu, i cili me Zurichun ishte fantastik në…
Skuadra e Granandas ka barazuar rezultatin ndaj Almerias në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga. Golin për 1:1 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shkruan LIG Sport Uzuni shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 75’të, pasi një asisti nga Gumbau. Kujtojmë që ky ishte goli i shtatë i Uzunit në La Liga këtë sezon. https://twitter.com/TransferSector/status/1759260192955388110
Islam Dudaev i ka dhënë një tjetër medalje ari Shqipërisë në mundje, pasi mposhti në finalen e Kampionatit Evropian që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, rusin Gadzhimurad Rashidov me rezultatin 2-1. Dudaev që garon në stilin e lirë, në peshën deri në 65 kilogramë, bëri një paraqitje spektakolare, duke mundur pastër rivalët e tij. Pasi fitoi me turkun Toprak 6-3, Dudaev mundi me lehtësi edhe rumunin Coman 8-1. Në çerekfinale Dudaev kaloi me shumë lehtësi 4-0 francezin Arsamerzouev. Në gjysmëfinale mundi kundërshtarin azerbajxhanas 3-1, për të shkëlqyer më pas edhe në finalen e sotme. Rezultatet fantastike të Dudaev janë…
Silvinjo dhe Zabaleta vazhdojnë udhëtimet për të ndjekur nga afër lojtarët e Shqipërisë. Pas Turqisë dhe Gjermanisë, këtë herë, destinacioni ishte Anglia. Trajnerët e Shqipërisë janë fiksuar nga kamera, teksa gjendeshin të pranishëm për të ndjekur Fulham-Aston Villa. Qëllimi ishte Armando Broja, por për shkak të një viroze, sulmuesi u la jashtë skuadrës. Megjithatë këtë udhëtim Silvinjo do ta shfrytëzojë pasi pritet të ketë një takim me Brojën pas mbylljes së ndeshjes. https://twitter.com/klaudiondreca7/status/1758880274518016317