Author: Admin
Skuadra e Samsunsport ka shënuar fitore ndaj Antalyasporit me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Superligën e Turqisë. Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja, shkruan LIG Sport Muja shënoi gol qysh në debutim me klubin e Samsunsporit, pas transferimit nga Antwerpi i Belgjikës. Kujtojmë që Muja ka firmosur kontratë me klubin turk deri në vitin 2027. Gol Do Samsunspor Samsunspor 2-0 Antalyaspor ⚽ Arbnor Muja 🏆🇹🇷 Super Lig pic.twitter.com/CATu9QNPgA — 𝐅𝐮𝐭𝐞𝐛𝐨𝐥𝐞𝐢𝐫𝐨𝐬 𝐓𝐖 (@futeboleiros_tw) February 12, 2024
Meçi i shekullit mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk i planifikuar të zhvillohej këtë muaj (shkurt) është shtyrë për muajin maj. Kjo ndodhi për shkak të boksierit shqiptar, Agron Smakiçi i cili lëndoi Furyn gjatë një sparringu. Në një intervistë për Indeksonline, Smakiçi tregoi se si ndodhi ngjarja që ia çau arkadën kampionit të botës. “Kaluam kohë të mira; kemi luftuar shumë. Ai bëri mundje të mirë me mua dhe fillojë të thotë “je një salçiçe e vogël” – filloi të më provokonte. Pra, filluam një grindje të vogël. Jo vetëm sparring – ishte ndeshje. Kështu, për fat të keq,…
Skuadra e Mallorcas ka shënuar një fitore të madhe në javën e 24-të në La Liga, pasi mposhti 2:1 Raya Vallecanon. Golin e fundit në këtë takim e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Koosvës, Vedat Muriqi, shkruan LIG Sport Muriqi shënoi gol me kokë në minutat e fundit të ndeshjes për t’ia dhuruar tri pikë të mëdha klubit të tij. Kujtojmë që lojtari kosovar më në fund e gjen rrjetën e golit, pasi nga nëntori ishte i lënduar dhe i kishte munguar gjatë klubit spanjoll. Me fitore, Mallorca shkon në kuotën e 23 pikëve në pozitën e 15-të. https://twitter.com/heavenfootball_/status/1756726971877494943
Skuadra e Hajduk Splitit është duke fituar me rezultatin 3:0 ndaj Slaven Belupo në javën e 22-të në HNL-n e Kroacisë. Golat i shënuan: Kalinic, Brekalo dhe Kalik, shkruan LIG Sport Dy asiste për dy golat e fundit i bëri futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti. Sahiti asistoi te golat e shënuara nga Brekalo dhe Kalik në minutat 48’të dhe 51’të. Kujtojmë që skuadra e Hajdukut është duke luftuar për titull kampion këtë sezon 2023/24. https://twitter.com/FootColic/status/1756696931894469024 https://twitter.com/FootColic/status/1756698004537401383
Rey Manaj nuk di të ndalet. Tashmë është bërë një lajm i zakonshëm golat e tij ndeshje pas ndeshje. Sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën e rradhës në Turqi me Sivasspor ndë ndeshjen e kampionatit përballë Rizespor. Në minutën e 30-të të takimit, lushnjari do të zhbllokonte rezultatin dhe të kalonte ne epërsi skuadrën e tij. Një supergol nga Rey Manaj i cili tregohet vrasës edhe nga goditja e dënimit. Ky është goli i tij i 12-të në kampionat dhe i 16-ti sezonal me fanellën e Sivasspor. Manaj është padyshim futbollisti më në formë shqiptar dhe hedh seriozisht kandidaturën për të…
Skuadra e Bayer Leverkusen dje arriti të bëjë një hap të madh drejt titullit kampion, pasi mposhti 3:0 rivalin Bayern Munich. Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ishte një nga më të mirë në fushë, shkruan LIG Sport Mesfushori shqiptar mbetët pa humbje që nga transferimi i tij prej Arsenalit në klubin gjerman. Xhaka u prit në mënyrë spektakolare nga familjarët e tij në stadiumin “BayArena”. Duke festuar fitoren ndaj Bayernit dhe suksesit historik pa humbje deri më tani në të gjitha garat. Granit Xhaka pritet në mënyrë spektakolare nga familjarët e tij pas fitores ndaj Bayern Munich ❤️❤️…
Skuadra e Real Madridit shënoi fitore të madhe në javën e 24-të në La Liga ndaj Gironas me rezultatin 4:0. Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham shënoi dy gola të bukur në ndeshjen e mbrëmshme dhe ishte një nga më të mirët në fushë, shkruan LIG Sport Pas ndeshjes ai postoi një foto në rrjetet sociale dhe mori një koment epik nga bashkëlojtari i tij, Fede Valverde. “Nuk mund të luash me tri këmbë”, ishte komenti i Valverdes te mesfushori anglez që bëri të qeshin të gjithë. pic.twitter.com/TRNB7Sh5Cw — Out Of Context Football (@nocontextfooty) February 11, 2024
Ish-futbollisti i njohur kosovar, Anel Rashkaj, e ka vlerësuar si të leverdishëm shortin e Kosovës në Ligen e Kombeve. Në një intervistë për Indeksonline, mesfushori nga Prizreni ka thënë se Kosova mund të bëjë lojë të mirë, sidomos kundër Rumanisë. “Kemi lujtë kundër tyre edhe më herët. Do të jetë një mundësi e artë të luftojmë për vendin e parë. Rumania është një kombëtare e fortë, por ne mund ta mposhtim. Ne kemi bë dy ndeshje kundër tyre, që kanë qenë të baraspeshume. Ne Rumani ndikoi pak ai kartoni i kuq që e morëm. Në këtë aspekt mendoj që pse…
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi pritet të bëjë një lëvizje të madhe gjatë merkatos dimërore. Gazetari turk, Yagiz Sabuncouglu raporton se futbollisti shqiptar ka arritur marrëveshje me Besiktasin, shkruan LIG Sport Përveç lojtarit, marrëveshje kanë arritur edhe dy klubet, Besiktas dhe Legia Warsawa, vetëm po diskutohet çmim i lojtarit “kuqezi”. Muçi pritet t’i bashkohet një tjetër lojtari shqiptar, Milot Rashica i cili është pjesë e “shqiponjave” nga afati i verës së vitit të kaluar. 22-vjeçari gjatë këtij sezoni në Ekstraklasa në Poloni ka zhvilluar 19 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asist. Kurse në garat…
Skuadra e Al-Hilal shënoi fitore mbrëmë me rezultatin 2:0 ndaj Al-Nassr në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Arabinë Saudite. Shumë tifozë ishin të pranishëm në tribuna dhe vazhdimisht ngacmonin futbollistin e Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldon, shkruan Indeksonline Në fundin e ndeshjes, tifozët e klubit vendas hodhën në drejtim të Ronaldos shalla me ngjyrë të kaltër, që simbolizojnë Al-Hilalin. Kurse, futbollisti portugez bëri një gjest të turpshëm me të futur në dhomat e zhveshjes. Ai mori një nga shallat e hedhur në fushë dhe fërkoi organet gjenitale, duke e hedhur sërish në tribuna. Ky gjest i yllit portugez shihet si…