Author: Admin
Futbollisti i njohur shqiptar, Arijan Ademi është futur në formacionin e javës në elitën e futbollit të Kroacisë. Ademi arriti të shënonte një gol në barazimin e skuadrës së tij, Dinamo Zagreb 2:2 ndaj NK Istra, shkruan LIG Sport Në faqen e njohur të statistikave “Sofascore”, mesfushori shqiptar është vlerësuar me notën 7.6.
Rey Manaj është rikthyer me gol në kampionatin turk. Sulmueis ka shënuar në sfidën që Sivasspor po luan në shtëpi ndaj Hatayspor. Lushnjari tundi rrjetën e kundërshtarëve në minutën e 43-të, duke realizuar një gol fantastike për të tijët, ndërsa u jep avantazhin 1-0. 27-vjeçari rikthehet në mënyrën më të mirë të mundshme nga dëmtimi. Ky është një lajm i mirë për trajnerin Sylvinho dhe stafin e Kombëtares shqiptare, pasi Manaj kthehet i gatshmëm dhe pritet të jetë i grumbulluar për sfidat e nëntorit. ⚽️GOAL🇹🇷 | Sivasspor 1-0 Hatayspor | Rey Manajpic.twitter.com/tnutngRa9O — Goals Xtra (@GoalsXtra) October 20, 2024
Francis Ngannou është rikthyer në sportin, MMA dhe ka treguar se është i pamposhtur në “kafaz”. Ngannou nokautoi qysh në raundin e parë kundërshtarin e tij nga Brazili, Ferreira, shkruan LIG Sport Ish-kampioni i UFC-së, bëhet sportisti i parë që fiton edhe titullin e kësaj të fundit dhe të PFL-së. Pas meçit, Ngannou tregoi se këtë luftë e bëri vetëm për djalin e tij tashmë të ndjer, Kobe. “Unë nuk mund të mendoj asgjë përveç djalit tim Kobe. E mora këtë luftë për shkak të tij, doja të luftoja për të.” “Pa Kobe, ne nuk do të ishim këtu sonte.…
Francis Ngannou është rikthyer në sportin, MMA dhe ka treguar se është i pamposhtur në “kafaz”. Ngannou nokautoi qysh në raundin e parë kundërshtarin e tij nga Brazili, Ferreira, shkruan LIG Sport Ish-kampioni i UFC-së, bëhet sportisti i parë që fiton edhe titullin e kësaj të fundit dhe të PFL-së. Kujtojmë që Ngannou provoi edhe boksin, por u mposht dy herë nga Anthony Joshua dhe Tyson Fury. FRANCIS NGANNOU KOS FERREIRA IN THE FIRST ROUND 🤯😱(via @PFLMMA)pic.twitter.com/BLT39VsIBX— Bleacher Report (@BleacherReport) October 19, 2024
Skuadra e Inter Miamit e ka mbyllur sezonin e rregullt të garave në MLS me një fitore të çmendur ndaj New England Revolution (6:2). Tri gola në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, shkruan LIG Sport Messi shënoi hat-trik për vetëm 11 minuta, dhe dy asiste te golat i mori nga bashkëlojtari i tij, Luis Suarez. Me tri golat e shënuara, Messi shkon në kuotën e 20 shënimeve këtë edicion të MLS, duke dhuruar poashtu edhe 17 asiste. 🇦🇷💫 Lionel Messi (37) scored an 11-minute hat-trick for Inter Miami vs. New England! 😍He surpasses Leonardo Campana’s record (32)…
Mbrëmë ka filluar edicioni i tretë i Big Brother Vip Kosova dhe në shtëpi është futur një sportist. Bëhet fjalë për Drilon Rama – i cili është boksier profesionist, shkruan LIG Sport Rama përfaqëson ngjyrat e flamurit gjerman, kurse deri tani ka zhvilluar vetëm tri meçe boksi profesional. https://youtu.be/BGzoaHztdmQ 24-vjeçari gjatë këtij viti ka zhvilluar dy luftëra dhe në të dyja ka fituar, duke mposhtur boksierët kundërshtarë, si: Serhii Ksendzov dhe Richard Ëalter. Kurse në vitin 2023, Drilon Rama kishte zhvilluar meçin e parë profesional dhe kishte fituar me vendim të gjyqtarëve ndaj Michael Klempert. Ai la anash karrierën e…
Skuadra e Real Madridit po fiton minimalisht 1:0 ndaj Celta Vigos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në La Liga. Rezulati në pjesën e parë ka mundur të ishte 2:0, por sulmuesi brazilian, Vinicius Jr u tregua vetjak, shkruan LIG Sport Dhe pikërisht për këtë rast, mesfushori Jude Bellingham u bë tejet nervoz dhe u kap nga kamerat duke treguar pakënaqësinë e tij. Pamje: Jude Bellingham lashes out at Vinicius Jr after he doesn’t get the ball to him at the back post. 😯🏴🇧🇷 Fantastic piece of brilliance from Vini who creates another goalscoring chance this match 🪄…
Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Al Ittihad po luan në shtëpi përballë Al Qadisiya. Sfida e vlefshme për javën e 7-të të kampionatit arab është momentalisht 3-1 në favor të Al Ittihad. Ishte pikërisht Mitaj ai që shënoi golin e 3-të për të tijët. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare “vallëzoi” me topin mes katër kundërshtarëve, teksa më pas dërgoi topin në fundin e rrjetës. Mitaj shënoi në minutën e 81 të sfidës. Talenti i Shqipërisë është kthyer menjëherë në pikë kyçe për Al Ittihad. 20-vjeçari tashmë është një titullar absolut në ekipin ku luajnë dhe…
Skuadra e Galatasaray shënoi fitore 3:0 ndaj Antalyasporit, e vlefshme për javën e nëntë në Superligën e Turqisë. Gol në këtë ndeshje shënoi edhe sulmuesi afrikan, Victor Osimhen, shkruan LIG Sport Madje goli i tij ishte më i miri në këtë takim, pasi në minutat e fundit Osimhen shënoi me rovershatë. Këtij goli iu gëzua edhe Maruo Icardi, i cili po qëndronte në stol duke buzëqeshur – pasi shënoi dy golat tjerë në këtë përballje. Stop that Osimhen. pic.twitter.com/tcscIHyLDB — Stop That Football (@stopthatfooty) October 19, 2024
Skuadra e Granada-s është duke fituar 2:0 ndaj Tenerife, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 10-të në La Liga 2. Dy golat në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, shkruan LIG Sport Uzuni fillimisht shënoi për 1:0 në minutën e 20’të pas një asisti nga Saenz, kurse për 2:0 e shënoi në minutën e 34’të. Kujtojmë që sulmuesi “kuqezi” ishte i ftuar te Shqipëria për dy ndeshjet e tetorit, por la grumbullimin shkaku i një lëndimi. que diferencia de Granada… me siento comiendo jamón#GranadaTenerife #GranadaCF pic.twitter.com/rjlMRuJBSp — jorge cr🪐 (@_jorgecrz) October 19, 2024