Author: Admin

Paulo Fonseca, trajneri i ekipit të Lilles ka vlerësuar lart progresin e Edon Zhegrovës, i cili është duke u afirmuar si një nga figurat kryesore në ekipin francez në Ligue 1. Performanca e tij e shkëlqyer u bë e dukshme në ndeshjen e fundit të Lillet kundër Paris Saint-Germain, e cila përfundoi në barazim 1-1, siç ka raportuar gazeta “L’Equipe” të mërkurën. Pavarësisht faktit që nuk arriti të shënonte apo të kishte asistime, sulmuesi anësor tregoi aftësi të jashtëzakonshme në fushë, duke i dhënë një kohë të vështirë mbrojtjes së PSG dhe mbrojtësit të njohur Lucas Hernandez, dhe u shpall…

Read More

Kristjan Asllani e nisi ndeshjen kundër Bolonjës nga minuta e parë. Simone Inzagi i besoi mesfushorit shqiptar një vend titullari në skuadrën e tij në këtë takim të vlefshëm për Kupën e Italisë. 21-vjeçari luajti për 83 minuta me fanellën zikaltër, për t’i lënë vendin më pas Stefano Sensit. Sipas “Sofascore“-t, Asllani ishte më i miri në fushë për Interin. Lojtari shqiptar është vlerësuar ne notën 7.7, e cila është edhe nota më e lartë për skuadrën zikaltër. Pas tij, vlerësimin më të lartë e mban autori i golit të vetëm për skuadrën e Inzagit, Karlos Augustoja. Kujtojmë se Interi…

Read More

PSG fitoi ndaj Metzit 3:1 në xhiron e 17-të të kampionatit francez. Kampionët francezë mundën Metz vetëm në pjesën e dytë në Parc des Princes. Vitinha i dha epërsinë PSG-së në minutën e 49-të dhe Kylian Mbappe në të 61-ën shënoi për 2:0. Matthieu Udol ua ktheu shpresën mysafirëve me një gol në minutën e 72-të, por Mbappe i zgjidhi të gjitha dyshimet me golin e dytë të ndeshjes në minutën e 83-të. Në fund të ndeshjes, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, i dha një shans Ethan Mbappe, vëllait më të vogël 16-vjeçar të Kylian Mbappes. Ethan luan si mbrojtës…

Read More

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e epërsisë ndaj West Ham United në ndeshjen çerekfinale të Carabao Cup. Golin për 1-0 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Hungarisë, Dominik Szoboszlai, shkruan LIG Sport Hungarezi shënoi një supergol nga distanca në minutën e 28’të për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij në “Anfield”. Kujtojmë që në rast fitoreje, Liverpool kualifikohet në gjysmëfinale, aty ku po presin skuadrat, si: Chelsea, Fulham dhe Middelsbrough. Dominik Szoboszlai, STOP IT. pic.twitter.com/Ao8fS9zZsq— Out of Context Football Manager (@nocontextfm1) December 20, 2023

Read More

Skuadra e Barcelonës është rikthyer te fitorja në La Liga, pasi në javën e 18-të mposhti 3-2 Almerian. Ishte Sergio Roberto ai që “shpërtheu” në këtë ndeshje me dy gola, shkruan LIG Sport Golin e fitores kapiteni spanjoll e shënoi në minutën e 83’të pas një super asisti nga Robert Lewandowski. Le\wa bëri një super asist dhe e la vetëm me portier mbrojtësin e krahut, i cili shënoi për rezultatin përfundimtarë 3:2. Me këtë fitore, Barcelona tani shkon në kuotën e 38 pikëve në pozitën e tretë. GOOOOOOOOALLLLLLLLLLLLLL!!!!! Sergio Roberto scores a brace and gives the lead!😍🔥pic.twitter.com/uK0DCBqw58 — ArgentineCuler (@FCB_Argentine)…

Read More

Në ndeshjen Bursaspor-Diyarbekirspor të luajtur në javën e 18-t të Ligës së 2-të Turqisë, pati kaos në fushë pasi Bunyamin Yurur nga skuadra mysafire bëri një lëvizje drejt tifozëve pasi shënoi golin. Në sherrin që shpërtheu, 6 futbollistë morën kartonë të kuq. Ndërsa tensioni rritej, tifozët hodhën sende në fushë. Ekipet e policisë morën masa paraprake për të mos lejuar hyrjen e shikuesve në fushë. Për shkak të incidenteve, arbitri ka treguar kartona të kuq për gjithsej 6 lojtarë të të dyja skuadrave në fushë. Gjatë përleshjes, disa nga lojtarët e ekipit vizitor janë drejtuar drejt dhomës së zhveshjes. Pas…

Read More

Ish reprezentuesi gjerman Mesut Ozil u pensionua pranverën e kaluar dhe që atëherë ka punuar për të transformuar trupin e tij. Gjatë karrierës së tij, Ozil ishte një lojtar më i dobët fizikisht, i lehtë, por së fundmi ai po stërvitet me pesha në palestër dhe rezultatet janë të dukshme. Ai poston video dhe foto në Instagram, shkruan LIG Sport. Ozil e kaloi karrierën e tij duke luajtur në nivelin më të lartë. Ai filloi në Gjermani, duke luajtur për Schalke dhe Werder, më pas kaloi në Real Madrid dhe më pas në Arsenal, për ta mbyllur karrierën e tij…

Read More

Skuadra e Real Madrid nesër luan ndeshjen ndaj Alaves, e vlefshme për javën e 18-të të futbollit spanjoll “La Liga”. Carlo Ancelotti u paraqit në konferencë për media para ndeshjes dhe foli për problemet që ka në skuadër me lëndimet e shumta, shkruan LIG Sport Ai poashtu bëri edhe një gabim duke shiptuar emrin e mesfushorit të Kombëtares së Francës, Tchouameni. Italiani i drejtohet atij me emrin Tchouameninga. Ndoshta Carlo Ancelotti e kishte në mendje mesfushorin tjetër francez, Camavinga. 🤣 TCHOUAMENINGA = Tchouameni + Camavinga 🙄 El lapsus de Ancelotti en rueda de prensa. pic.twitter.com/17Dcncsxmi — El Chiringuito TV (@elchiringuitotv)…

Read More

Gianni De Biasi është një emër shumë i dashur për të gjithë tifozët shqiptarë kudo që ndodhen. Trajneri italian kualifikoi Shqipërinë në Euro 2016 për herë të parë në histori, duke shkruar kështu emrin e tij me germa të arta. Tashmë emri i tij përflitet për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës, me stolin e “Dardanëve” që është bosh që pas largimit të Primoz Glihas. Në lidhje me diçka të tillë ka folur vetë italiani, i cili ka theksuar se do të ishte kënaqësi të drejtonte Kosovën, pasi kjo e fundit ka shumë lojtarë të talentuar. “Nuk ka asnjë…

Read More

Skuadra e Getafes mbrëmë barazoi 3-3 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të La Ligas. Fokusi më i madh në këtë ndeshje ishte te paraqitja e anësorit anglez, Mason Greenwood, shkruan LIG Sport Ish-futbollisti i Manchester Unitedit bëri një paraqitje fantastike dhe i bëri të gjithë në “Old Trafford” të ndihen në faj që e larguan nga skuadra. 22-vjeçari është rikthyer të luaj futboll pas tri sezoneve, pasi ishte i akuzuar për dhunë në të dashurën e tij. Megjithatë Mason fitoi gjyqin dhe doli i pafajshëm. Në 14 ndeshje në La Liga, Greenwood ka shënuar…

Read More