Author: Admin

Al Nassr mbrëmë u eliminua nga Kupa e Arabisë Saudite “King Cup” pasi u mposht minimalisht 1:0 ndaj Al Taawon. Cristiano Ronaldo ishte fajtori kryesor që skuadra e tij u eliminua nga kjo garë, shkruan LIG Sport Ylli portugez në minutat e fundit të ndeshjes pati mundësinë për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, por humbi një penallti. Ronaldo goditi penalltinë dhe dërgoi topin mbi portë. Pas ndeshjes, ylli i Al Nassr tha se nga këto ndeshje mëson shumë edhe pse është në fundin e karrierës së tij. “Çdo sfidë është një mundësi për t’u rritur”, u shpreh Cristiano Ronaldo pas…

Read More

Ernest Muçi ka arritur të shënojë një gol shumë të bukur në përballjen mes Galatasaray dhe Besiktas. Muçi u fut në lojë në minutën e 68-të, duke arritur të lërë shenjë. Ai gjeti rrjetën me një goditje të bukur nga distanca, teksa befasoi Muslerën. Goli i tij për 2-1 vulosi edhe fatin e kësaj sfide, ndërsa ky ishte goli i dytë i Muçit në kampionat. 🇦🇱🇹🇷 Ernest Muci's fantastic Goal with his weak Foot ⚽ pic.twitter.com/vopT8OhTIp— Albanian Football Scout 🇦🇱 (@FootballAlbXI) October 28, 2024

Read More

Futbollisti i grupmoshave të reja te Kombëtarja e Shqipërisë, Cristian Shpendi është futur në formacionin e javës në Serie B. Shpendi shënoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij, Cesena ndaj Brescia me rezultatin 2:0, shkruan LIG Sport Sulmuesi shqiptar u vlerësua me notën 8.7 nga faqja e njohir, Sofascore. Në këtë 11-she më të mirë figuron edhe emri i Pajtim Kasamit, i cili shënoi gol për Sampdorian.

Read More

Tre futbollistë shqiptarë janë futur në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës. Bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin, Donat Rrudhanin dhe Albian Hajdari, shkruan LIG Sport Futbollisti më i vlerësuar gjatë kësaj jave ishte padyshim, Xherdan Shaqiri i cili me fanellën e Baselit shënoi një gol dhe bëri tri asiste, nota 10.0. Mbrojtësi i Kosovës, Donat Rrudhani u vlerësua me notën 8.0 pasi bëri paraqitje fantastike me Luzernin.

Read More

Skuadra e Manchester Unitedit është duke luajtur ndaj West Hamit në ndeshjen e javës së nëntë në Premier League. Klubi mysafir shumë lehtë ka mundur që të jetë në epërsi në minutën e 32’të, shkruan LIG Sport Megjithatë, mbrojtësi i Kombëtares së Portugalisë, Dalot humbi një shans të artë. Dalot kaloi edhe portierin dhe në fund nuk arriti të shënonte gol. Godtja e tij shkoi mbi portë dhe askush nuk e besoi rastin që humbi portugezi. pic.twitter.com/wXitIX5uYR — Out Of Context Football (@nocontextfooty) October 27, 2024

Read More

Skuadra e Rubin Kazanit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Orenburgit në javen e 13-të në Premier Leaguen e Rusisë. Golin e fitores e shënoi mesfushori shqiptar, Veldin Hoxha, shkruan LIG Sport Hoxha shënoi në minutën e 87’të pas një gabimi amator nga portieri kundërshtar. Mesfushori shqiptar shënoi edhe golin e parë në këtë ndeshje, kurse tani shkon në kuotën e dy shënimeve në Rusi me Rubin Kazanin. 1-2 Hodza pic.twitter.com/Ateim3Mda1— RPL Sky (@RPLNews_eng) October 27, 2024

Read More

Skuadra e Rubin Kazan është duke luajtur ndaj Orenburg, ndeshje e vlefshme për javën e 13-të në Premier Leaguen e Rusisë. Gol në këtë ndeshje ka shënuar edhe mesfushori shqiptar, Veldin Hoxha, shkruan LIG Sport Hoxha shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 47’të. Ky ishte goli i parë i futbollistit shqiptar në kampionatin rus. 1-1 Hodza pic.twitter.com/rNF0E0SgO9— RPL Sky (@RPLNews_eng) October 27, 2024

Read More

Skuadra e Real Madridit pësoi humbje të thellë 0:4 ndaj Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në La Liga. Sulmuesi polak, Robert Lewandowski shënoi dy gola në këtë mbrëmje, shkruan LIG Sport Por Lewa kishte një mundësi të artë të shënonte hat-trik, megjithatë goditja e tij shkoi në shtyllë. Kamerat kanë kapur momentin kur Hansi Flick reagon në mënyrë interesante pasi lojtari i tij humbi rastin. 🎥 | Hansi Flick's reaction to Lewandowski's miss. #fcblive 😭 pic.twitter.com/k4JNyxtxG2— BarçaTimes (@BarcaTimes) October 26, 2024

Read More

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e javës së 11-të në La Liga, mes Real Madridit dhe Barcelonës. Dy skuadrat paten raste të mira shënimi në 45 minutëshin e parë, por kjo pjesë u mbyll pa gola 0:0, shkruan LIG Sport Skuadra e Real Madridit pati një rast të mirë shënimi, por portieri Inaki Pena bëri një pritje të çmendur. That was one of the best saves i have ever seen #ElClasico — Mats Hummels (@matshummels) October 26, 2024 Për këtë ka reaguar edhe mbrotjësi gjerman, Mats Hummels: Kjo ishte pritja më e mirë që unë kam parë. Kylian…

Read More

Skuadra e Brentfordit ka barazuar rezultatin në 2:2 ndaj Ipswich Town në javën e nëntë në Premier League. Golin për 2:2 e shënoi sulmuesi Wissa në minutat e fundit të pjesës së parë, shkruan LIG Sport Në fakt sulmuesi, Wissa shënoi dy herë për një minutë kundër portierit kosovar, Aro Muric. Kujtojmë që golat për skuadrën mysafire i shënuan: Szmodics dhe Hirst. Brentford level it in 2 minutes 🍿⚽️⚽️pic.twitter.com/e0li5E7UOh — Johnson M official🌍 (@Johnsonmugoya1) October 26, 2024

Read More