Author: Admin
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, me lojën e tij ka lënë gjurmë në Ligue 1. Ai po shkëlqen këtë edicion nën fanellën e Lille. Zhegrova ishte protagonist në ndeshjen e kaluar, në fitoren ndaj Clermont me rezultat 4:0, ku kosovari shënoi gol dhe asistoi. 24-vjeçar u përfshi edhe në formacionin e javës. E sot, ai mori një dhuratë tejet të veçantë. Edon Zhegova, u nderua me medalje nga David Heiremans, kryetar i Bashkësisë së Wervicq-Sud, në Francë. Futbollisti i Kosovës, deri më tani në të gjitha garat për Lille, ka arritur të shënojë tetë gola dhe t’i bëj…
Rey Manaj po kalon formën e “jetës” me ekipin e Sivasspor në elitën e futbollit turk. Në 23 ndeshje të këtij sezoni, me Superligës dhe Kupës, Manaj ka shënuar plot 15 gola, duke u kthyer në një pikë kyçe për Sivasspor. Teksa zëdhënësi për mediat e klubit turk, Gokhan Karagol është shprehur se për lushnjarin ka shumë oferta. Por pavarësisht këtyre ofertave, nuk pritet që Manaj të shitet para fundit të sezonit aktual. Madje Karagol shton se transferimi i 26-vjeçarit shqiptar do të thyejë rekorde për Sivasspor, rekord që mbahet nga Konak kur u shit te Brighton për 4.5 milionë…
Një prej talenteve më të mëdhenj të Shqipërisë është edhe Maldin Kacurri. Mbrojtësi 18-vjeçar është pjesë e rregullt e formacionit të Arsenalit U-18. Gjithashtu Kacurri ka luajtur dy takime me Arsenalin U-21. Një mbrojtës i pakalueshëm, luftarak dhe me një shtat të lart që e dallon ndjeshëm nga bashkëmoshatarët e tij. Të dhënat e Kacurrut jane impresionuese. Tani mbetet të shihet sesi do të jetë kalimi i Maldinit shqiptar, që ka luajtur me Shqipërinë U-19, në ekipin e parë të Arsenalit. 🔴⚫ Talent to watchName: Maldini Kacurri Alter: 18Position: CentrebackClub: Arsenal 🔴⚪National team: Albania 🇦🇱 U19One of the most promising…
Dy lojtarë shqiptarë janë futur në formacionin e javës sipas SofaScore në Serie B pas javës së 23-të. Bëhet fjalë për portierin, Elhan Kastrati dhe mesfushorin, Elvis Kabashi, shkruan LIG Sport Kabashi luan te skuadra e Reggiana, e cila barazoi 1-1 ndaj Ferlapisalo dhe gol shënoi pikërisht lojtari shqiptar. Në anën tjetër, Kastrati luan te Cittadella, humbi 2:0 ndaj Brescia, por bëri gjashtë pritje dhe ishte një nga më të mirët në fushë me notën 7.7.
Sulmuesi i njohur francez, Karim Benzema është rikthyer në stërvitje me fanellën e Al-Ittihad. Benzema pati disa probleme me ekipin nga Arabia Saudite dhe kërkoi largimin duke mos u paraqitur fare në grumbullim, shkruan LIG Sport Por duket se sulmuesi francez i ka rregulluar raportet dhe tashmë është rikthyer në stërvitje për pjesën tjetër të sezonit. Karim Benzema gjatë mini-afatit të janarit ishte afër marrëveshjes me skuadrën nga Premier League, Chelsea. 🔴 Après un mois de rumeurs Karim Benzema était DE RETOUR à l’entraînement d’Al-Ittihad hier ! 👀🇫🇷 Et avec le sourire 😃pic.twitter.com/YLgyFNzdDY — Vibes Foot (@VibesFoot) February 6, 2024
Federata e Futbollit e Kosovës ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të talenteve për ekipet kombëtare, duke krijuar edhe ekipin Kombëtar U16, nën përkujdesjen e trajnerëve të shquar të gjeneratave të reja, Mehmet Kurda, Ibrahim Domi, Fadil Ademi dhe Burim Sadiku. E pikërisht dje ka nisur edhe puna në terren e Kombëtares U16, ku janë ftuar 20 futbollistë nga kampionati vendor, e të cilët më herët kanë qenë pjesë e ekipit kombëtar U15. Drejtuesit e stafit teknik janë të angazhuar që të identifikojnë dhe zhvillojnë potencialin e këtyre lojtarëve të rinj, por edhe lojtarëve tjerë të kësaj grupmoshe…
Kombëtarja e Kosovës ka aranzhuar tri ndeshje miqësore, dy për muajin mars dhe një për muajin qershor. Fillimisht më 22 mars, Dardanët do të luajnë kundër Armenisë në Yerevan, derisa më pas më 26 mars do të përballen me Hungarinë, në Budapest. Ndërkaq, testin e radhës, Kosova do ta ketë më 5 qershor, ku do të luajë kundër Norvegjisë, në Oslo. Federata e Futbollit e Kosovës është në bisedime për aranzhimin edhe të miqësores së dytë për qershor dhe shumë shpejt do të konfirmohet edhe kundërshtari tjetër. Këto miqësore do të shërbejnë që ekipi dardan të përgatitet sa më mirë…
Një rast interesant ka ndodhur sot në ndeshjen Raya Vallecano – Sevilla, e vlefshme për javën e 23-të në La Liga. Derisa Sevilla fitoi një rivënje anësore, një tifoz shfrytëzoi rastin për një gjest qesharak, shkruan LIG Sport Lucas Ocampos mori detyrën për ta ekzekutuar rivënjen, por ai u pengua nga tifozi, i cili e preki me gishta në të pasme. Pamje janë bërë virale menjëherë në rrjete sociale. Kurse futbollisti argjentinas u bë shumë nervoz nga ky gjest i tifozit vendas. a kid just put his finger in Ocampos’ ass LMFAOOOOO pic.twitter.com/GLzh9n0Nnq — ` (@a3avd_) February 5, 2024
Sulmuesi i Ballkanit, Albin Berisha ka bërë një lëvizje të madhe gjatë merkatos së dimrit. Futbollisti kosovar është transferuar në Rumani, te skuadra e Petrolulin, shkruan LIG Sport Kampioni momental i Kosovës do të përfitoj plotë 230 mijë euro nga shitja e Berishës, dhe do t’i ketë 20 për qind të kartonit. Pasi firmosi me klubin rumun, Berisha tha: “Përshëndetje tifozë të Petrolul. Unë jam këtu, kështu që le të shkojmë…!” 23-vjeçari gjatë këtij sezoni në Superligën e Kosovës zhvilloi 18 ndeshje, shënoi shtatë gola, kurse luajti rol të madh në suksesin e klubit nga Suhareka në Conference League. Fjalët…
Valon Berisha, futbollisti i Kombëtares së Kosovës gjatë merkatos së dimrit gjeti klubin e ri. Ai firmosi me skuadrën nga Austria, LASK Linz. Sot gjatë ditës futbollisti kosovar bëri një postim në rrjetet sociale, shkruan LIG Sport Berisha ka gjetur shtëpi të re në Linz dhe ka nisur të blejë edhe produkte ushqimore. Në një market në Linz ai hasi në suxhuk nga Kosova dhe sigurisht që nuk i rezistoi. “Kur ke suxhukun, i ke të gjitha”, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale