Author: Admin

Skuadra e Atletico Madrid shënoi golin e dytë ndaj Real Madridit në 1/8 e finales së Kupës së Spanjës. Golin për 2-1 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Spanjës, Alvaro Morata, shkruan LIG Sport Gjatë festës së golit ndodhi diçka interesante ku tifozët ia hodhën mbi kokë flamurin e klubit futbollistit spanjoll. Vërehet se Morata pati moment paniku kur u mbulua me flamurin e skuadrës së tij. 🚨🇪🇸 𝐆𝐎𝐀𝐋 | Atleti 2-1 Real Madrid – Morata 57′ (@rfef) pic.twitter.com/0kf7VBVYKh — EuroFoot (@eurofootcom) January 18, 2024

Read More

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica ka shënuar një eurogol në ndeshjen e Kupës së Turqisë. Mesfushori realizoi golin e barazimit për ekipin e tij, Manisa ndaj Trabzonsporit, shkruan LIG Sport Ish-lojtari i Ballkanit shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 15’të nga gjuajtja e lirë. Kujtojmë që në këtë ndeshje po luajnë nga fillimi edhe lojtarët tjerë shqiptarë, si: Enis Bardhi (Trabzon) dhe Jetmir Topalli (Manisa). GOL | 🔴🔵 Trabzonspor 1 – 1 Manisa FK ⚫️⚪️⚽️ 15' Meriton Korenica#ZTK pic.twitter.com/dAvHj48fYe— A Spor (@aspor) January 18, 2024

Read More

Skuadra e Sivvasporit ka kaluar në raundin tjetër të Kupës së Turqisë, pasi ka mposhtur ekipin e Keciorengucu. Sivasspor fitoi me rezultatin 3-2 për të kaluar tutje, por heroi i vendasve ishte futbollisti shqiptar, Rey Manaj. Manaj realizoi eurogol në këtë ballafaqim për t’i siguruar fitoren ekipit të Sivvasporit me rezultatin 3-2. Ky ishte goli i tij i 12’të këtë stinor: https://twitter.com/sporxtv/status/1747949351773646858

Read More

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dresevic ka nënshkruar edhe zyrtarisht me klubin japonez, Machida. Kampionati japonez do të fillojë në fund të muajit shkurt dhe klubet tashmë kanë filluar të përforcohen. Sot mot me vranësira dhe reshje shiuNë Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-sëÇmimi i energjisë elektrike, Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshmeGjashtë destinacionet e mundshme për Mourinhon: Rikthime emocionale, më shumë para ose …“Të doli video, më ke sharë” – përplasje e ashpër mes Edonës dhe Bler… Një nga to është edhe Machida, e cila ka nënshkruar me kosovarin Ibrahim Dresevic nga Fatih Karagumruk. Është vet klubi…

Read More

Skuadra e Getafes u mposht në Kupën e Spanjës nga Sevilla me rezultatin 1:3. Por, të gjithë po flasin për paraqitjen e mesfushorit anësor, Mason Greenwood, shkruan LIG Sport 22-vjeçari dhuroi një tjetër paraqitje fantastike me fanellën e klubit spanjoll, duke bërë tifozët të mahniten me të. Madje një prej tyre befasohet se si lojtari anglez luan kaq mirë edhe pse pushoi dy vite. Në 18 paraqitje që ka bërë me fanellën e Getafes, Greenwood shënoi pesë gola dhe bëri katër asiste. Ai është në pronësi të Manchester Unitedit, por ka shumë mundësi që nuk do të rikthehet te “Djajtë…

Read More

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku dhe skuadra e tij po bëhet gati për gjysmë-sezonin tjetër me Rubin Kazanin. Përmes rrjeteve sociale, Daku ka bërë një postim duke treguar se po bëhet gati në rrjetet sociale. “Përgatitje për betejat e reja”, ka shkruar Daku në rrjetet sociale Rubin Kazan do t’i luaj disa miqësore para se të rikthehet sezoni i mbetur në Rusi. Më 22 janar, e hënë klubi rus do të luaj një miqësore ndaj Napredak, kurse katër ditë më vonë ndaj Slavia Sofia.

Read More

Rekordmenia e futbollit shqiptar të femrave, njëkohësisht dhe kapitenia e kombëtares kuqezi, Megi Doçi, do e vijojë karrierën e saj tek skuadra turke e Galatasaray. Përmes një njoftimi zyrtar, Doçi është prezantuar në kompleksin Ali Sami Yen nga anëtari i Bordit të Klubit Sportiv të Galatasaray, Emir Aral. Në njoftimin e klubit thuhet se 27-vjeçarja ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit, por ndër të tjera cilësohen disa nga rekordet që ajo ka arritur në Shqipëri me Vllazninë. Sulmuesja kuqezi numëron 11 tituj kampion dhe 10 Kupa të Shqipërisë, ndërkohë që në sezonin 2019-2020 arriti që të shënojë…

Read More

Tenisti, Novak Djokovic mundi 3:1 në sete (6:3, 4:6, 7:6, 6:3) australianin Alexei Popyrin dhe kaloi në raundin e tretë të Australian Open. Në setin e katërt, me rezultatin 2:2, Djokovic ka debatuar me një tifoz, duke vazhduar me sjellje skandaloze. Ai iu afrua tribunës dhe i tha: “Zbrit dhe ma thuaj në fytyrë”. Më poshtë keni pamjet: https://twitter.com/DjokovicFan_/status/1747604533864501480

Read More

Trajneri i Kombëtares së Kroacisë, Zlatko Dalic, është i vetmi trajner kombëtar që nuk votoi në sondazhin e FIFA The Best, i cili emëroi Lionel Messin si numrin 1 në botë për vitin 2023 dhe dha disa nderime të tjera. Dalic përsëriti lëvizjen e tij nga viti i kaluar. Të drejtën e pjesëmarrjes në votim kishin kapitenët e ekipeve kombëtare dhe përzgjedhësit e kombëtareve, si dhe gazetarë, përfaqësues të vendeve. “Sipas rezultateve, jo vetëm në futboll, por edhe në shumë sporte, ne jemi një superfuqi botërore, kemi pasur sportistë të mëdhenj… Unë nuk votova në këtë përzgjedhje për të dytin…

Read More

Ish-lojtari i Shteteve të Bashkuara, Janusz Michallik i ka kërkuar FIFA-s që të ndalojë të votojnë çdo kapiten që ka votuar për Lionel Messin që të fitojë çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit 2023. Messi kohët e fundit mori në shtëpi trofeun e tij të dytë radhazi dhe të tretë prestigjioz në përgjithësi. Fituesi i Kupës së Botës nga Argjentina mundi Erling Haaland të Manchester Cityt në këtë çmim. Megjithatë, Michallik dëshiron që kapitenëve të ekipit kombëtar që votuan për sulmuesin e Inter Miamit t’u hiqet e drejta e votës, duke përfshirë edhe Kylian Mbappe, Luka…

Read More