Author: Admin
Skuadra e Lille është duke fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Clermont në ndeshjen e vlefshme për Ligue 1. Golin për 4-0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, shkruan LIG Sport Zhegrova shënoi një gol të bukur, duke treguar formë fantastike këtë edicion. Kujtojmë që lojtari kosovar bëri edhe një asist në këtë ndeshje. Zhegrova what has he become pic.twitter.com/yyAadDJrpf— 👉🏿👨🏿🦲👈🏿 (@kl_comps) February 4, 2024
Dhe kur e mendon është vetëm 16-vjeçar… lëvizjet fantastike të Lamine Yamal me fanellën e Barcelonës
Skuadra e Barcelonës fitoi 1-3 ndaj Alavesit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga. Një paraqitje fantastike bëri futbollisti spanjoll, Lamine Yamal, shkruan LIG Sport Yamal luajti tërë ndeshjen dhe ishte një nga më të mirët në fushë me notën 7.2. Gjatë ndeshjes futbollisti 16-vjeçar pati një moment fantastik, duke dribluar 3/4 lojtarë kundërshtarë. This kid is a 𝑺𝑻𝑨𝑹 🌟pic.twitter.com/6kGotPxHli— CentreGoals. (@centregoals) February 3, 2024
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha ka rrëfyer refuzimin e tre klubeve elitare të Premierligës angleze në futboll. 31-vjeçari Valon Berisha ka rrëfyer gjatë një interviste me gazetarin, Besmir Topalli se në moshën 14 dhe 15 vjeç ka pasur prova dhe oferta nga klubet e njohura angleze si Chelsea, Manchester City dhe Aston Villa, por të cilat i ka refuzuar. “Chelsea ka qenë skuadra e parë që kam qenë në prova si 14-vjeçar. Aty kam qenë tri herë. Pastaj kam qenë në Aston Villa dhe Manchester City. Këto dy të fundit më kanë ofruar edhe oferta të mira për…
Afrika e Jugut ishte Kombëtarja e fundit që siguroi gjysmëfinalen në AFCON pasi eliminoi Cape Verde. Ishin penalltitë vendimtare pasi ndeshja në 120 minuta u mbyll me rezultatin e barabartë 0:0, shkruan LIG Sport Portieri i Afrikës së Jugut, Ronwen Williams mbrëmë ishte në super formë dhe arriti të bënte katër pritje të penalltive, nga pesë sa i goditën lojtarët kundërshtar. Kjo ishte hera e parë në histori të AFCON, që një portier pret katër penallti. Ronwen Williams has become the first goalkeeper to ever save 4 penalties in a single TotalEnergies AFCON shootout. 🤯🇿🇦#TotalEnergiesAFCON2023 pic.twitter.com/35g7qPeB2D — CAF (@CAF_Online) February…
Skuadra e Rapid Bucurestit fitoi në javën e 24-të të Liga 1 në Rumani me rezultatin 2:1 ndaj Otelul. Pas pëfundimit të ndeshjes, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi mësoi gjininë e fëmijës së tij para tifozëve të ekipit rumun, shkruan LIG Sport Krasniqi kishte në duar një top dhe e goditi atë për ta mësuar se fëmija i tij do të jetë djalë. Sigurisht që festa shpërtheu, kurse Krasniqi u emocionua shumë dhe gati sa nuk nisi të qante. Futbollisti i Rapid Bucurestit, Ermal Krasniqi pritet të bëhet baba dhe kjo është mënyra se si e zbuloi gjininë…
Sulmuesi i Ballkanit, Albin Berisha ka bërë një lëvizje të madhe gjatë merkatos së dimrit. Futbollisti kosovar është transferuar në Rumani, te skuadra e Petrolulin, shkruan LIG Sport Kampioni momental i Kosovës do të përfitoj plotë 230 mijë euro nga shitja e Berishës, dhe do t’i ketë 20 për qind të kartonit. 23-vjeçari gjatë këtij sezoni në Superligën e Kosovës zhvilloi 18 ndeshje, shënoi shtatë gola, kurse luajti rol të madh në suksesin e klubit nga Suhareka në Conference League.
Skuadra e Rapid Bucurestit ka shënuar golin e epërsisë ndaj Otelul në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Liga 1 të Rumanisë. Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani në minutën e 6’të, shkruan LIG Sport Rrahmani shënoi një gol të bukur duke kaluar mrekullisht mbrojtjen e kundërshtarit. Kujtojmë që ky ishte goli i tetë i Rrahmanit këtë sezon me Rapid Bucurestin. https://www.youtube.com/watch?v=1FobOc3VLpY
Trajneri gjerman, Jurgen Klopp është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes derbi në ditën e dielë ndaj Arsenalit. Gjatë konferencës, trajnerit gjerman i ndodhi një telefonatë, shkruan LIG Sport “Është dentisti”, ishte përgjigja e Kloppit dhe ktheu telefonin e tij për t’ia treguar gazetarëve të pranishëm në konferencë. Kujtojmë që Liverpooli është duke kryesuar tabelën e Premier League me 51 pikë. https://twitter.com/SkySportsPL/status/1753373705533546566
Chelsea tani është i hapur për të lejuar që Armando Broja të largohet në formë huazimi. Preferenca e tyre fillestare për një shitje ose huazim me detyrim blerje, me një tarifë që ata e gjykojnë të përshtatshme për një sulmues që e vlerësojnë shumë, mbetet e mundur, raporton The Athletic. Nëse kushtet e Chelseat nuk plotësohen, ka një shans të mirë që 22-vjeçari të qëndrojë në klub dhe të largohet në verë. Wolverhampton Wanderers ka shprehur interesim për futbollistin shqiptar, ndërsa Fulham është gjithashtu në mesin e ekipeve që kanë pëlqim për të.
Skuadra e Liverpoolit dhe ajo e Chelseat është duke luajtur ndeshjen e vlefshme në Premier League dhe tashmë pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2:0. Ekipi mysafir kërkoi penallti në minutat e para të ndeshjes, por gjyqtari dhe sistemi i teknologjisë, VAR heshtën, shkruan LIG Sport Shihet shumë kjartë se si Van Dijk goditi me gjurin e tij lojtarin kundërshtar, Conor Gallagher në zonën e 16-metërshit. Përveç kësaj, Liverpoolit iu pranua një gol i dyshimtë, ku Ben Chilwell u faulua afër mesit të fushës nga Diogo Jota. Chelsea will always be the most hated team in the league. pic.twitter.com/swFg3YaUAX…