Author: Admin

Skuadra e Napolit fitoi në vikendin e kaluar ndaj Salernitanas me rezultatin 2:1. Heroi i Napolit në atë ballafaqim ishte futbollisti kosovar, Amir Rrahmani, i cili me golin e tij në minutën e 96’të të duelit, përcjell LIG Sport. Faqja e specifikuar e statistikave të lojtarëve, SofaScore, e ka përfshirë futbollistin kosovar, Amir Rrahmani në formacionin më të mirë të javës. Ai ndodhet në mesin e yjeve të futbollit italian. Më poshtë keni 11’shen më të mirë të javës 20’të të Serie A:

Read More

Legjenda e futbollit shqiptar, Klodian Duro është bërë banori më i ri i Big Brother Albania Vip 3. Ish-trajneri i SC Gjilanit dhe Feronikelit në Superligën e Kosovës është futur në shtëpinë e famshme, shkruan LIG Sport Klodian Duro është një emër mjaft i njohur në opinionin sportiv si ish-futbollist i Kombëtares shqiptare, Tiranës, Partizanit e Vllaznisë në kampionatin vendas, ndërsa së fundmi edhe trajner në disa skuadra në Shqipëri e Kosovë. Duro ka qenë mjaft aktiv edhe vitin e fundit në BBVA2, por nga ekrani duke suportuar shpeshherë me mesazhe dhe vota fituesin e vjetshëm Luiz Ejllin. Njohja dhe…

Read More

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha u detyrua të këndoj para futbollistëve të skuadrës, LASK Linz. Berisha befasoi të gjithë me zërin e tij duke kënduar një këngë anglisht, shkruan LIG Sport Ish-lojtari i shumë klubeve, përfshi këtu: Reims, Lazio, Salzburg dhe Melbourne gjatë këtij afati kalimtar firmosi kontratë 2.5 vjeçare me skuadrën nga Bundesliga e Austrisë. Skuadr e LASK Linz është në stërvitje para-sezonale, kurse tri miqësoret e ardhshme do t’i luaj ndaj Lech Poznan dhe ndaj Prodbezova. Valon Berisha befason bashkëlojtarët e klubit austriak, tregon talentin e tij në këndim ⚪️⚫️ pic.twitter.com/fFMMDthS57— LIG Sport (@lig_sport) January 16,…

Read More

Daniele De Rossi është trajneri më i ri i klubit nga Serie A, AS Roma. Futbollisti legjendar u emërua trajner pas shkarkimit të Jose Mourinhos, shkruan LIG Sport Ish-futbollisti nuk iu dha fare pushim sot lojtarëve të tij, pasi ftoi të gjithë në stërvitje. Kujtojmë që De Rossi do të jetë trajner i romakëve deri në qershor të këtij viti dhe në rast se ka sukses mund të firmos kontratë më afatgjate. Në anën tjerër shkarkimi i Jose Mourinhos ndodhi për shkak të humbjes së fundit ndaj AC Milan në javën e 20-të Serie A. Il primo allenamento sotto la…

Read More

Chelsea po përgatitet për rifillimin e kampionatit, pas disa ditësh pushim që klubi po kryen këtë dimër, teksa stërvitja duket se ka nisur menjëherë. Së fundmi, klubi i “Bluve” organizoi një lojë me futbollistët e vetë, për të gjetur shokun e skuadrës kur ka qenë i vogël. Armando Broja ishte pjesë e kësaj loje, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që e gjeti vetëm me herën e tretë Enzo Fernandez. Nga ana tjetër, shoku i tij i skuadrës, Carney Chukwuemeka e gjeti menjëherë 22-vjeçarin kuqezi. View this post on Instagram A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)

Read More

Leo Messi është shpallur futbollisti më i mirë i vitit nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) në një ceremoni në Londër. Edicioni i tetë i “The Best FIFA Football Awards” u mbajt të hënën në Londër dhe Messi, i cili mori të njëjtin numër pikësh si Erling Haaland, mori çmimin për shkak se më shumë kapitenë të kombëtares i dhanë pesë pikët maksimale. Më i miri u zgjodh nga kapitenët e kombëtares, përzgjedhësit, gazetarët dhe tifozët. Messi la pas Haaland, Kylian Mbappe dhe konkurrentë të tjerë dhe u bë lojtari më i mirë në botë sipas FIFA-s për herë të…

Read More

Hertha BSC mban zi për humbjen e Kay Bernstein. Sot, e martë, Hertha BSC mori lajmin e tmerrshëm se presidenti Kay Bernstein vdiq papritur në moshën 43-vjeçare. “I gjithë klubi, komitetet dhe punonjësit e tij janë të habitur dhe thellësisht të tronditur”, shkruhet në njoftimin e skuadrës që bën gara në Bundesliga 2, shkruan LIG Sport ”Familja Hertha mban zi me të mbijetuarit e Kay dhe mendimet e tyre janë me familjen, miqtë dhe shokët e tij gjatë kësaj kohe të vështirë. Kërkojmë që të respektohet privatësia e familjes pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme.” Hertha BSC trauert um Kay Bernstein.…

Read More

Granit Xhaka është shprehur i lumtur që u zgjodh futbollisti më i mirë në Zvicër, për herë të tretë radhazi. Xhaka, pas ceremonisë ka dhënë një intervistë për mediat zvicerane, duke përmendur formën e mirë te Bayer Leverkuseni dhe realizimin e ëndrrës që të luajë së bashku me vëllain Taulantin te Baseli. “Krenari dhe kënaqësi. Është shpërblimi për punën e vështirë të përditshme. Si futbollist ke edhe ditë të zeza. Nëse, si unë në Londër, ju shajnë mbi 60,000 njerëz në stadium”, ka thënë Xhaka. “Sapo hyra në dhomën e zhveshjes ditën e parë, ndjeva: Ky është një ekip i…

Read More

José Mourinho do të largohet nga Roma me efekt të menjëhershëm, raporton klubi italian. Trajneri portugez u përfol se ishte në prag të shkarkimit pas humbjes 3-1 të Romës kundër Milanit të dielën mbrëma, por tashmë gjithçka u zyrtarizua nga klubi italian. “AS Roma njofton se José Mourinho dhe bashkëpunëtorët e tij teknikë do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm. Përditësimet e mëtejshme në lidhje me udhëzimet e reja teknike të Ekipit të Parë do të komunikohen së shpejti”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Read More

Leo Messi është shpallur futbollisti më i mirë i vitit nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) në një ceremoni në Londër. Edicioni i tetë i “The Best FIFA Football Awards” u mbajt të hënën në Londër dhe Messi, i cili mori të njëjtin numër pikësh si Erling Haaland, mori çmimin për shkak se më shumë kapitenë të kombëtares i dhanë pesë pikët maksimale. Sulmuesi i PSG-së, francezi Kylian Mbappe grumbulloi 35 pikë dhe fitoi vendin e tretë. Edhe pse ishin finalistë, asnjë nga tre futbollistët fantastikë nuk u shfaq në ceremoninë e quajtur “The Best FIFA Football Awards” që u…

Read More