Author: Admin

Ndeshja mes Wolfsburg dhe FC Koln është ndërprerë për pak minuta për shkak të një incidenti. Futbollisti i klubit mysafir, Max Finkgrafe goditi në kokë gjyqtarin anësor, shkruan LIG Sport Për këtë arsye ndeshja u ndërpre për disa minuta derisa gjyqtari anësor bëri mirë dhe takimi rifilloi. Kujtojmë që rezultati në këtë ndeshje të vlefshme për raundin e 19-të në Bundesliga është 0 me 0. https://twitter.com/viaplaysportpl/status/1751257789073154347

Read More

Futbollisti kroat, Ivan Rakitic është afër largimit nga skuadra spanjolle, Sevilla gjatë këtij mini afati kalimtar të janarit. Siç raporton Relevo, mesfushori nga Kroacia ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Arabia Saudite, Al-Shabab, shkruan LIG Sport Rakitic ishte kthyer te Sevilla pas një aventure te Barcelona në sezonet 2015-2020. Çmimi i Ivan Rakitic në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 4 milionë euro. 🚨🇭🇷 Ivan Rakitić (35) is leaving Sevilla! He's now one step away from joining Saudi side Al-Shabab, reports @relevo. pic.twitter.com/NOZIQZXXsy— EuroFoot (@eurofootcom) January 27, 2024

Read More

Janë shpallur sportistët e vitit 2023 në rajonin e Ballkanit. Luiza Gega zuri pozitën e 13-të, kurse në këtë ranglistë ishin edhe: Laura Fazliu, Amir Rrahmani, Kristjan Asllani dhe Distrie Krasniqi Tenisti serb Novak Gjokoviç fitoi të hënën edicionin e 50-të të sondazhit vjetor të Sportistit të Vitit në Ballkan nga BTA. Basketbollistet Nikola Jokiç (Serbi) dhe Aleksandar Vezenkov (Bullgari) përfunduan tre vendet e para. Sondazhi i Sportistit të Vitit në Ballkan është kryer nga BTA midis agjencive kombëtare të lajmeve në vendet e Ballkanit: Agerpres (Rumani), Anadolu Agency (Turqi), ANA-MPA (Greqi), ATA (Shqipëri), FENA (Bosnje dhe Hercegovinë) , HINA…

Read More

Skuadra e Chelseat barazoi pa gola 0-0 ndaj Aston Villas në ndeshjen e vlefshme për Fa Cup. Në këtë ndeshje minuta pati edhe për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Brojan, shkruan LIG Sport Megjithatë as lojtari “kuqezi” nuk arriti t’i tregonte vlerat në këtë përballje duke zhgënjyer masivisht tifozët e ekipit “blu”. Në rrjetet sociale kanë filluar disa ofendime për lojtarin shqiptar. Madje ka prej atyre që thonë se “për të mirë të futbollit, Broja duhet të pensionohet”. Ka nga ata që thonë se Armando Broja duhet të largohet nga Chelsea sa më shpejt sepse nuk është i këtij…

Read More

Anel Rashkaj ka mbajtur shiritin e kapitenit te Kosova në vitet kur dardanët filluan të ecnin me hapat e parë në organizmat më të lartë të futbollit. Në një intervistë të fundit për “Radio Dukagjinin” me gazetarin e njohur në Kosovë, Besmir Topalli, Rashkaj ka rrëfyer edhe disa prapaskena në lidhje me bisedimet që ka pasur me Shqipërinë dhe Kosovën. “Po, Shqipëria ka qenë interesuar për mua. Kur isha në moshën 17-18 vjec, kam folur dhe biseduar me Shqipërinë. Më thanë për të shkuar te U-21, kam folur edhe me Suedinë. “Por në momenti që u pranua Kosova, unë mezi…

Read More

Skuadra e Superligës së Kosovës, Drita është duke i larguar dy lojtarë gjatë merkatos së dimrit. Siç raporton gazetari Lorik Gashi, klubi gjilanas është duke i shitur futbollistët: Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu, shkruan LIG Sport Kjo dyshe do të largohet drejt Europës, në klubin nga Ukraina, LNZ Cherkasy. Sipas informacioneve vlera e këtij transferimi për dy lojtarët do të jetë 400 mijë euro.

Read More

Kombëtarja e Kosovës gjatë këtyre dite mëson zyrtarisht trajnerin e ri. Faqja sportive Sport360 përmes rrjeteve sociale raporton se Bruno Labbadia është kandidati potencial për t’u emëruar trajner te “Dardanët”, shkruan LIG Sport 57-vjeçari është pa klub që nga viti 2023, kur ishte larguar nga klubi i famshëm gjerman, Stuttgart. Labbadia preferon formacionin 4-3-3, kurse në të kaluarën ka qenë trajner edhe te skaudrat, si: Herth Berlin, Leverkusen, Hamburger dhe Ëolfsburg.

Read More

Tenisti serb, Novak Djokoviq është eliminuar nga Australian Open në gjysmëfinale. Numri një në ranglistën e ATP-së, u mposht 3:1 në sete ndaj Jannik Sinner, shkruan LIG Sport Dy setet e para, italiani e nisi mrekullit duke fituar me rezultatet 1:6 dhe 2:6, kurse në setin e tretë fitoi tenisti serb me rezultatin 7:6. Seti I fundit zgjati 53 minuta dhe i takoi lehtësisht italianit, Sinner me rezultatin 3:6. Me këtë fitore, Sinner është kualifikuar në finalen e madhe të Australian Open dhe tani pret ndeshjen mes Medvedev dhe Zverev për ta mësuar kundërshtarin. https://twitter.com/AustralianOpen/status/1750780715988639769 A first for Djokovic 😳…

Read More

Trajneri Maurizio Pochettino dje doli në konferëncë për media para ndeshjes ndaj Aston Villas e vlefshme për FA Cup. Në këtë konferencë, trajneri argjentinas foli edhe për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, i cili ndonjëherë po mer shumë kritika, shkruan LIG Sport Pochettino i doli në mbrojtje lojtarit të tij, madje e krahasoi atë me sulmuesin e Bayern Munich, Harry Kane. “Armando Broja ka një potencial masiv. Mund të jetë i mrekullueshëm. Unë gjithmonë e krahasoj atë me Harry Kane. Ky i fundit ishte huazuar te Leyton Orient më pas në Norwich City, dhe më pas e gjeti…

Read More

Skuadra e Atletico Madridit ka humbur një rast të artë shënimi ndaj Sevillas. Sulmuesi francez, Antoine Griezmann ka humbur penalltinë – pasi gjatë ekzekutimit ka rrëshqitur, duke humbur kështu rastin nga 11 metra distancë. Griezmann pati rastin të realizonte nga penalltia pas 25 minutave, por nuk funksionoi. Ja momenti: https://twitter.com/brfootball/status/1750617514307145806

Read More