Author: Admin

Marash Kumbulla prej muajsh është larg fushave të blerta, me mbrojtësin e kombëtares që për shkak të një dëmtimi nuk ka mundur të japë kontributin e tij në pjesën e parë të sezonit. Shqiptari pritej që nga java në javë të rikthehej në fushë, por diçka e tillë është shtyrë sërish. 23-vjeçari prej më shumë se një muaji stërvitet me skuadrën, por sipas “Il Tempo” rikthimi i tij në fushë është shtyrë për shkak të një ngurtësimi të aduktorit që po ngadalëson fazën e rikuperimit të lojtarit. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi ka vetëm një dëmtim të lehtë.…

Read More

Skuadra e Bayern Leverkusen shënoi një fitore gjatë vikendit të kaluar në miqësore ndaj Venezias me rezultatin 4-1. Një paraqitje fantastike zhvilluan futbollistët e Xabi Alonsos para ndeshjeve zyrtare të vitit të ri në Bundesliga, shkruan LIG Sport Në një prej 4 golave, aksioni i klubit gjerman ishte tejet i zgjatur, me shumë pasime dhe klas të vërtetë. Dhe më së shumti vërehet mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili ka merita të jashtëzakonshme në suksesin e klubit nga Bundesliga. 🌟 Xabi Alonso’nun Bayer Leverkusen’i…pic.twitter.com/2xmgWO7Hpu — Sabah Spor (@sabahspor) January 8, 2024

Read More

Myrto Uzuni u bë lojtari i parë shqiptar që gjeti rrugën drejt rrjetës në 2024-ën, me sulmuesin e kombëtares shqiptare që shënoi në fitoren 2-0 të Granada-s ndaj Cadiz, në sfidën e 3 janarit. Duke folur për emisionin “Analizë Kuqezi” në “SuperSport”, Uzuni theksoi se ndryshimet e bëra nga trajneri në pozicion, i ka ndikuar që të mos japë maksimumin e tij. Ndërsa më tej shtoi se në çdo rast që i jepet mundohet të shënojë, por theksoi po ashtu se në La Liga rastet për të shënuar janë më të pakta. Mes Real Madrid dhe Barcelona-s, për Myrto Uzunin…

Read More

Pas eliminimit të Barbastro në 32 të fundit të Kupës së Mbretit të dielën, sot u hodh shorti për raundin tjetër të kompeticionit me FC Barcelona që do ketë si kundërshtar ekipin e ligës së tretë, Unionistas de Salamanca. Ndeshja do të luhen më 17/18 janar, në stadiumin Campo de Futbol Reina Sofía, përcjell LIG Sport. Lojtarët e Unionistas ishin tepër të gëzuar me shortin, teksa u panë në festë të çmendur kur mësuan se do përballen me Barçën. Ja pamjet: https://twitter.com/eurofootcom/status/1744423206016971168

Read More

Ish-legjenda e futbollit gjerman Franz Beckenbauer, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, ka njoftuar familja e tij. Beckenbauer ishte cilësuar nga një pjesë e madhe e komunitetit sportiv si njëri ndër futbollistët më të mirë në histori, shkruan LIG Sport Për vdekjen e Beckenbauer ka reaguar edhe legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi. Krasniqi përmes rrjeteve sociale tha se Beckenbauer ishte sportist i madh dhe me këmbë në tokë. “Çfarë lajmi i trishtuar: Franz Beckenbauer ka vdekur. Ai ishte një nga sportistët më të mëdhenj gjermanë të të gjitha kohërave – por mbi të gjitha ai ishte një person shumë…

Read More

Skuadra e Chelseat ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme me stërvitje para ndeshjes së nesërme ndaj Middlesbrought, e vlefshme për gjysmëfinalen e Carabao Cup. Një video është publikuar në rrjetet sociale dhe ka marrë vëmendje të madhe nga tifozët, shkruan LIG Sport Futbollistët e Chelseat përfshi këtu edhe sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja – nuk e shkelin logon e klubit dhe të gjithë parakalojnë anash. Kjo i ka pëlqyer gjithë tifozëve të Bluve të Londrës edhe pse skuadra nuk po kalon mirë gjatë këtij sezoni. No one walks on Chelsea’s badge.👊🏼 pic.twitter.com/S7QcRCUNPQ — Mudryked (@Mudryked) January 8,…

Read More

Video e momentit kur babai i Cristian Shpendit goditi portierin e Olbias mbrëmjen e djeshme bëri xhiron në rrjet. Babai i talentit të Shqipërisë u21, u fut në fushë pas përfundimit të ndeshjes Cesena-Olbia dhe goditi me grusht Filippo Rinaldin, portierin e Olbias. Pikërisht për këtë gjest të kryer, është vetë Liman Shpendi që ka folur për “Rai”. Babai i sulmuesit shqiptar që ka kërkuar ndjesë për veprimin e tij, duke thënë se u “çmend” kur e pa Cristianin të shtrirë në fushë. “I kërkoj falje të gjithëve, gjithë Italisë dhe klubit të Cesenas për gjestin tim të tmerrshëm. E…

Read More

Arbër Hoxha pritet të jetë përforcimi më i ri i skuadrës së Dinamo Zagrebit. Sipas, mediumit kroat, Sportske Novosti, Arbër Hoxha sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe nëse gjithçka shkon mirë, ai do t’i bashkohet Dinamos së Zagrebit, përcjell LIG Sport. Detajet e marrëveshjes nuk janë zgjidhur ende, por ato duhet të zgjidhen nesër. Slaven Belupo donte 2 milionë euro për të – por klubet kanë rënë dakord për një tarifë më të ulët. Në fund do të jenë të kënaqur të tre palët, Slaven Belupo, Dinamo dhe Arbër Hoxha. Domethënë, Hoxha kishte një dëshirë të madhe për të…

Read More

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është duke u kërkuar nga shumë klube të Bundesligas. Kështu ka raportuar gazetari i Sky Sports, Florian Plettenber, të hënën, i cili theksoi se 24-vjeçari është i hapur për një transferim në afatin kalimtar të dimrit. Klubet gjermane duhet të paguajnë deri në 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit kosovar. Plettenber, thotë se ëndrra e Zhegrovës është që të transferohet te top pesë klubet e Gjermanisë. Përndryshe, sulmuesi kosovar këtë sezon ka zhvilluar 25 paraqitje në të gjitha garat, teksa ka kontribuar me gjashtë gola dhe shtatë asistime. Edon Zhegrova, one to…

Read More

Armando Broja arriti të shënonte në ndeshjen mes Chelsea dhe Preston. Ky ishte goli i parë për 2024 dhe njëkohësisht goli i parë pas kthimit nga dëmtimi për sulmuesin shqiptar. Në një intervistë për mediat britanike, Broja ka treguar edhe disa detaje nga marrëdhënia e tij me trajnerin Pochetino. “Kam pasur shumë biseda me trajnerin. Ndjeva se po kaloja një periudhë mjaft të vështirë duke u kthyer nga lëndimi. Duke qenë jashtë ekipit për kaq shumë kohë dhe duke mos qenë i përfshirë, mund të them se u ndjeva i mërzitur me gjithçka që po ndodhte. Sapo u ktheva, po…

Read More