Author: Admin
Lajm shumë i mirë: Kumbulla do të huazohet tek ekipi i njohur i Serie A, bashkohet me Nedim Bajramin
Mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla, është tani afër Sassuolo-s. Giallorossët po punojnë shumë për të pakësuar skuadrën në orët e fundit të afatit kalimtar, i cili mbyllet të enjten në mbrëmje. Mbrojtësi Kumbulla është rikuperuar më në fund nga operacioni i ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe kërkon një huazim për të marrë më shumë kohë. Ai nuk ka luajtur që nga prilli i vitit 2023, kur pësoi lëndim të rëndë në gju. Disa klube të ndryshme treguan interes, duke përfshirë Udinese, Cagliari, Torino, Genoa dhe Verona. Megjithatë, Sportitalia dhe Sky Sport Italia tani pretendojnë se Sassuolo janë favoritët…
Pasi fitoi 4-2 me Man Utd kundër Newport County në raundin e katërt të FA Cup, trajneri Erik ten Hag i dha kolegut Graham Coughlan një shishe verë luksoze të zgjedhur nga Sir Alex Ferguson. Newport është një klub Uellsian që luan në nivelin e katërt të Anglisë, tre divizione prapa Man Utd. Stadiumi i tyre i futbollit – Rodney Parade – mund të strehojë vetëm 7.800 spektatorë dhe nuk kishte mbetur asnjë vend kur skuadra u përball me Man Utd. Shumë shikues qëndruan edhe në ballkonet e shtëpive përreth stadiumit për të parë ndeshjen pa hyrë në stadium, shkruan…
Sulmuesi i Al Hilal, Michael festoi golin e shënuar në një miqësore kundër Inter Miamit duke performuar festimin ikonik ‘Siu’ të Cristiano Ronaldos, ndërsa Lionel Messi e shikonte. Ndeshja e shumëpritur mes skuadrës Saudite, Al-Hilal dhe Inter Miami, u luajt në Kingdom Arena në Riad të Arabi Saudite të hënën në mbrëmje, përcjell LIG Sport. Al Hilal fitoi në fund ballafaqimin me rezultatin 4-3, në nj Sulmuesi brazilian Michael riktheu avantazhin e dy golave të Al Hilal në minutën e 44-të përpara se të kryente festën ‘Siu’ të Cristiano Ronaldos. Ja pamjet interesante: https://twitter.com/CFC_Janty/status/1752041758492442853
Trajneri i Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior së bashku me ndihmësit e tij Dorival Guidoni Junior dhe Pablo Zabaleta, kanë nisur sërish nga puna për të takuar nga afër lojtarët kuqezi që aktivizohen në Europë. Të premten më datë 26 janar, Silvinjo dhe Doriva ishin në Frankfurt në stadiumin “Deutsche Bank Park” për të ndjekur nga afër ndeshjen Eintracht Frankfurt – Mainz dhe menjëherë më pas kanë udhëtuar në Itali, aty ku është bashkuar edhe Pablo Zabaleta. Trajneri Silvinjo dhe ndihmësit e tij kanë takuar nga afër futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatin italian dhe kanë diskutuar për shumë tema,…
Interi fitoi 1-0 ndaj Fiorentinës mbrëmjen e djeshme dhe tashmë zikaltërtit kryesojnë Serie A me 1 pikë më shumë se Juventusi. Në këtë sfidë Simone Inzaghi i besoi për herë të parë në këtë sezon Kristjan Asllanit një fanelë titullari. Mesfushori shqiptarë bëri një paraqitje mbreslënëse, teksa asistoi te Lautaro me argjentinasi që shënoi për golin e fitores. Pas këtij suksesi, Inazghi nuk kurseu elozhet për talentin e kombëtares shqiptare, ndërsa theksoi se është fat të kesh në ekip lojtarë si Asllani. Fitorja? Pas 1-0 patëm shumë mundësi ku mund të kishim bërë më mirë. Në pjesën e dytë realizuam…
Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka vazhdon të bëjë paraqitje fantastike me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e fundit, Xhaka dhe Leverkusen barazuan 0-0 ndaj Monchengladbach në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Bundesliga, shkruan LIG Sport Por, sipa SofaScore, lojtari shqiptar ishte më i miri në fushë, duke u vlerësuar me notën 8.1. Ai pati 166 prekje gjatë ndeshjes, dhuroi 136 pasime të sakta nga 151 tentime (90% saktësi). Duke i parë këto statistika, Granit Xhaka është futur edhe në formacionin e javës nga SofaScore. Kujtojmë që ish-lojtari i Arsenalit këtë sezon s’ka humbur asnjëherë…
Fulham dhe Wolves janë në bisedime për një transferim të Armando Broja, me Chelsea gati për të shitur sulmuesin shqiptar. Chelsea kërkon 50 milionë funte për Broja, por si Fulham ashtu edhe Wolves shpresojnë të bien dakord për një tarifë nën 35 milionë funte dhe negociatat ka të ngjarë të vazhdojnë deri në ditën e fundit të transferimeve, pra të enjten. Çdo marrëveshje mund të ketë fillimisht një huazim, përpara një transferimi të përhershëm në verë. Broja ka shënuar vetëm dy gola në 19 paraqitje për Chelsean që kur u kthye nga lëndimi i rëndë i gjurit vitin e kaluar.…
Interi mbrëmjen e djeshme ia doli të siguronte 3 pikët ndaj Fiorentinës dhe tashmë kryesojnë në Serie A me një pikë më shumë se Juventusi. Ndërkohë kujtojmë se kanë edhe në ndeshje më shumë se “Zonja e Vjetër”. Në duelin kundër skuadrës “vjollcë”, Kristjan Asllani ishte titullar për herë të parë në këtë sezon, ndërsa mesfushori i kombëtares “gatoi” edhe golin e fitores. 21-vjeçari asistoi te Lautaro dhe argjentinasi tundi rrjetës për t’i dhënë fitoren 1-0 ndaj Fiorentinës. Pas ndeshjes, talenti kuqezi theksoi se është trajneri që merr vendimet, ndërsa nënvizoi se nuk e ka shqetësuar aspak gjatë javës dhe…
Skuadra e Rijekas arriti një fitore të madhe në javën e 20-të në HNL e Kroacisë, pasi mposhti 1:2 Hajdukun e Splitit. Golin e fitores për ekipin mysafir e shënoi lojtari shqiptar, Lindon Selahi, shkruan LIG Sport Selahi shënoi një eurogol të vërtetë në këtë ndeshje me stilin vollej dhe festoi me shqiponjë. 24-vjeçari ishte transferuar te skuadra kroate gjatë vitit 2021 nga Tëente si “lojtar i lirë”, dhe ky ishte goli i tretë i tij në këtë sezon. Hajduk Split 1 – [2] Rijeka – Lindon Selahi 75′ (great goal) byu/Overity insoccer
Skuadra e Interit ka shënuar golin e epërsisë ndaj Fiorentinas në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A. Golin për 0:1 e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 15’të, shkruan LIG Sport Martinez realizoi gol me kokë pas një asisti nga Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë. Kujtojmë që ky ishte goli i 19-të i sulmuesit argjentinas këtë sezon në Serie A. https://twitter.com/dydfootball/status/1751697720715170176