Author: Admin

Hertha BSC mban zi për humbjen e Kay Bernstein. Sot, e martë, Hertha BSC mori lajmin e tmerrshëm se presidenti Kay Bernstein vdiq papritur në moshën 43-vjeçare. “I gjithë klubi, komitetet dhe punonjësit e tij janë të habitur dhe thellësisht të tronditur”, shkruhet në njoftimin e skuadrës që bën gara në Bundesliga 2, shkruan LIG Sport ”Familja Hertha mban zi me të mbijetuarit e Kay dhe mendimet e tyre janë me familjen, miqtë dhe shokët e tij gjatë kësaj kohe të vështirë. Kërkojmë që të respektohet privatësia e familjes pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme.” Hertha BSC trauert um Kay Bernstein.…

Read More

Granit Xhaka është shprehur i lumtur që u zgjodh futbollisti më i mirë në Zvicër, për herë të tretë radhazi. Xhaka, pas ceremonisë ka dhënë një intervistë për mediat zvicerane, duke përmendur formën e mirë te Bayer Leverkuseni dhe realizimin e ëndrrës që të luajë së bashku me vëllain Taulantin te Baseli. “Krenari dhe kënaqësi. Është shpërblimi për punën e vështirë të përditshme. Si futbollist ke edhe ditë të zeza. Nëse, si unë në Londër, ju shajnë mbi 60,000 njerëz në stadium”, ka thënë Xhaka. “Sapo hyra në dhomën e zhveshjes ditën e parë, ndjeva: Ky është një ekip i…

Read More

José Mourinho do të largohet nga Roma me efekt të menjëhershëm, raporton klubi italian. Trajneri portugez u përfol se ishte në prag të shkarkimit pas humbjes 3-1 të Romës kundër Milanit të dielën mbrëma, por tashmë gjithçka u zyrtarizua nga klubi italian. “AS Roma njofton se José Mourinho dhe bashkëpunëtorët e tij teknikë do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm. Përditësimet e mëtejshme në lidhje me udhëzimet e reja teknike të Ekipit të Parë do të komunikohen së shpejti”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Read More

Leo Messi është shpallur futbollisti më i mirë i vitit nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) në një ceremoni në Londër. Edicioni i tetë i “The Best FIFA Football Awards” u mbajt të hënën në Londër dhe Messi, i cili mori të njëjtin numër pikësh si Erling Haaland, mori çmimin për shkak se më shumë kapitenë të kombëtares i dhanë pesë pikët maksimale. Sulmuesi i PSG-së, francezi Kylian Mbappe grumbulloi 35 pikë dhe fitoi vendin e tretë. Edhe pse ishin finalistë, asnjë nga tre futbollistët fantastikë nuk u shfaq në ceremoninë e quajtur “The Best FIFA Football Awards” që u…

Read More

Londra ka mirëpritur sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit 2023 nga FIFA. Organizimi më i lartë i futbollit në botë ka publikuar formacionin më të mirë të vitit, i cili është përzgjedhur nga vetë lojtarët. Porta mbrohet nga Thibaut Courtois, ndërsa treshja e mbrojtjes përbëhet nga Walkeri, John Stones dhe Diaz. Në mesfushë rreshtohen De Bruyne Bernardo Silva dhe Bellinghami, shkruan LIG Sport Më tej, në repartin e sulmit gjenden emrat: Messi, Mbappe, Haaland dhe Vinicius Junior. Ajo që vihet re është mungesa e emrit të Cristiano Ronaldos, pavarësisht se portugezi është lojtari që…

Read More

Sot Londra ishte nikoqire e spektaklit të shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, FIFA e cila organizoi çmimin “The Best”. Lionel Messi ishte fituesi i çmimit më të rëndësishëm të mbrëmjes, duke mposhtur dyshen: Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, shkruan LIG Sport Votat tashmë janë zbuluar nga faqja zyrtare e FIFA-s dhe tashmë është mësuar edhe kush e rënditi të parin yllin argjentinas. Granit Xhaka është një prej kapitenëve që ka rënditur të parin lojtarin e Inter Miamit. Në mesin e këtyre lojtarëve, janë edhe: Kylian Mbappe, Momo Salah, Luka Modric, Harry Kane, Fede Valverde, Van Dijk, Lewandowski,…

Read More

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka qenë pjesë e votave për çmimin e madh nga FIFA, “The Best”. Amir Rrahmani ka votuar sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen si më të mirin, shkruan LIG Sport Kapiteni “Dardan” gjithashtu ka votuar edhe bashkëlojtarin tjetër te ekipi italian, Khvicha Kvaratskheila. Kurse votën e fundit ia dha lojtarit të Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi. Kujtojmë që pikërisht Lionel Messi ishte fitues i këtij çmimi, duke mposhtur dyshen: Erling Haaland dhe Kylian Mbappe. 🇽🇰 Amir Rrahmani’s vote for #TheBest Player 2023:🥇 Victor Osimhen🥈 Khvicha Kvaratskhelia🥉 Lionel Messi pic.twitter.com/ZkageMYAY9— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) January…

Read More

Futbollisti i Kombëtares së Rumanisë, Radu Dragusin gjatë vikendit të kaluar bëri debutimin e tij me fanellën e Tottenham Hotspur. Tottenham luajti ndeshjen ndaj Manchester Unitedit e vlefshme për javën e 21-të në Premier League dhe takimi u mbyll me rezultatin e barabartë 2:2, shkruan LIG Sport Një moment interesant është xhiruar në Rumani, ku shihet vëllai i futbollistit, Alex. Ai po e shikonte ndeshjen, derisa ishte në vendin e tij të punës. Sigurisht se ai filloi të qante kur pa vëllain e tij duke u futur në lojë për ta bërë debutimin e tij në një prej ligave më…

Read More

Lojtari i Dritës U19, Altin Klaiqi është afër të largohet nga futbolli i Kosovës. Ashtu siç raporton faqja sportive në rrjetet sociale “90minuta”, Klaiqi shumë shpejt pritet t’i bashkohet një skuadre në Bullgari, por që emri i saj nuk është bërë i ditur ende, shkruan LIG Sport Një nga klubet në këtë shtet ka parë nga afër talentin dhe një marreveshje duket shumë afër. Kujtojmë që futbolli i Kosovës është shumë në rritje dhe shumë klube europiane po “peshkojnë” në skuadrat kosovare.

Read More

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është zgjedhur në formacionin e javës në Premier League nga faqja e njohur WhoScored. Broja luajti disa minuta në fitoren e Chelseat ndaj Fulham, në javën e 21-të në Premier League, shkruan LIG Sport Por, gjatë këtyre minutave sulmuesi “kuqezi” zhvilloi një ndeshje tejet të mirë saqë u vlerësua me notën 7.29 nga faqja e njohur e statistikave. Kujtojmë që Armando Broja gjatë këtij sezoni në Premier League ka shënuar vetëm një gol me fanellën e Bluve të Londrës. 🚨 Four Chelsea players have made the @WhoScored Premier League team of the week.…

Read More