Author: Admin

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm në Superligën e Turqisë. Manaj realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në ndeshjen mes Sivassporti dhe Hataysporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të, shkruan LIG Sport Ky ishte goli i 13-të i sulmuesit shqiptar në ligë këtë sezon, duke barazuar kështu edhe lojtarin argjentinas të Galatasarayt, Mauro Icardi (13). Rey Manaj scored a free kick goal this week toopic.twitter.com/dnUtROJ3IH — FootColic ⚽️ (@FootColic) February 17, 2024

Read More

Babai i Albion Rrahmanit, e ka festuar golin e djalit të tij me flamurin e Kosovës në stadiumin e Rapid Bukureshtit, teksa e ka larguar pastaj. Siç raportohet nga mediat rumune, zyrtarët e klubit kanë shkuar menjëherë te babai i Rrahmanit për t’i treguar se cili është problemi dhe sipas tyre, ai ka kërkuar pastaj falje. Rrahmani mbrëmë e shënoi golin e nëntë në 11 ndeshje për Rapidin e Bukureshtit. Në fund të lojës, sulmuesi kosovar u shpreh i kënaqur me lojën e zhvilluar, por edhe me fitoren e arritur. Ai theksoi se synimi i tij është të shënojë më…

Read More

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku përmes rrjeteve sociale ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Lojtari i Rubin Kazanit përmes një shkrimi në Facebook ka uruar këtë ditë festive në vendlindjen e tij, shkruan LIG Sport “16 vjet. Sakrificë, vuajtje, ëndërr, arritje. Kosovë”, ka shkruar Daku në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale Kujtojmë që Mirlind Daku ka qenë pjesë e Kosovës, por tani bartë fanellën e Kombëtares “kuqezi”. Ai është pjesë e klubit rus, Rubin Kazan dhe po kalon momente fantastike.

Read More

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka përmes rrjeteve sociale ka uruar Përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës. Lojtari i klubit gjerman, Bayer Leverkusen s’e ka harruar vendlindjen e tij dhe përmes një shkrimi ka dhënë një mesazh të fuqishëm, shkruan LIG Sport “Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Urime për këtë ditë të shënuar, një moment historik dhe krenar për të gjithë qytetarët e Kosovës. “Le të jetë ky një vit i mbushur me paqe, progres dhe hapa të mëdhenj drejt përparimit dhe integrimit në arenën ndërkombetare.”, ky ishte mesazhi i Granit Xhakës

Read More

Ish-futbollisti i Ballkanit, Albin Berisha ka debutuar me gol në kampionatin rumun. Berisha shënoi golin e fitores 2-1 për skuadrën e Petrolulit në minutën e 94-të të ndeshjes. 23-vjeçari debutoi në këtë përballje duke u inkuaduar si zëvendësues në pjesën e dytë. Albin Berisha scores the winning goal against Poli laşi What a debut for Berisha 🇽🇰💪 pic.twitter.com/lIAqoC6hB2 — Dardanianfan (@Dardanianfan1) February 16, 2024

Read More

Skuadra e Inter Miamit zhvilloi një tjetër ndeshje miqësore para nisjes së sezonit të ri në MLS. Kësaj radhe klubi amerikan si kundërshtar pati skuadrën argjentinase, Neëells Old Boys, kurse ndeshja u mbyll me rezultatin e barabartë 1 me 1. Për fituesin e Kupës së Botës me Argjentinën, Lionel Messi kjo ndeshje ishte emocionuese, pasi si kundërshtar kishte ish-klubin e tij të fëmijërisë. Messi luajti 60 minuta dhe dhuroi spektakël me topin, kurse në fundin e ndeshjes të gjithë ekipa kundërshtare bëri foto me të për ta ruajtur kujtim. Te skuadra e Neëells Old Boys luajti lojtari i njohur dhe…

Read More

Skuadra e Hull Cityt arriti fitore të madhe në javën e 32-të të Championship pasi mposhti 1-2 Rotherhamin. Futbollisti Jaden Philogene shënoi një supergol gjatë ndeshjes, shkruan LIG Sport Philogene shënoi me stil duke kaluar dy herë mbrojtësin kundërshtar. Edhe pse ky shënim po llogaritet si autogol, në rrjetet sociale diskutohet se ky gol meriton çmimin “Puskas”. Stop that Jaden Philogene pic.twitter.com/FFn6GY6mVl — Joe (@wba_joe) February 13, 2024

Read More

Skuadra e Real Madrid ka shënuar golin e epërsisë ndaj RB Leipzig në ndeshjen e vlefshme për raundin 1/16 e finales në UEFA Champions League. Golin për 0-1 e shënoi Brahim Diaz në fillim të pjesës së dytë, shkruan LIG Sport Lojtari i klubit madrilen shënoi një eurogol në stilin e futbollistit argjentinas, Lionel Messi. Kujtojmë që ndeshja e parë është duke u zhvilluar në stadiumin Red Bull Arena në Gjermani. BRAHIM DIAZ WHAT A GOAL! 🤯 pic.twitter.com/Pjt3DPEptV — TC (@totalcristiano) February 13, 2024

Read More

Sulmuesi shqiptar Arbnor Muja ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e tij të parë me fanellën e ekipit të ri Yilport Samsunspor në duelin ndaj Antalyaspor. Muja e nisi ndeshjen nga banka rezervë, për t’u inkuadruar pastaj në minutën e 69-të. Po zhvillohej minuta e 91-të e ndeshjes kur Muja u gjend mjaft mirë në zonë për të shënuar për 2-0 pas asistimit të bashkëlojtarit të tij Carlo Holse, shkruan LIG Sport Pas ndeshjes futbollisti shqiptar u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e tij dhe me transferimin në ekipin turk. “Jam i lumtur që fituam. E kam pritur…

Read More

Klubi rumun, Rapid Bukuresht është krenar dhe mburret me lojtarët nga Kosova, të cilat janë yjet më të mëdhenj të skuadrës. Rapid Bukureshti po përjeton një formë të lartë me katër fitore radhazi në Superligën e Rumanisë. Në afatin kalimtar të janar, klubi rumun transferojë edhe dy yje tjerë nga Kosova, Ermal Krasniqin nga CFR Cluj dhe Florent Hasanin nga Tirana, për t’iu bashkuar Albion Rrahmanit. Ermali shpejt u bë pjesë e formacionit titullarë duke luajtur tri ndeshje dhe shënuar një gol. Forma e mirë dhe prejardhja nga vendi i njëjtë ka bërë që Rapid Bukureshti t’u kushtojë një postim…

Read More