Author: Admin
Skuadra e Besiktasit pësoi humbje mbrëmë, duke nisur vitin 2024 në mënyrëm më të keqe të mundshme. Ata u mposhtën 1-3 nga Kasimpasa. Një moment interesant është duke u diskutuar në Turqi, kur kamerat kapen lojtarin e Besiktasit, Tayyip Talha Sanuç me dyner dhe jogurt në duar, shkruan LIG Sport Edhe pse skuadra e tij humbi, ai vazhdon t’i pëlqej ushqimet të cilat nuk cilësohen si të shëndetshme për sportistat. Kujtojmë që mbrëmë në humbjen e Besiktasit asist bëri Milot Rashica, futbollisti i Kombëtares së Kosovës. 🥙 Beşiktaşlı stoper Tayyip Talha Sanuç, Kasımpaşa maçının ardından Tüpraş Stadyumu’ndan elinde dürüm ve…
Skuadra e Tottenham Hotspur shënoi fitore minimale 1-0 ndaj Burnleyt, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në fazën tjetër të FA Cup. Golin për 1-0 e shënoi futbollisti Pedro Porro në minutën e 79’të, shkruan LIG Sport Mesfushori spanjoll shënoi një gol tejet të bukur nga distanca duke mposhtur portierin e Kombëtares së Kosovës, Aro Muric. Në minutat e fundit portieri “Dardan” ishte afër të bënte asist, por bashkëlojtari i tii nuk ishte i vëmendshëm dhe nuk arriti të shënonte gol nga afërsia. With seconds to go and the goalkeeper up, @BurnleyOfficial almost snatch a leveller 😱#EmiratesFACup pic.twitter.com/80QTrT6U8v — Emirates…
Skuadra e Tottenham Hotspur shënoi golin e epërsisë ndaj Burnleyt, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në fazën tjetër të FA Cup. Golin për 1-0 e shënoi futbollisti Pedro Porro në minutën e 79’të, shkruan LIG Sport Mesfushori spanjoll shënoi një gol tejet të bukur nga distanca duke mposhtur portierin e Kombëtares së Kosovës, Aro Muric. Vërtetë portieri i Kosovës nuk reagoi fare dhe vetëm e shikoi topin duke shkuar në rrjetë. OH MY 🤯 A moment of brilliance from @Pedroporro29_ for @SpursOfficial 💥#EmiratesFACup pic.twitter.com/XYtGcPcTf7 — Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) January 5, 2024
Skuadra e Wolves ka barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Brentfordit në ndeshjen e vlefshme për FA Cup. Golin e barazimit e shënoi futbollisti, Thomas Doyle nga distanca, shkruan LIG Sport Doyle shënoi një eurogol nga jashtë-zonës së 16-metërshit, duke mposhtur portierin e Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha. Strakosha tentoi mjaftueshëm ta ndalte këtë goditje, por kjo vërtetë nuk mbrohet. Just Tommy Doyle doing Tommy Doyle things 🤷The @Wolves man just loves to score screamers 🚀#EmiratesFACup pic.twitter.com/5EHfzYRuSB— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) January 5, 2024
Skuadra e Barcelonës sot gjatë ditës ka firmosur zyrtarisht me futbollistin brazilian, Vitor Roque. Roque sot nënshkroi kontratë dhe u prezantua si futbollisti më i ri i klubit katalunas. Por, tifozët po pyesin se a është vërtetë Roque një brazilian? Kjo pasi që futbollisti dështoi të dhuronte “show” me topin në prezantim. Roque mbrëmë bëri debutimin me fanellën Barcelonës në fitoren e kësaj të fundit 1 me 2 ndaj Las Palmas. 18-vjeçari përfundoi në “Camp Nou” nga Athletico-PR për 40 milionë euro. 😰 | La lamentable presentación de Vitor Roque como nuevo jugador del @FCBarcelona esta mañana.pic.twitter.com/bBBJggQA3N https://t.co/9j5qkL4eOr — Golmunio…
Skuadra e Besiktas barazoi rezultatin në 1-1 ndaj Kasimpasa në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Superligën e Turqisë. Milot Rashica, futbollisti kosovar bëri një asist të bukur te bashkëlojtari i tii, Semih Kilicsoy, shkruan LIG Sport Ky ishte asisti i dytë i futbollistit të Kombëtares së Kosovës në këtë edicion të Superligës. Rashica poashtu ka shënuar dy gola me fanellën e Besiktasit. Semih Kılıçsoy'un muhteşem golü 🔥🔥pic.twitter.com/phC1bZsbcg— tinerli paylaşımlar (@tnrlipaylasmlr) January 5, 2024
Vrasja e gjyshit të Luka Modric nga milici serb, Zeljko Badza në vitin 1991 është kthyer përsëri në çështje. Zyra e prokurorit shtetëror të qarkut të Split tha se është ngritur një aktakuzë. Zeljko Badza, që tani është në moshën 63-vjeçare akuzohet për krime lufte dhe vrasjen e shtatë civilëve në territorin kroat të pushtuar nga rebelët serbë në vitin 1991. Pikërisht një nga ato viktima ka qenë edhe gjyshi i yllit të Real Madrid. Vetë Modric nuk ka folur për këtë aktakuzë. Por në të kaluarën, fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2018 ka treguar se sa shumë…
Të gjithë kundër Art Motion, kompania mashtron popullin dhe u “vjedhë” nga 30 euro në muaj për asgjë
Dhjetëra kanale të DigitAlb janë larguar pa asnjë paralajmërim nga platformat e operatorëve Artmotion dhe Kujtesa, në kundërshtim me rregulloret në fuqi të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Klientët thonë se ndihen të mashtruar, pasi në kohën kur i nënshkruan kontratat me këta dy operatorë, ata zgjodhën ofertat ku ishin të përfshira edhe kanalet e DigitAlb. Në ditët e para të janarit 2024, shumë klientë të dy operatorëve kabllor në Kosovë, Kujtesës dhe ArtMotion, janë ankuar nëpër rrjete sociale se u janë larguar nga platforma televizive disa kanale sportive. Në anën tjetër Artmotion përmes një komunikate ka…
Kombëtarja e Japonisë u paraqit në stërvitje gjatë ditës së sotme para ndeshjeve të Kupës së Azisë që fillojnë gjatë këtij muaji. Një video e publikuar në rrjetet sociale është bërë virale me mënyren se si lojtarët kanë vendosur të stërviten, shkruan LIG Sport Trajneri Hajime Moriyasu detyroi futbollistët e tij të luajnë me duar me topin. Kjo mënyrë është për ta forcuar fokusin gjatë ndeshjeve. Kujtojmë që Kombëtarja e Japonisë fillimisht luan një miqësore ndaj Jordanisë me 9 janar, dhe më pas nis kompeticionin e Kupës së Azisë, me ndeshjet ndaj: Vietnamit, Irakit dhe Indonezisë. 😂BİR DEĞİŞİK ANTRENMANJaponya Futbol…
Skuadra e Sevillas pësoi humbje me rezultat 0-2 ndaj Athletic Bilbao, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në La Liga. Pas ndeshjes, shumë tifozë u dëshpruan dhe madje një prej tyre u fjalos me Sergio Ramosin, shkruan LIG Sport Por, ish-mbrojtësi i Real Madrid u bë tejet nervoz dhe ia ktheu: Mbylle gojën. Keni pak respekt për njerëzit këtu. Bëhu më i respektushëm. Sevilla vërtetë e ka filluar keq kampionatin dhe pas 19 ndeshjeve ka grumbulluar 16 pikë dhe gjendet në pozitën e 16-të. Sergio Ramos mağlubiyet sonrasında Sevilla taraftarıyla tartıştı. “Burada konuşurken insanlara biraz saygınız olsun. Saygılı…