Author: Admin
Skuadra e Real Madrid ka shënuar golin e dytë ndaj Barcelonës në finalen e madhe të Superkupës së Spanjës. Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi i Komëbtares së Brazilit, Vinicius Junior në minutën e 10’të, shkruan LIG Sport Vini realizoi një gol të bukur pas një asisti fantastik nga Rodrygo. Kujtojmë që braziliani ishte edhe realizator i golit të parë të shënuar në minuntë e 7’të. https://twitter.com/rfef/status/1746610988198027704 https://twitter.com/rfef/status/1746611659941068854
Skuadra e Antalyaspor dhe Trabzonsporit kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Superligën Turqisë. Vendasit patën një mundësi të artë në pjesën e dytë të ndeshjes, por nuk arritën të shënonin, shkruan LIG Sport Në fakt meritat më të mëdha i kishte mbrojtësi kroat, Filip Benkovic. Benkovic bëri një ndërhyrje fantastike duke shpëtuar gol të sigurt. Ai kërceu shumë dhe largoi topin, i cili ishte duke shkuar në rrjetën e golit. https://twitter.com/futbolarena/status/1746528166498165126
Skuadra e Lille ka shënuar fitore ndaj Lorient në Ligue 1 të Francës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të. Lille fitoi me rezultatin 3-0 ndaj skuadrës së Lorient për të marrë tre pikë tejet me rëndësi, shkruan LIG Sport Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova realizoi gol spektakolar krejt në fundin e takimit, kur me një goditje të bukur e çoi topin në rrjetë. https://twitter.com/AlexGoldberg_/status/1746533182021804250
Sulmuesi i Japonisë, Keito Nakamura ka realizuar gol fantastik në ndeshjen ndaj Vietmanit në Kupën e Azisë. Nakamura realizoi gol spektakolar nga distanca për të dërguar në avantazh ekipin e tij kombëtar. Pjesa e parë ishte fantastike me Japoninë që po udhëheq me rezultatin 3-2. Më poshtë keni eurogolin e Nakamuras, i cili u bë viral në rrjetet sociale: https://twitter.com/FootColic/status/1746507650714509821
Granit Xhaka është nominuar për çmimin Lojtari zvicran i Vitit për vitin 2023. SFV (Federata Zvicerane e Futbollit) dhe SFL (Liga Zviceriane e Futbollit) do të shpallin çmimet e tyre vjetore për 2023 të hënën, më 15 janar, përcjell LIG Sport. Granit Xhaka është nominuar për çmimin Lojtari i Vitit për meshkuj pjesërisht për shkak të formës së tij me Gunners në gjysmën e parë të 2023. dhe formës fantastike me Leverkusenin Leverkusen është në krye të Bundesligës dhe i pamposhtur, dhe ata kanë fituar çdo ndeshje në Europa League dhe Kupën e Gjermanisë. Xhaka është edhe kapiten i kombëtares…
Ndeshja midis Reading FC dhe Port Vale në xhiron e 28-të të Ligës One, divizioni i tretë anglez, u ndërpre në minutën e 16-të pasi qindra tifozë vendas hynë në fushë në protestë kundër pronarit Yongge Dia. Reading, një skuadër me disa sezone aktive në Premier League, po kalon momente jashtëzakonisht delikate. Një episod i ri alarmues është shkruar dje, me rastin e ndeshjes së kampionatit me Port Valen. Pas 16 minutash lojë, qindra tifozë u futën në fushë, një akt proteste kundër pronarit kinez Yongge Dia, i cili prej muajsh bën thirrje për të shitur klubin. Tifozët u futën…
Erling Haaland kishte një reagim epik në mediat sociale pasi pa Kevin De Bruyne duke udhëhequr një rikthim të jashtëzakonshëm të Manchester Cityt kundër Newcastle. De Bruyne barazoi rezultatin vetëm disa minuta pasi hyri në lojë, përcjell LIG Sport. Dhe më pas ai dha një asistim të jashtëzakonshëm për talentin e mrekullueshëm norvegjez Oscar Bobb për të përfunduar rikthimin pak para fundit. Haaland është në rrugën e tij për t’u kthyer në fushë, por nuk ishte në skuadër për udhëtimin në St James’ Park. Në vend të kësaj, ai duhej të bënte të gjitha lëvizjet ndërsa shikonte ndeshjen në shtëpi…
Gabriele Mezini është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania 3. Ish-futbollisti i Partizanit i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Alban Hoxha, portieri i Partizanit, e ka mirëpritur atë me një surprizë që në fillim të rrugëtimit. “Kemi shumë vite që njihemi me Gabrielin. Dua t’i uroj shumë suksese. Ishalla shkon sa më gjatë. Dua të falenderoj të gjithë ato që janë në studio”, u shpreh Alban Hoxha. Ai tha më tej se dhe do e mbështesë. “Dhuratë më të bukur se kjo nuk kisha menduar”, u shpreh më pas Gabriele Mezini që iu bashkua banorëve të…
Skuadra e Chelseat arriti fitore minimale 1:0 ndaj Fulhamit në ndeshjen e vlefshem për javën e 21-të në Premier League. Derisa ndeshja po zhvillohej mes dy skuadrave londineze, në tribunat e stadiumit “Stamford Bridge”, një grup po bënte disa gjëra të çuditshme, shkruan LIG Sport https://twitter.com/FootballJOE/status/1746199863212048854 Ata filluan duke pastruar dhëmbët dhe më pas bën sikur po lexonin libra, derisa Armando Broja me shokët e tij po luanin kundër Fulhamit. Ende nuk dihet se çfarë ka qenë kjo, por duket se në tribuna ishte duke u xhiruar një promocion apo një pjesë filmi. People were brushing their teeth at the…
Skuadra e Manchester Cityt ka shënaur një fitore të rëndësishme në javën e 21-të në Premier League, pasi mposhti 2:3 Newcastle United. Golin në fundin e ndeshjes për t’ia dhënë tri pikë ekipit të Pep Guardiolas e shënoi sulmuesi 20-vjeçar, Oscar Bobb, shkruan LIG Sport Bobb shënoi një supergol pas një asisti fantastik nga mesfushori belg, Kevin De Bruyne. Golat tjerë për kampionin aktual i shënuan: Kevin De Bruyne dhe Bernanrdo Silva. Me këtë fitore, City tani shkon në kuotën e 43 pikëve në pozitën e dytë, vetëm dy më shumë ka Liverpooli (45). https://twitter.com/DxBruyneSZN/status/1746253077902987668