Author: Admin

Real Madrid mposhti Barcelonën 4-1 në finalen e Superkupës së Spanjës për të shtuar një tjetër trofe në vitrinën e tyre tashmë të mbushur. Pas ndeshjes, presidenti i Los Blancos, Florentino Perez, ishte në humor të mirë dhe bëri shaka se Vinicius Junior duhej të kishte shënuar më shumë se tre golat që shënoi në 39 minutat e para të ndeshjes. “Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, por i thashë se duhet të kishte shënuar më shumë gola. Ata tre nuk mjaftuan,” tha Perez dhe vazhdoi me një ton më serioz. “Vinicius shkëlqen gjithmonë, por të…

Read More

Futbollisti i njohur i futsallit, Granit Neziri së bashku me shokët e tij kanë triumfuar në turnirin më të madh shqiptar Lika-Cup që mbahet në Zvicër me organizator, KF Dardania SG. Në St. Gallen të Zvicrës morën pjesë 64 ekipe nga Franca, Gjermania, Austria, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Në sallë ishte një ditë festive me shumë tifozë të pranishëm dhe me këngë dhe valle shqiptare, shkruan LIG Sport Futbollisti Ramadan Alaj u shpall si më i miri në këtë turne. Kurse, Andrea Hoxha, ishi Ballkanit fitoi çmimin si portieri më i mirë. Te ekipi fitues luajtën këta futbollistë: Vendim Sinani,…

Read More

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është zgjedhur në formacionin e javës në Ligue 1 të Francës. Zhegrova bëri paraqitje fantastike me ekipin e tij francez në fitoren 3:0, duke shënuar kështu edhe një gol të bukur, shkruan LIG Sport ”Luani” i Kosovës është përzgjedhur në formacionin e javës përkrah sulmuesit të Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe dhe yjeve tjerë të Ligue 1. Kujtojmë që gjatë këtij sezoni, Edon Zhegroba ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë shtatë asiste me fanellën e Lille në të gjitha kompeticionet. Edon Zhegrova dans l'Équipe Type de la 18ème journée de Ligue 1…

Read More

Skuadra e Milanit arriti fitore 3:1 në derbin e javës së 20-të në Serie A ndaj AS Roma. Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi Theo Hernandez, shkruan LIG Sport Por ky gol i mbrojtësit francez erdhi pas një super asisti nga Olivier Giroud. Në rrjetet sociale të gjithë po flasin për këtë asist me thembërr nga sulmuesi francez. theos goal from this angle 🔥 pic.twitter.com/cB8CR8qQLA — Inside Milan (@_InsideMilan) January 14, 2024

Read More

Skuadra e Real Madridit arriti fitore mbrëmë në Superkupën e Spanjës, duke mposhtur rivalin e përjetshëm, Barcelonën me rezultatin 4:1. Një moment interesant është publikuar në rrjetet sociale ku si protagonist është Robert Lewandowski dhe Vinicius Junior, shkruan LIG Sport Derisa sulmuesi brazilian po bëhej gati të gjuante penalltinë, aty afrohet lojtari polak. “Ju po e gjuani penalltinë?” “Çfarë?” “Në rregull vazhdoni, shutoni…” Kjo ishte biseda që u zhvillua mes dy lojtarëve. Që sigurisht se qëllimi i Lewandowskit ishte për ta përqendruar kundërshtarin e tij. Lewandowski: “You’re shooting the penalty? you?” Viní Jr: “What?” Lewandowski: “Go ahead then, shoot it”…

Read More

Skuadra e AC Milan shënoi fitore të madhe ndaj Romës 3:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie A. Në tribunat e “San Siros” ishte dhe ish-kampioni i botës në UFC, Khabib Nurmagomedov, shkruan LIG Sport Khabib ishte së bashku me legjendën e klubit “kuqezi”, Zlatan Ibrahimovic. Kujtojmë që Khabib është pensionuar nga sporti i UFC dhe tani ka kohë të lirë për t’i vizituar stadiumet e futbollit. https://twitter.com/eurofootcom/status/1746614651540881837

Read More

Skuadra e Real Madridi arriti fitore në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës me rezultatin e thellë 4:1. Në Arabinë Sadite, ekipi i Carlo Ancelottit do të ketë festë sonte, shkruan LIG Sport Klubi madrilen sapo e ngriti në qiell titullin kampion që ishte i 13-ti në histori të klubit. Kujtojmë që golat për skuadrën e Real Madridit në këtë mbrëmje i shënuan: Vinicius Junior (3) dhe Rodrygo. https://twitter.com/rfef/status/1746642138455044330

Read More

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e katërt ndaj Barcelonës në finalen e madhe të Superkupës së Spanjës. Golin për 4:1 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Brazilit, Rodrygo, shkruan LIG Sport Rodrygo shënoi në minutën e 64’të, gol ky që mund ta vulos fatin e fituesit në këtë “El Clasico”. Kujtojmë që tri golat tjerët për ekipin e Carlo Ancelottit i shënoi sulmuesi brazilian, Vinicius Junior. https://twitter.com/totalcristiano/status/1746629474588787136

Read More

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e tretë në ndeshjen ndaj Barcelonës, e vlefshme për finalen e madhe të Superkupës. Golin për 3:1 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Brazilit, Vinicius Junior, shkruan LIG Sport Vini Junior realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 39’të, vetëm pak mintuta pas Lewandowski ngushtoi epërsinë. Kujtojmë që Vinicius Junior shënoi hat-trick në këtë super ndeshje që po zhvillohet në Arabinë Saudite. https://twitter.com/rfef/status/1746618738898588112

Read More

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Real Madridit, e vlefshme për finalen e madhe të Superkupës së Spanjës. Golin për 2:1 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Polonisë, Robert Lewandowski, shkruan LIG Sport Lewa shënoi një gol të bukur në minutë e 33’të për ta ngushtuar epërsinë e kundërshtarëve. Kujtojmë që dy golat për ekipin e Carlo Ancelottit për tri minuta i realizoi sulmuesi brazilian, Vinicius Junior. https://twitter.com/rfef/status/1746617103887601763

Read More