Author: Admin
Kylian Mbappe do të jetë futbollisti i Real Madrid duke filluar nga data 1 korrik 2024. Telenovela mer fund pas shumë e shumë sorollatjeve mediatike, deklaratave dhe përplasjeve nga secila palë e përfshirë. Në javën e fundit zërat u zgjuan sërish duke rikthyer francezin në qendër të vëmendjes. Mirëpo tani mund të quhet gjithçka e kryer pasi është vetë zyrtarja e PSG që punon në sektorin e medias së klubit, Laure Boulleau, që e bën fakt të kryer këtë. “Kemi përshtypjen se e kemi jetuar tashmë këtë telenovelë. Në vitin 2022 nuk kisha shumë informacion për të, por tani për…
Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka vazhdon të jetë një nga mesfushorët më të mirë në Bundesliga këtë sezon. Xhaka është futur në formacionin e javës së 20-të në Bundesliga, pas fitores së Bayer Leverkusen 2:0 ndaj Darmstadt, shkruan LIG Sport Mesfushori shqiptar bëri super paraqitje dhe u vlerësua me notën 7.8. Granit Xhaka bëri 150 prekje, 126 pasime të sakta nga 136 tentime (92% saktësi) dhe krijoi një shans për gol.
Skuadra e Interit arriti një fitore të madhe në javën e 23-të në Serie A, pasi mposhti 1-0 rivalin për titull, Juventusin. Futbollisti i Kombëtares së Turqisë, Halan Çalhanoglu bëri një super paraqitje duke u notuar me notën 7.8 në sajtin SofaScore, shkruan LIG Sport Të gjithë po flasin për pasimet e tij të gjata dhe të sakta që bëri në ndeshjen e mbrëmshme në “Guiseppe Meazza”. Interi me fitore vazhdon kryesimin në tabelën e Serie A dhe duket se skuadra “kaltërezi” është favorite për titull këtë edicion. İtalyanlar Hakan Çalhanoğlu’na şöyle sesleniyor: “Il Professore. 👨🏻🏫📐”pic.twitter.com/fdoQYMHR1i — Sporxtv (@sporxtv) February…
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është padyshim lojtari më në formë i momentit në Ligue 1 të Francës. Zhegrova shënoi një supergol dhe bëri një asist fantastik në fitoren e Lille ndaj Clermonte në javë e 20-të në Ligue 1, shkruan LIG Sport Sipas SofaScore, Zhegrova ishte më i miri gjatë kësaj jave, duke lënë mbrapa edhe yje si Kylian Mbappe. Ai u vlerësua me notën 8.9 dhe bën pjesë në formacionin e javës së 20-të. Kujtojmë që gjatë këtij sezoni, ylli kosovar ka zhvilluar 29 ndeshje, ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 8 asiste.
Besiktas kërkon Ernest Muçin! Ky është lajmi që ka qarkulluar në mediat e Turqisë në orët e fundit. Nëse merkato është mbyllur në shumë vende të Europës, ekipet turke mund të vazhdojnë që të transferojnë lojtarë deri në datën 10 shkurt. Por sa është e mundur që Muçi të kalojë te gjigandët e Turqisë? “Sport Ekspres” ka kontaktuar me disa gazetarë në Poloni që theksojnë faktin se për momentin ekipet e tjera po i largon nga Muçi vlera e kartonit. Legia e Varshavës nuk mendon largimin e ish-lojtarit të Tiranës për më pak se 7 milionë euro. Ndërkohë kjo shifër…
Skuadra e Lyon është duke luajtur ndeshjen ndaj Marseille, e vlefshme për javën e 20-të në Ligue 1. Me të filluar ndeshja, skuadra mysafire gati sa nuk shënoi golin e epërsisë, shkruan LIG Sport https://twitter.com/Ligue1_ENG/status/1754230833043697999 Ishte mesfushori Harti që goditi topin nga mesi i fushës dhe ishte afër të shënonte golin më të shpejt në historinë e futbollit. Topi shkoi drejt shtylles dhe portieri i Lyonit, Lopes ishte me fat sonte. https://twitter.com/SCCR_212/status/1754231452001001726
Skuadra e Arsenalit ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Liverpoolit, e vlefshme për javën e 23-të në Premier League. Golin për 2:1 e realizoi futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Gabriel Martinelli, shkruan LIG Sport Martinelli shënoi gol në minutën e 67’të për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi. Ky gol erdhi fal një gabimi qesharak të dyshes, Van Dijk dhe Alisson. https://twitter.com/DailyAFC/status/1754202818993356941
Skuadra e Trepçës ’89 siguroi kualifikimin në raundin tjetër të Kupës së Kosovës, pasi eliminoi Llapin duke mposhtur me rezutlatin 4-3. Një ndodhi interesante u pa edhe në këtë ndeshje, pasi skuadra mysafire bëri shtatë zëvendësime, shkruan LIG Sport “Në minutën e 106, Llapi i kryen dy zëvendësime, ku lojtari me numër 10-të del nga loja dhe hyn lojtari me numër 77, i cili ishte zëvendësim i rregullt. “Mirëpo, në të njëjtën kohë inkuadrohet edhe lojtari me numër 18-të në vend të lojtarit me numër 19-të, i cili ishte zëvendësimi i shtatë, por që ky futbollist largohet menjëherë nga ndeshja…
Skuadra e Napolit ka shënuar një fitore të madhe në javën e 23-të në Serie A, pasi mposhti 2:1 Hellas Veronan. Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i krahut, Khvicha Kvaratskhelia, shkruan LIG Sport Kvara shënoi një eurogol nga distanca në minutën e 87’të, për t’ia dhënë tri pikë të mëdha klubit të tij. Me fitore, Napoli shkon në kuotën e 35 pikëve në pozitën e 7-të, por që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. https://twitter.com/B24PT/status/1754173055587258523
Skuadra e Lille është duke fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Clermont në ndeshjen e vlefshme për Ligue 1. Golin për 4-0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, shkruan LIG Sport Zhegrova shënoi një gol të bukur, duke treguar formë fantastike këtë edicion. Kujtojmë që lojtari kosovar bëri edhe një asist në këtë ndeshje. Zhegrova what has he become pic.twitter.com/yyAadDJrpf— 👉🏿👨🏿🦲👈🏿 (@kl_comps) February 4, 2024